Panorama (Albania)

Mbyllen hetimet për koncesioni­n e sterilizim­it, pritet komunikimi i akuzave

Ish- ministri i Shëndetësi­së dhe 8 persona të tjerë do të dalin në gjykatë Hetimi i SPAK për procedurat e koncesioni­t 100 mln eurosh për 10 vjet, dyshime për shpërdorim detyre, mashtrime dhe falsifikim­e

- NIKOLETA KOVAÇI

Dje ishte përcaktuar edhe afati i fundit që Prokuroria e Posaçme kishte për mbylljen e hetimeve për dosjen e koncesioni­t të sterilizim­it. Në këtë hetim gjendet ish- ministri i Shëndetësi­së bashkë me vartësin e tij, një biznesmen dhe disa persona të tjerë.

Ndërkohë që Ilir Beqaj prej më shumë se dy muajsh i kërkon SPAK- ut dhe GJKKOsë të jepen aktet hetimore, që të njihet me përmbajtje­n e tyre, në fakt jo vetëm që nuk iu dhanë, por edhe bëhet me dije se ditën e hënë atij do t'i komunikohe­t akuza. Ndonëse nuk bëhet e qartë nëse Prokuroria ka mundur ta finalizojë të gjithë procesin hetimor, në lidhje me hetimin e gjatë dhe kompleks, por bëhet me dije se në javën e fundit të marsit do të vendoset nëse do të nisë gjykimi i çështjes, apo do të vijojnë hetimet te persona të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në atë aferë. Deri në këtë fazë zyrtarisht bëhet me dije se hetimet janë përqendrua­r mbi procedurat e dhënies së koncesioni­t prej 100 milionë eurosh për 10 vjet, pas dyshimeve për ' shpërdorim detyre', ' mashtrime' dhe ' falsifikim dokumentes­h'. Beqaj, ndryshe dy prej miqve të tij, është hetuar në gjendje të lirë, ndërkohë që gjithnjë ka mohuar të kishte bërë shkelje apo të ishte fajtor për akuzat e ngritura nga SPAK. Në fakt, Prokuroria e Posaçme në bashkëpuni­m me Byronë Kombëtare të Hetimit morën një aksion të madh kontrolles­h nëpër depo dhe kompani farmaceuti­ke, për të cilat në fakt nuk janë shprehur ende se çfarë kanë sekuestrua­r dhe njëkohësis­ht konstatuar. Po ashtu, në atë kontroll u mësua se BKH shkoi edhe në disa farmaci, ku u sekuestrua­n praktika dhe dokumente, por në lidhje me atë operacion, SPAK u tregua hermetik.

MBYLLJA E HETIMEVE

Ish- ministri i Shëndetësi­së dhe 8 të tjerë janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesioni­n e sterilizim­it. Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet e para dhe po u komunikon akuzat 9 të pandehurve, ndërsa pas 10 ditësh në pritje të prapësimev­e, do ta dorëzojë dosjen në GJKKO me kërkesën për nisjen e gjykimit. Ilir Beqaj, i cili akuzohet për ' shpërdorim detyre', do të jetë në bankën e të akuzuarve së bashku me ish- zëvendësin e tij në Ministrinë e Shëndetësi­së, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni­n Ilir Rrapaj, që mori koncesioni­n e sterilizim­it, të dy në burg që prej gushtit të kaluar, aty ku u janë komunikuar edhe akuzat. Zv. ministri akuzohet për ' shpërdorim detyre' ndërsa biznesmeni për ' mashtrim'.

Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish- zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësi­së, të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të tenderit të sterilizim­it. Saimir Kadiu, drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoresh­ë juridike, të cilët janë në arrest shtëpie dhe mjeku Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petro Mersini që deri më tani kanë pasur masën ' detyrim me paraqitje'. Ndërkohë që një muaj më parë u vendos sekuestro edhe ndaj dy kompanive të Rrapajt dhe disa aksione të tij në një shoqëri tjetër tregtare. Hetimet janë kryer nga prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi, të cilët kanë pritur deri në momentet e fundit për mbylljen e hetimeve, afati i të cilave përfundont­e pikërisht më 15 mars. SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesioni­t të sterilizim­it me vlerë 100

milionë euro dhe afat 10vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj. Prokuroria thotë se në dhënien e koncesioni­t të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjin dhe kanë shpërdorur detyrën, ndërkohë që sipas akuzës, Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmeni­n Ilir Rrapaj. Ndër gjetjet e konstatuar­a nga SPAK janë edhe procedurat e ndjekura për fituesin, por edhe mosrealizi­mi i kushteve të parashikua­ra në kontratë.

HETIMI

Ish- ministrit të Shëndetësi­së, Ilir Beqaj, do i komunikohe­t të hënën akuza e "Shpër

dorimit të detyrës", ndërsa sot pritet të paraqitet para oficerit gjyqësor, pasi ndaj tij është marrë masa e "detyrimit me paraqitje". Brenda afatit 10- ditor të akuzuarit kanë të drejtën të paraqesin kundërshti­met e tyre pastaj prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi dërgojnë dosjen në GJKKO. I takon gjyqtarit të seancës paraprakev­e vendos nëse do e kalojë dosjen në gjykatë për gjykim, do e rikthejë në SPAK apo do e pushojë dosjen. Data 15 mars ishte afati i fundit që kishte caktuar GJKKO ndaj SPAK për mbylljen e hetimeve të dosjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania