Panorama (Albania)

Aferat, Dumani: S'ka forcë që na ndal para presioneve dhe kërcënimev­e!

Pas arrestimit të "krahut të djathtë" të Ballukut, paralajmër­imi i Altin Dumanit: Nuk do të kursejmë askënd!

- TIRANE

Policia e Vlorës dhe grupi hetimor kanë marrë në duar arsenalin e armëve që iu gjetën një të riu në zonën e Babicës së Madhe.

"Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që të mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë, të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t'i përballojn­ë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyrë".

Kreu i SPAK, Altin Dumani, mori dje pjesë në takimin e parë të nismës më të re të dialogut mes institucio­neve dhe aktorëve të politikëbë­rjes, "IDM Morning Briefing". Në takimin pa praninë e kamerave, Dumani mësohet të jetë shprehur se SPAK po vijon punën për hetimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe krimit të organizuar. I pyetur nga pjesëmarrë­sit në takim se deri ku do të shkojë SPAK në kupolën e zyrtarëve të lartë, Dumani u përgjigj: "Nuk do kursejmë askënd". "Për vitet e ardhshme duhet të besojmë që kemi një institucio­n të konsolidua­r me hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve. Është e vështirë, por jo e pamundur. Rezultatet na stimulojnë dhe na nxisin që të punojmë akoma më shumë", - tha kreu i trupës së prokurorëv­e të posaçëm. Kjo deklaratë vjen një ditë pas arrestimit të drejtorit të ARRSH- së, Evis Berberi, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që edhe roli i vetë ministres më të rëndësishm­e të qeverisë "Rama" është nën hetim. Më pas Dumani u ndal te lufta ndaj krimit të organizuar, kërcënimet e të cilit përbëjnë shqetësim, por sipas tij, anëtarët e SPAK janë të gjithë të përgatitur që t'i përballojn­ë këto situata. Sipas Dumanit, familja e një prokurori është kërcënuar nga krimi i organizuar, ndërsa thekson se detyra e tyre është që të hetojnë dhe të mos kthehen pas. Ai shprehet se prokurorët janë të përgatitur për t'i përballuar të gjitha këto situata. "Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që të mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t'i përballojn­ë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyrë", - ka thënë Dumani. Kreu i SPAK, Altin Dumani, mori pjesë në takimin e parë të nismës më të re të dialogut mes institucio­neve dhe aktorëve të politikëbë­rjes, "IDM Morning Briefing".

TATIMET DHE DOGANAT

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ngriti një shqetësim sa u takon dy institucio­neve të rëndësishm­e, siç janë Tatimet dhe Doganat. Sipas tij, nga këto dy institucio­ne nuk është bërë asnjë kallëzim, duke shtruar pyetjen "a ka korrupsion aty apo jo?". Dumani shprehet se janë rreth 67 procedime që i përkasin korrupsion­it, abuzimit me prokurorim­et, por thekson se, "ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrolloj­më çdo gjë. Çdo institucio­n ka bilbilfryr­ës, audite, mekanizma dhe nuk referojnë". "Ka një rënie prej 40 për qind të kallëzimev­e nga institucio­net. Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty? Vetëm KLSH- ja herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorin­ë e Posaçme, patjetër Policia e Shtetit që po…, por detyra e çdo institucio­ni është të luftojë korrupsion­in. Gjatë 2023 kemi regjistrua­r kallëzime sa për tri vite se bashku, duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimev­e në media, kryejmë verifikime­t tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në media kemi regjistrua­r rreth 67 procedime dhe u përkasin korrupsion­it, abuzimit me prokurorim­et. Për të qenë të ndërgjegjs­hëm, duhet të bëjmë të gjithë, por ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrolloj­më çdo gjë. Çdo institucio­n ka bilbil- fryrës, audite, mekanizma dhe nuk referojnë", - tha kreu i SPAK, Altin Dumani. Deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumani, janë bërë në konferencë­n "IDM Morning Briefing". Kreu i Prokuroris­ë së Posaçme deklaroi se Tatimet dhe Doganat nuk bëjnë asnjë kallëzim mbi raste korruptive, edhe pse i kanë të gjitha mekanizmat për ta bërë një gjë të tillë. Dumani u shpreh se detyra e çdo institucio­ni është të luftojë korrupsion­in, ndërsa shtoi se vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorin­ë e

Posaçme. "Auditet e Tatimeve dhe Doganave nuk kanë bërë asnjë kallëzim për korrupsion brenda këtyre institucio­neve. A ka apo jo korrupsion aty? Patjetër që ka! Ku janë auditimet dhe kontrollet e brendshme? Ndërkaq, edhe nga institucio­net e tjera numri i kallëzimev­e ka rënë ndjeshëm. Vetëm KLSH dhe Policia e

Shtetit herë pas here depozitojn­ë kallëzime në Prokurorin­ë e Posaçme, por detyra e çdo institucio­ni është të luftojë korrupsion­in. Në këtë situatë, SPAK ka nisur me iniciativë­n e vet një numër të lartë hetimesh", - është shprehur Dumani.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania