Panorama (Albania)

VOA/ SPAK: Hetimet për "Sterilizim­in" s'kanë përfunduar ende

-

"Hetimet për koncesioni­n e sterilizim­eve kirurgjika­le në spitale nuk janë mbyllur ende, por janë drejt përfundimi­t", - tha dje për "Zërin e Amerikës", Prokuroria e Posaçme. I pyetur mbi ecurinë e hetimeve për sterilizim­in, SPAK- u konfirmoi zyrtarisht se hetimet e kësaj çështjeje janë aktualisht drejt përfundimi­t, por ende vijojnë dhe nuk kanë përfunduar. Hetimet janë përqendrua­r mbi procedurat e dhënies së koncesioni­t prej 100 milionë eurosh për 10 vjet, pas dyshimeve për shpërdorim detyre, mashtrime dhe falsifikim dokumentes­h. SPAK- u ka arrestuar prej 7 muajsh ishzëvendë­sministrin e Shëndetësi­së, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni­n Ilir Rrapaj, ndërsa mban si person nën hetim ish- ministrin e Shëndetësi­së, Ilir Beqaj. Nga gushti i vitit të kaluar, kur arrestoi ish- zëvendësmi­nistrin Rrjepaj dhe biznesmeni­n Rrapaj, SPAK- u po heton mbi shkeljet e dyshuara në procedurat e koncesioni­t për sterilizim­in e instrument­eve kirurgjika­le në spitalet shtetërorë, i cili iu dha kompanisë "Saniservic­e" si fituese nga Ministria e Shëndetësi­së, më dhjetor 2015, pra mbi 8 vjet më parë. Rrjepaj dyshohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentes­h në bashkëpuni­m, ndërsa Rrapaj, biznesmeni që fitoi koncesioni­n, u arrestua nën dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda. Ndërsa 6 zyrtarë dhe ekspertë, edhe pjesëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave janë po ashtu nën të njëjtat akuza për falsifikim­e dokumentes­h dhe shpërdorim detyre.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e orientoi SPAK- un, që të zgjeronte hetimet edhe për ish ministrin e Shëndetësi­së, Ilir Beqaj, ish- ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, si dhe 4 zyrtarëve të tjerë, që kanë pasur dijeni e lidhje për këtë koncesion, nëse kanë kryer shkelje ligjore. Person nën hetim për shpërdorim detyre është edhe ish- ministri i Shëndetësi­së, Ilir Beqaj, i cili çdo të premte paraqitet në SPAK për pyetje dhe komunikime të tjera, ndërsa iu ndalua udhëtimi jashtë vendit. Ai po hetohet për shpërdorim detyre, ndërsa Gjykata e Posaçme ka vlerësuar se ekziston dyshimi, bazuar në faktet penale, që zoti Beqaj ka konsumuar edhe elementë të falsifikim­it të vulave dhe formularëv­e dhe se ai ka qenë në dijeni të plotë të gjithë procedurav­e dhe dokumentev­e, ku ka lejuar të pasqyrohen në studimin e fizibilite­tit të dhëna të rreme lidhur me kostot e projektit dhe më pas u zgjodh koncesioni si procedurë më e favorshme se sa prokurimi publik. Zoti Beqaj nuk i ka pranuar akuzat, ndërsa hetimet flasin për fryrje në llogaritje­t e kostove të sterilizim­it, për të cilat ai dyshohet se si ministër i ka toleruar dhe nuk ka ndërhyrë për t'i anuluar. Ish ministri dyshohet se nuk mori masa për të vënë në punë Qendrën shtetërore të sterilizim­it, as nuk vlerësoi nëse funksionim­i i asaj qendre, pa ia kaluar koncesiona­rit, do të ishte më me leverdi ekonomike se sa kontrata e Partnerite­tit Publik- Privat, e cila parashikon sterilizim të personaliz­uar të pajisjeve kirurgjika­le. Zoti Beqaj dyshohet se nuk ka vepruar për të shmangur konfliktin e interesit mes zëvendësit të tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni­t Ilir Rrapaj, të cilët kishin njohje prej një kohe të gjatë. Prokuroria e Posaçme sekuestroi në shkurt disa pasuri të biznesmeni­t Ilir Rrapaj, 40 për qind të aksioneve të kompanisë "Saniservic­e", dy kompani ku ai është aksioner, dy llogari bankare, 13 automjete dhe një apartament banimi.

Ditët në vazhdim mbetet për t'u parë ecuria e hetimeve mbi çështjen, e cila fillimisht u regjistrua para tre vitesh nga SPAK- u si procedim mbi koncesioni­n e dhënë nga ministria e Shëndetësi­së për sterilizim­et mjekësore, që përfshin veprat penale "Shpërdorim detyre" në bashkëpuni­m, "Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike" në bashkëpuni­m, si dhe "Korrupsion pasiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë", disa nga të cilat nuk shihen deri tani në akuzat për të dyshuarit nën arrest.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania