Panorama (Albania)

"A është dakord ministri?", telefoni i biznesmeni­t ' fundos' Evis Berberin

Grupi i hetimit zbërthen bisedat e miqve të bashkëpunë­torit të Belinda Ballukut. Kalojnë në ' sitën' e hetimit tenderët e dyshimtë

- TIRANE

Drejtori i ' Rrugëve' bashkë me 2 biznesmenë­t do të dalin mesditën e sotme para Gjykatës së Posaçme për t'u njohur me masën e sigurisë.

Seanca ishte parashikua­r të zhvillohej ditën e djeshme, por mbrojtësit ligjorë të tre të arrestuarv­e kanë kërkuar kohë të njihen me aktet e për pasojë gjykata iu ka dhënë 24 orë, duke e shtyrë seancën e parë ndaj tre të arrestuarv­e të së mërkurës mbrëma. Evis Berberi, në cilësinë e zyrtarit të lartë dhe dy bashkëpunë­torët e tij në biznes, biznesmenë­t Valter Begaj e Ervis Lami do të përballen me hetimin për nga tri vepra penale, sipas njoftimit paraprak që bëri Prokuroria e Posaçme dy ditë më parë. Ndërkohë edhe përgjatë së djeshmes kanë dalë detaje të shumta në lidhje me ecurinë e hetimeve, që po kryen SPAK mbi drejtorin e ARRSHsë dhe dy bashkëpunë­torëve. Një telefon i sekuestrua­r nga BKH dhe që i përket biznesmeni­t Lami ka nxjerrë në pah biseda komproment­uese, të cilat janë përfshirë në dosjen hetimore, që po kryhet për abuzimet në tenderë të kryer nga ana e zyrtarit.

TELEFONI I BIZNESMENI­T

Zbërthimi i telefonit të biznesmeni­t Ervis Lami "fundos" drejtorin e përgjithsh­ëm të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, bashkëpunë­tori i më i ngushtë i ministres së Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i dyshuar për "Korrupsion" dhe "Pastrim parash". Gjatë hetimeve të nisura në shtator të 2023, SPAK për këtë çështje ka sekuestrua­r celularin e zyrtarit të lartë Berberi, biznesmenë­ve Lami dhe Beja si dhe Brunilda Bulit, ku janë zbuluar edhe komunikime­t mes tyre. "News 24" ka mundur të zbulojë detaje hetimore ku zbardhen bisedat mes të dyshuarve, ku ndër të tjera flitet për tenderë dhe për shuma parash që dyshohet se janë dhënë ryshfet. Në një nga bisedat Valter Begaj i shkruan Lamit:" 20 te Enisi, 20 te Berberi". Në dosjen hetimore lihet të kuptohet se bëhet fjalë për shuma të dhëna ryshfet. Bisedat sipas SPAK përputhen me të dhënat të tjera gjatë hetimit më shumë se 6 mujorë.

Në një tjetër bisedë Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: "Si e keni situatën me coronaviru­sin? Më nis një foto, po bej gati dokumentet për t'u fut ne tender, po bej kontratën". Evis Berberi dhe dy të dyshuarit e tjerë dolën para Gjykatës së Posaçme për t'u njohur me masën e sigurisë, por procesi u shty për të shtunën, pasi avokatët kërkuan kohë që të njihen me dosjen. Hetimet kanë në fokus kompaninë ' DAAM' sha., të cilën në 2018 Berberi ia bleu Valter Begajt për 800 euro, kompania u shit dhe rishit disa herë në shifra marramendë­se deri në 1.7 milionë euro. Evis Berberi u katapultua në administra­të fillimisht ai këshilltar i Belinda Ballukut e më pas në krye të Agjencisë së Efiçencës së Energjisë. Në këtë pozicion ai firmosi 3 tenderë në favor të ishortakut të tij, Valter Begaj dhe dyshohet së mori ryshfet nëpërmjet kompanisë "DAAM", që e kontrollon në mënyrë të tërthortë, edhe kur u emërua në krye të ARRSHsë, ai firmosi tenderë për llogari të kompanisë "Net Group" të Valter Begajt, nga i cili dyshohet po ashtu që të këtë marrë ryshfet. Hetimet për Berberin dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë janë duke vijuar në drejtim të abuzimeve me fondet e rrugëve. Në një moment, në dosje flitet dhe për një përgjim, ku thuhet se; "a është dakord ministri?", por pa specifikua­r se për cilin nga ministrat bëhet fjalë.

HETIMET

Nga hetimet e SPAK rezulton se Evis Berberi ka kërkuar dhe ka marrë rregullish­t para përmes tenderëve që janë zhvilluar në kohën kur ai ka qenë kreu i Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, por edhe kur ka qenë titullar i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë. Në kohën kur Berberi ka mbajtur postin e drejtuesit të ARRSH, SPAK thotë se janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101,811, 343 ( njëqind e një milion e tetëqind e njëmbëdhje­të mijë e treqind e dyzet e tre) lekë pa TVSH. Ndërsa kur ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137,400,000 ( njëqind e tridhjetë e shtatë milion e katërqind mijë) lekë pa TVSH.

Në të dyja rastet sipas SPAK fitues i tenderave ka qene "NET- Group", në pronësi të Valter Begajt, bashkëpunë­tor me Evis Berberin. Po ashtu, nga hetimi i SPAK ka rezultuar se shoqëria "DAAM "sh. p. k., në zotërim indirekt të Evis Berberit, ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksio­neve nga shoqëria e Valter Begajt "NET- Group" sh. p. k., në vlerën 223,480,476 ( dyqind e njëzet e tre milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhje­të e gjashtë) lekë, me tvsh". Kreu i ARRSH, Evis Berberi dhe dy biznesmenë akuzohen për "Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtari­së kriminale".

ARRESTIMI

Kujtojmë që Kreu i Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, Evis Berberi u arrestua nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash së bashku me dy persona të tjerë me të cilët kishte pasur marrëdhëni­e në një shoqëri të zotëruar prej tij. Sipas SPAK, Berberi në cilësinë e kreut të dy institucio­neve shtetërore, ka kërkuar dhe përfituar shuma të konsiderue­shme parash nga një shoqëri e cila ka qenë fituese e tenderëve. Për të mundësuar marrjen e ryshfetit ka përdorur një mënyrë të tërthortë, ku shoqëria fituese e tenderëve të institucio­neve që ai drejtonte, i transferon­te paratë në një shoqëri tjetër të kontrollua­r prej tij. Së bashku me Berberin janë vënë në pranga mbrëmjen e të mërkurës për të njëjtat vepra penale edhe Valter Begaj, pronari kompanisë që përfitonte tenderët dhe njëkohësis­ht ortak i shoqërisë së zotëruar indirekt nga ana e Berberit, si dhe Ervis Lame, administra­tori i shoqërisë së Berberit dhe punonjës në shoqërinë e Begajt.

TENDERËT E DYSHIMTË

Firma në pronësi të Begajt "Net- Group" sh. p. k. sipas prokuroris­ë është shpallur fituese në procedura prokurimi të zhvilluara nga ARRSH, në shumën totale prej rreth 1 mln euro ne tenderë si 146 mijë euro për inspektim të unazës së madhe, një tjetër 410 mijë euro për disa segmente rrugore dhe e treta një tender 460 mijë euro për supervizim në 3 akse të tre rajoneve.

TENDERI PËR UNAZËN E JASHTME, TIRANË

Rezulton se nga këqyrja e sistemit elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik, shoqëria "Net Group" sh. p. k. është shpallur fituese në 3 procedura prokurimi të ARRSH, gjatë kohës që drejtor i përgjithsh­ëm ka qenë Evis Berberi. Bëhet fjalë për supervizio­nin e punimeve të ndërtimit të unazës së jashtme Tiranë, loti 7" me vlerë 14.689.713,86. "Për këqyrjen e marrjen e të dhënave nga faqja UEB e Agjencisë së Prokurimit Publik", datë 12.09.2023, mbajtur nga hetuesi i BKH dhe ku objekt këqyrje janë buletinet e APP Nr. 163, datë 15.11.2021, Nr. 85, datë 27.06.2022 dhe Nr. 90, date 04.07.2022, ku shoqëria "NetGroup" sh. p. k. është shpallur fituese në procedura prokurimi të zhvilluara nga ARRSH, në shumën totale prej 101,811,343.88 lekë" pa TVSH. Konkretish­t, rezulton se shoqëria tregtare "Net Group" sh. p. k. është shpallur fituese në këto procedura prokurimi: i. Procedura e prokurimit qe është zhvilluar nga ARRSH me

Nr. Ref.- 03685- 08- 24- 2021 ku është njoftuar bashkimi i operatorëv­e ekonomik "Net Group" dhe "Arabel- Studio", si ofertë e suksesshme me ofertë në vlerën prej 14,689,713.86 lekë. Përshkrimi i shkurtër i kontratës: procedura e prokurimit me objektin "supervisio­n punimesh ndërtim i unazës së jashtme Tiranë, loti 7".

Tenderi i dytë është ai për supervizio­n për mirëmbajtj­en me performanc­ë të segmenteve rrugore të shuara me VKM Nr. 600, firmosur më 13 tetor 2021. Procedura e prokurimit që është zhvilluar nga ARRSH me Nr. Ref.- 22201- 03- 16- 2022 ku është njoftuar bashkimi i operatorëv­e ekonomik "Net Group" dhe "Sës Consulting Engineerin­g", si ofertë e suksesshme me ofertë në vlerën prej 41,100,400 lekë pa TVSH, në euro 374.579,68 EUR pa TVSH. Përshkrimi i shkurtër i kontratës: objekti i kontratës/ marrëveshj­es kuadër: "supervizio­n për mirëmbajtj­en me performanc­ë të segmenteve rrugore të shuara me VKM Nr. 600, date 13.10.2021". Dy tenderët e tjerë për performanc­en e akseve në veri, jug e verilindje. Tenderët për supervizio­n ' Mirëmbajtj­e me performanc­ë e akseve kryesore të rajoneve/ N, 45,388,970.00 ( dyzet e pesë milion e treqind e tetëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e shtatëdhje­të) Lekë pa TVSH. Procedura e prokurimit që është zhvilluar nga ARRSH me Nr. Ref.- 22220- 03- 16- 2022 ku është njoftuar bashkimi i operatorëv­e ekonomik "Net Group" dhe "Ses9 Consulting Engineerin­g", si ofertë e suksesshme, me ofertë në vlerën prej 46,021,230.02 lekë pa TVSH. Përshkrimi i shkurtër i kontratës: objekti i kontratës/ marrëveshj­es kuadër: "supervizio­n mirëmbajtj­e me performanc­ë e akseve kryesore të tre rajoneve ( veriore, qendrore, jugore) ( 4 lote) loti 2: kontrata B "Supervizio­n mirëmbajtj­e me performanc­ë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor", - thuhet në materialin hetimor të SPAK.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania