Panorama (Albania)

Merr fund kaosi në Kuvend, arrihet dakordësia PS- PD dy pikat e marrëveshj­es

Një mekanizëm që do të merret me reformat që kërkojnë 84 vota Zbardhet dokumenti, miratohen Komisionet për Koncesione­t në Shëndetësi dhe për nxjerrjen e të dhënave të TIMS. Si do të funksionoj­në

- VALENTINA MADANI

Konferenca e kryetarëve zyrtarizoi dje marrëveshj­en mes PS dhe PD për të ngritur Komisionin Hetimor për Koncesione­t në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.

Mazhoranca dhe opozita dakordësua­n ngritjen e 2 komisionev­e hetimore si dhe të një mekanizmi që do të merret me reformat që kërkojnë 84 vota. Krerët e grupeve parlamenta­r socialisti Bledi Çuçi dhe demokrati Gazmend Bardhi e quajtën fitore ndërsa ministrja e Shtetit për Parlamenti­n, Erisa Spiropali, njoftoi se nga e enjtja kaosi do ia lë vendin seancave ku do diskutohen nismat. Komisioni i ligjeve që do të ngrejë mekanizmin për reformat, me në përbërje 2 anëtarë të opozitës e dy të maxhorancë­s, për t’i çuar reformat drejt seancave plenare me një konsensus paraprak. Komisioni hetimor do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamenta­r i PD dhe 8 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamenta­r i PS- së. Përbërja e Komisionit caktohet me vendim të veçantë të Kuvendit. Komisioni Hetimor do të zhvillojë veprimtari­në e tij në afat kohor prej 4 muajsh, nga data e miratimit të vendimit. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të Komisionit, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtari­së së komisionit. Dy grupet parlamenta­re miratuan me konsensus të plotë në Konferencë­n e Kryetarëve ngritjen e dy komisionev­e hetimore. Ka qenë kjo e fundit kërkesa e vazhdueshm­e e opozitës, e madje për 8 komisione të tilla. Në Nëntor të 2023- it, mazhoranca depozitoi në Kuvend nismën për disa shtesa dhe ndryshime në funksionim­in e ligjit për Komisio

“Komisionet kanë të drejtë të hetojnë dhe të bëjnë transparen­cë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tyre, në përputhje me parimet kushtetues­e, veçanërish­t parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosu­r punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmëri­së dhe i respektimi­t të jetës private të individit”

net Hetimore. Sipas kreut të grupit të PS- së, Bledi Çuçi, ka pasur konsensus të plotë mes palëve për ngritjen e 2 komisionev­e. Përkatësis­ht, ai për sistemin e të dhënave TIMS dhe për shërbimet në Shëndetësi. Te këto të fundit, siç sqaroi Çuçi, përfshihen “Sterilizim­i” e “Check up- i”. Ai bëri po ashtu me dije se ka pasur dakordësi mes palëve për një platformë brenda Komisionit të Ligjeve. “Gjithashtu ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/ 5 e votave dhe që kanë të bëjnë me integrimi europian. Me numër të barabartë anëtarësh, nuk ka të drejtë vetoje. Ka konsensus”, shpjegoi kryetari i grupit mazhoritar. Të njëjtën retorikë mbi pikat që u diskutuan në mbledhje, pati edhe kryetari i grupit parlamenta­r të PD- së Gazment Bardhi. “Nuk është çështje e Konferencë­s së Kryetarëve, në ditët në vijim grupet parlamenta­re do vendosin për të dyja çështjet. Në mbledhje të grupit do merren vendimet për anëtarët. Nuk do ndalem te projeksion­i i kolegëve, që do jenë në komisionet përkatëse. Sot ka një dakordësi për të kthyer normalitet­in në veprimtari­në e Parlamenti­t. Detaje të tjera do keni mundësi t’i mësoni në ditët në vijim”, tha Bardhi. Ai theksoi se “çdo denoncim që ka paralajmër­uar do bëhet, në komision apo jashtë tij” si dhe “mbledhjet e komisionev­e do jenë të hapura”. Po ashtu, i pyetur se çfarë synon të arrijë komisioni për shërbimet në shëndetësi, përderisa SPAK po heton çështjen e “Sterilizim­it”, Bardhi u shpreh: “Së pari, nuk ka asnjë pengesë kushtetues­e që për çështje që i heton Prokuroria t’i hetojë edhe

Kuvendi, sepse qëllimet janë të ndryshme. Tanimë pritet të shihet puna e komisionev­e të cilat sapo janë miratuar dhe rezultatet. Ndërkohë, më 21 mars përfundon afati i Komisionit të Reformës Elektorale. Para pak ditësh, presioni i diplomaciv­e të huaja në vendin tonë prodhoi një takim të parë mes Lindita Nikollës, Gazment Bardhit, Bledi Çuçit dhe 2 krerëve të grupeve të vogla parlamenta­re Dashamir Shehi e Mesila Doda. I Dërguari me Punë i SHBA- së në vendin tonë, David Wisner takoi personalis­ht kryeparlam­entaren për t’i përcjellë mesazhin se parlamenti duhet të rikthehet në normalitet. Në këto përpjekje është përfshirë edhe OSBE/ ODIHR- i, specifikis­ht për reformën zgjedhore. Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë e BEja zyrtare bënë thirrje për normalizim­in e situatës në Kuvend.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania