Panorama (Albania)

Sot shorti i Champions- it, çfarë duhet të dini

-

Shorti i çerekfinal­eve dhe gjysmëfina­leve të Ligës së Kampioneve 2023- 24 do të mbahet sot në orën 12: 00 në Shtëpinë Europiane të Futbollit, në Nion të Zvicrës. Arsenali, Atletiko e Madridit, Barcelona, Bajerni, Dortmundi, Mançester Siti, PSG- ja dhe Reali i Madridit do të mësojnë emrat e kundërshta­rëve në fazën e ardhshme të Champions- it. Më poshtë, UEFA u është përgjigjur të gjitha pyetjeve që duhet të dini për shortin e fundit të këtij sezoni.

A mund të luajnë skuadrat nga i njëjti vend me njëra- tjetrën në çerekfinal­e të Champions- it?

Po, është një short i hapur. Nuk ka ndarje vazosh dhe rregull për të shmangur përplasjet e klubeve nga i njëjti shtet, kështu që skuadrat mund të përballen me njëra- tjetrën edhe nëse vijnë nga e njëjta federatë kombëtare ose janë ndeshur më parë në fazën e grupeve këtë sezon.

Si funksionon shorti i çerekfinal­eve të Ligës së Kampioneve?

Tetë gogla që përmbajnë emrat e çerekfinal­istëve vendosen në një vazo të madhe në qendër të skenës dhe trazohen. Skuadra e parë e tërhequr e luan ndeshjen e parë në shtëpi përballë skuadrës së dytë të tërhequr. Procedura përsëritet me topat e mbetur në vazo, duke përfunduar çiftet çerekfinal­iste.

Si funksionon shorti i gjysmëfina­leve të Ligës së Kampioneve?

Për shortin e gjysmëfina­leve, katër gogla që brenda përmbajnë copëzat e letrës "Fituesit e çerekfinal­es 1" deri te "Fituesit e çerekfinal­es 4" vendosen në një vazo të madhe në qendër dhe përzihen. Goglat e para dhe të dyta përcaktojn­ë çiftin e parë gjysmëfina­list. Gogla e parë e tërhequr përcakton edhe skuadrën pritëse për ndeshjen e vajtjes. Procedura përsëritet me goglat e mbetura në vazo për të përfunduar çiftet gjysmëfina­liste.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania