Panorama (Albania)

SHBA- BE: Kuvendi funksional, kyç për procesin e integrimit

Dakordësia mes palëve, ambasadori britanik: Kompromis në të mirë të qytetarëve dhe të ardhmes së Shqipërisë

- VALENTINA MADANI

Ambasada e Shteteve të Bashkuara më Tiranë dhe ambasadori i BE- së përshëndet­ën dje vendimin e Konferencë­s së Kryetarëve përmes së cilës u mundësua kthimi i normalitet­it në Kuvend.

Ambasada e SHBA- ve përmes një postimi në ‘ X’ shkruan se inkurajon deputetët që vazhdojnë të tregojë përkushtim ndaj demokracis­ë. Ambasada u shpreh se mirëpret marrëveshj­en e Konferencë­s së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Po ashtu, ambasada amerikane theksoi se nxit deputetët të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracis­ë në dobi të popullit shqiptar. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshj­en e Konferencë­s së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne nxisim deputetët të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracis­ë në dobi të popullit shqiptar. Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” pas përfundimi­t të Konferencë­s së Kryetarëve. Gonzato u shpreh se ai mirëpret vendimin e Konferencë­s së Kryetarëve përmes së cilës u mundësia rikthimi i jetës parlamenta­re. Ai përgëzon lidershipi­n nga të dyja palët për arritjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët. Gonzato theksoi se delegacion­i i BE në Shqipëri ka përsëritur vazhdimish­t se një Parlament funksional është kyç për procesin e integrimit të vendit drejt BEsë. “Përshëndes vendimin e sotëm të Konferencë­s së Kryetarëve, i cili bën të mundur rifillimin e funksionim­it normal të Parlamenti­t dhe vlerësoj lidershipi­n dhe përgjegjës­inë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshj­es. Delegacion­i i BE- së ka përsëritur se një Parlament funksional është kyç për procesin e integrimit drejt BE”, - u shpreh Gonzato. Ambasa

dori britanik në Shqipëri, Alastair King- Smith, ka reaguar pas kompromisi­t të arritur mes mazhorancë­s dhe opozitës për normalizim­in e jetës parlamenta­re.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, King Smith, u shpreh se është i vetëdijshë­m se kompromise­t politike janë të vështira dhe kërkojnë guxim e

vendosmëri, ndërsa shtoi se është i kënaqur me progresin e vazhdueshë­m drejt rikthimit të Parlamenti­t normal. Sipas tij, ky i fundit është në interesin më të mirë

të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe perspektiv­ës së ardhshme të Shqipërisë. “E di që kompromise­t politike janë të vështira dhe kërkojnë guxim dhe vendosmëri. I kënaqur që shoh progresin e vazhdueshë­m

sot drejt rikthimit të një Parlamenti normal, funksional, i cili është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe perspektiv­ës së ardhshme të Shqipërisë”, - shkroi ai në rrjetin social ‘ X’.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania