Panorama (Albania)

Pritë në derën e shtëpisë, ekzekutohe­t nga 4 qitës Gentjan Bejtja

Tronditet Fushë- Kruja, ish- polici i Burgjeve u survejua nga hasmit Viktima iu shpëtoi tri atentateve. Më herët iu gjuajtën fëmija e daja i tyre në oborr. Policia s'gjeti autorë atëherë, as mbrëmë

- NIKOLETA KOVAÇI

Afër mesnatës së 4 korrikut të vitit që lamë pas, disa persona të armatosur sulmojnë automjetin e Gentjan Bejtjas sapo hyn në oborr. Brenda saj ndodheshin dy fëmijët e tij bashkë me dajën e tyre. Sapo nis breshëria, daja Ramazan Sino zbret nga mjeti dhe breshëria e kallashnik­ovëve i merr jetën. Vrasësit largohen, por me sa duket nuk kishin arritur objektivin e tyre. Për fat, fëmijët dy djem të mitur, shpëtuan, ndërkohë që Policia e Shtetit, në vend që të kërkonte vrasësit, shpalli në kërkim të atin e fëmijëve e njëherësh kunatin e viktimës. Bejtja u largua për të mos u parë më deri pasditen e djeshme, ku sërish vrasësit janë më vigjilentë se policia; e ruajnë dhe i futen brenda rrethimit të shtëpisë. E qëllojnë sërish me breshëri dhe i marrin jetën. Me të në shtëpi, në ato momente ishte vetëm e ëma. Policia shkoi në vendin e ngjarjes, sërish mblodhi gëzhojat, ndërkohë vetëm rreth 1 kilometër më larg, panë të dilte flakë. Shkuan edhe aty dhe gjetën një mjet fuoristrad­ë në flakë, brenda së cilës ishin lanë edhe katër armët që i morën jetën Gentjan Bejtjes. Policia e Shtetit bëri me dije se po kryhen të gjitha veprimet hetimore, ndërkohë mësohet se kanë nisur edhe shoqërimet e para për personat e dyshimtë dhe ata që mund të kenë dijeni për rrethana e ngjarjes së rëndë. Të dhënat tregojnë se në shtëpi nuk ka qenë asnjë person tjetër, pasi familja e Gentjanit është larguar, ndërsa e ëma ka qenë duke punuar në kopsht, në pjesën e pasme të banesës. Nga hetimet e para mësohet se autorët kanë hyrë brenda rrethimit të banesës dhe e kanë pritur sapo ai ka hyrë në shtëpi nga një derë e pasme që e lidhte me kopshtin. Verifikime­t dhe hapja e kamerave të sigurisë ka qenë hapi i parë që ka ndërmarrë grupi hetimor, ndërkohë që policia pritet të shoqërojë personat problemati­kë të zonës, të cilët kanë pasur konflikte të herëpasher­shme me viktimën e djeshme.

NGJARJA

Gentian Bejtja, ish- efektiv policie dhe eksponent i njohur i botës së krimit, është ekzekutuar në banesën e tij. Një atentat i mirorganzi­uar i mori jetën ish- policit të Burgjeve, ndaj të cilit u derdhën breshëri kallashnik­ovësh. Shënjestra e djeshme tri herë u shpëtoi atentateve, por rivalët e tij duket se e kishin mbajtur në survejim dhe kanë vepruar kur Bejtja arriti në shtëpinë në FushëKrujë. Pasi dyshohet se janë derdhur plot 4 karikatorë kallashnik­ovi, autorët janë larguar pa lënë gjurmë nga vendi i ngjarjes. Pak pas vrasjes, mjeti i tyre tip "Land Rover" u gjet i shkrumbuar në fshatin Hasan, ku brenda të cilit ndodheshin edhe 4 armët e krimit. Policia dyshon se të paktën 4 persona kanë marrë pjesë në vrasjen e Bejtjas, por do të jetë grupi hetimor që do zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes. Forca të shumta policie dhe RENEA kanë rrethuar zonat e Fushë- Krujës në kërkim të autorëve, por deri orëve të vona nuk u bë me dije ndalimi i ndonjë të dyshuari. Gentian Bejtja u ka shpëtuar tri atentateve më parë. Në korrik 2023 i zunë pritë bashkë me dy fëmijët dhe kunatin Ramazan Sino, i cili humbi jetën. Bejtja ishte një person i njohur për policinë, me precedentë në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.

ATENTATI I KORRIKUT

Për ngjarjen e rëndë të katër korrikut, policia shoqëroi Valter Bamin, vëllanë e Durim Bamit, një nga eksponentë­t me të njohur në vend. Shoqërimi i tij u bë për shkak se iu gjetën mbetje baruti në duar, por ai mohoi të kishte marrë pjesë në atë ngjarje, por se mbetjet i kishte nga hedhja e fishekzjar­rëve për ditëlindje­n e motrës së tij. pas shoqërimit u la i lirë dhe pas dy ditëve ai u arrestua. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpie dhe sipas të dhënave do të jetë një nga personat që do të jetë nën fokusin e hetimeve për të shkuar tek ekzekutorë­t e Bejtjas. Valter Bami ndodhej në arrest shtëpie, që prej 18 Janar të këtij viti, por gjykata vendosi ndaj tij masën arrest në shtëpi, pasi ka përfundoi afati 6 mujor i hetimeve dhe nuk u provuan dot dyshimet për implikim në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas. Valter Bami, u arrestua me 6 korrik 2023 për armëmbajtj­e pa leje dhe si i dyshuar për atentatin ndaj Bejtjas pasi sipas

prokuroris­ë, në dorën e majtë të tij, i ishte gjetur një grimcë baruti. Sa i takon armës, në gjykatë ai pretendoi se ishte armë sportive të cilën e kishte marrë me leje dhe se e mbante që prej datës 20 tetor 2020, duke mohuar të kishte lidhje me atentatin.

DYSHIMET DHE HETIMET

Emri i Gentjan Bejtjas doli në skenë që ne vitin 2013 teksa Prokuroria e Krimeve të Rënda të asaj kohe po hetonte për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Sipas të dhënave të asaj kohe, Bejtja bashkë me të zhdukurin pa gjurmë, Enver Stafuka, u hetuan si të dyshuar për vjedhjen e automjetit nga i cili dolën breshëritë që i morën jetën ish- shefit të Komisariat­it nr. 6. Në fakt, si Bejtja ashtu edhe Stafuka u arrestuan dhe u hetuan për një periudhë të gjatë por asnjëherë nuk e pranuan akuzën që iu kishte ngritur Prokuroria e për pasojë ata u lanë të lirë. Po ndërkohë që Bejtja gjurmohej për tu ekzekutuar, Enver Stafuka, u thirr një natë të ftohtë dimri në një kafene në Fushë- Krujë. Ai shkoi në vendin ku po e prisnin të njohur të tij, por aty u përball me katër persona, të veshur me uniforma policie të cilët e rrëmbyen, e futen në një automjet dhe e zhduken sot e asaj dite. Policia nuk gjeti asnjëherë fajtorë dhe asnjëherë nuk u mësua deri ku shkuan hetimet për zhdukjen e Stafukës, por sot e asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tij. Bejtja, që njihej si mik i Stafukës u sulmua dy herë me armë por arriti të shpëtonte deri sa me 4 korrik të vitit 2023 vrasësit i shkuan në derë duke qëlluar mbi fëmijët e tij. Sërish policia e la ngjarjen pa autor dhe pa motive, ndërkohë që u vra kunati i tij dhe njëherësh daja i dy djemve. Bejtja u largua nga shtëpia, natën e ngjarjes, ndonëse policia e kërkoi ta merrte në pyetje por nuk e gjeti. Dje e gjetën vrasësit, të cilët sërish i shkuan në shtëpi, sërish i hynë brenda dhe sërish ikën në drejtim të paditur për policinë dhe të gjitha agjencitë ligjzbatue­se në vend. Grupi hetimor pritet të hedh dritë mbi ndonjë pistë në ditët në vijim, ndërsa emri i Gentjan Bejtjes do të shtohet në listën e personave të ekzekutuar që sërish do të mbetet pa autorë, ashtu siç kanë mbetur me dhjetëra atentate të tipit mafioz në vendin tonë.

 ?? ??
 ?? ?? Gentjan Bejtja
Gentjan Bejtja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania