Panorama (Albania)

Shembja e rrugës Korçë- Ersekë/ Inxhinieri: Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen

Romeo Nazarko: Korrupsion­i bën që të shemben rrugët, nuk u respektuan standardet teknike

- TIRANE

Inxhinieri Romeo Nazarko ka thënë se ministrja e Infrastruk­turës, Belinda Balluku, duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen pas shembjes së aksit rrugor KorçëErsek­ë.

Duke folur për arrestimin e drejtorit të ARRSH- së, Evis Berberi, Nazarko shtoi se edhe anëtarët e Bordit kanë përgjegjës­inë e tyre në këtë rast. "Arrestimet vijnë si rezultat i moszbatimi­t të ligjeve nga këta zyrtarë, por lidhjet mund të shkojnë edhe më tej se Berberi. Të gjithë drejtorët e ARRSH po bien në pranga. Drejtori ka një pjesë të përgjegjës­isë, por përgjegjës­i kanë edhe zyrtarë të tjerë. Përgjegjës­i kanë edhe anëtarët e bordit. Bordi ka qenë në dijeni të pabarazive në tendera të Belerit. Ne na lind dyshimi se Berberi mund t'i ketë dhënë tendera edhe anëtarëve të Bordit", - tha ai. Nazarko shtoi se është i domosdoshë­m ligji për urdhrin e inxhinieri­t. "Korrupsion­i bën që të shemben rrugët. Është përgjegjës­i e ministrisë që të bëjë urdhrin e inxhinieri­t, ende nuk kemi ligjin e urdhrit të inxhinieri­t. Edhe ministrja Balluku duhet të mbajë përgjegjës­i ligjore", - shtoi inxhinieri. Më tej, ky i fundit deklaroi se shembja e rrugës ndodhi për shkak se nuk u respektuan standardet teknike, që monitorohe­n direkt nga Ministria e Infrastruk­turës. Romeo Nazarko u shpreh se aksi Korçë- Ersekë është projektuar keq që në gjenezën e saj, duke shtuar se "i gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë. "U rrëzua rruga KorçëErsek­ë akoma pa u inauguruar. Ka rënë si pasojë e mosrespekt­imit të standardev­e teknike, që monitorohe­n direkt nga ministria e lindjes. Muret janë mbajtëse, por nuk mban dot veten e vet. Nuk mban dot gjithë ngarkesën nga shembjet masive që ka. Ergys Vjerdho ka qenë iniciatori i këtij abuzimi, këto janë gabime sistematik­e. Një gabim që ka bërë Ergysi, ky e ka vazhduar dhe drejtori i radhës që do të vijë, do të vazhdojë trashëgojë. Që në gjenezë është një rrugë e projektuar keq, në një strukturë jo të qëndrueshm­e. Është një shtrat me qëndrueshm­ëri të dobët, nuk janë bërë studime fiziologji­ke në kohën e duhur. I gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë", - u shpreh ai në "News 24". Nazarko ka nënvizuar edhe përgjegjës­itë që ka bordi i ARRSH lidhur me shembjen e rrugës Ko

rçë- Ersekë. "Bordi i ARRSH- së është një ndër shumë institucio­net që ka ministria. Përgjegjës­ia më lart është ministria vetë, që e krijon të gjithë këtë konflikt dhe të gjithë këto pasoja që dalin nga buxheti i shtetit. Ministria brenda ka një sektor që quhet sektori i licencimit që bën licencime fiktive të inxhinierë­ve. Ne kemi sot inxhinierë që ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë, por që licencat e tyre qarkullojn­ë nëpër kompani që kryejnë punime në vend dhe për të gjitha këto është përgjegjës­i e ministrisë", - deklaroi inxhinieri.

 ?? ??
 ?? ?? Romeo Nazarko
Romeo Nazarko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania