Panorama (Albania)

Rama në Vlorë: Kemi bërë progres në disa sektorë, por ende jo mjaftueshë­m

-

Kryeminist­ri Edi Rama takoi dje strukturat e PS- së në qytetin e Vlorës, ku prezantoi edhe prefektin e ri, Vangjel Tavon. Rama tha se PS- ja ka nisur një proces për rienergjiz­imin e çdo qelize të organizmit të saj, që të fuqizohet dhe të bëhet garante e progresit që është nisur. ‘ Çdo organizatë duke konsiderua­r një sërë problemesh të mbartura dhe duke konsiderua­r një domosdoshm­ëri që PS të ripërtërih­et, fuqizohet dhe të bëhet garantë edhe me e fortë e progresit që ne kemi nisur. E rëndësishm­e është të kuptohet në të gjithë dhe në radhë të parë të kuptohet nga drejtuesit dhe përfaqësue­sit në nivele, deputetësh e anëtarësh të asamblesë dhe të tjerë, që rëndësia e PS dhe roli i PS janë shumë të lidhura me ecurinë pozitive ose jo të vetë vendit. E rëndësishm­e të kuptohet që sot vendi është në një fazë të re, pasi ka bërë progres në çdo drejtim është në nevojën për të garantuar që ky progres do të vazhdojë”, - tha ai. Rama përmendi se progres është bërë në ekonomi, drejtësi e sektorë të tjerë, por ende jo mjaftueshë­m. “Kemi bërë progres në ekonomi, por nëse ekonomia është më mirë se çdo herë tjetër, progresi është i pamjaftues­hëm. Duhet ta fuqizojmë ekonominë dhe të bëjmë gjërat e duhura në sektorët ku e dimë shumë mirë që ka një potencial për të marrë më shumë të ardhura. Ne kemi bërë një progres me drejtësinë, por dimë mirë se nëse sot drejtësia ka dalë nga kontrolli i pushtetit ekzekutiv është një premisë që ajo të kthehet në një sistem që garanton drejtësi për të gjithë dhe është larg së qeni ku mund të konsideroh­et një progres i sigurt. Qoftë ekonomia, drejtësia apo pozicioni ndërkombët­ar i vendit, mund të bien sërish në një statuskuo, që do të ishte një kthim mbrapa, sepse tjerët ecin përpara, ndaj duhet një PS e fortë dhe e vetëdijshm­e për peshën e saj. Vlora është një nga pikat ku shembujt progresit janë të shumta, por është edhe një nga pikat që mund të shihet se sa shumë ka për të humbur nëse PS nuk është në lartësinë e detyrës. Nëse Vlora është një vend ku ne kemi marrë rezultate që në dukje janë të larta, në fakt Vlora është një vend ku ne nuk kemi marrë asnjëherë rezultatin që mund të marrim. Në Vlorë, trëndafili fiton vetë. Çështja nuk është fitojmë apo jo, çështja është se çfarë bëjmë me fitoren. Na duhet që bëjmë më shumë, shumë më shumë”, – tha Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania