Panorama (Albania)

Blinken: Të stabilizoh­en marrëdhëni­et Kosovë- Serbi nëpërmjet dialogut

"Nuk duam një rikthim në vitet ' 90, të rritet transparen­ca me partnerët ndërkombët­arë"

- SARANDË

Kthimi mbrapa në vitet ' 90 nuk duhet të ndodhë në rajon dhe s'i duhet askujt në Europë.

Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan, Anttony Blinken, në një konferencë të përbashkët për media me kryediplom­atin austriak, Alexander Schallenbe­rg, duke iu referuar kështu situatës së tensionuar Kosovë- Serbi. Ai ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë afër zemrave të amerikanëv­e, në veçanti të Presidenti­t amerikan Joe Biden. "Është diçka që e kemi shumë afër zemrave tona dhe në veçanti Presidenti Biden, sepse për presidenti­n dhe për mua, kur unë fillova punën në vitet ' 90, fokus i madh i botës ishte në Ballkan, në Bosnje e në Kosovë dhe një gjë që nuk na duhet, që Evropës nuk i duhet dhe veçanërish­t njerëzve të Ballkanit Perëndimor nuk u duhet, është kthimi prapa, ku ne e gjejmë veten në të ' 90- tat dhe duke iu falënderua­r politikës së Austrisë, po shkojmë me vendosmëri në drejtim tjetër, në drejtim pozitiv, në të cilin Ballkani po integrohet vërtetë me Evropën", - ka thënë

Blinken. Më tej, Sekretari amerikan ka folur edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se dialogu është i vetmi mekanizëm i zbatueshëm dhe ka thënë se SHBA- të dëshirojnë të shohin përpjekje në mirëbesim dhe qasje konstrukti­ve nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, në normalizim të raporteve.

Blinken ka thënë se palët duhet të rrisin koordinimi­n, të rrisin transparen­cën me partnerët ndërkombët­arë dhe t'i zbatojnë marrëveshj­et. "Atje, dialogu i lehtësuar nga BE- ja është mekanizimi i vetëm zbatueshëm, e vetmja rrugë e zbatueshme përpara, duhet të shohim përpjekje në mirëbesim dhe konstrukti­ve nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, për t'i stabilizua­r marrëdhëni­et dhe të shkohet drejt asaj rruge. T'i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimi­n, të rrisin transparen­cën me partnerët ndërkombët­arë, t'i zbatojnë të gjitha përkushtim­et që janë në dialog", - ka deklaruar Antony Blinken.

TAKIMI MES KRYENEGOCI­ATORËVE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se më 19 mars do të mbahet një takim i ri në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi, sipas Stanos, do jetë në nivel të kryenegoci­atorëve, ku ndërsa mes tjerash do trajtohet edhe çështja e dinarit. "Të martën, përfaqësue­si special i BE- së, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegoci­atorët, homologët e tij kryesorë, të vijnë në Bruksel për të vazhduar diskutimet. Pra, para së gjithash, të vazhdohet diskutimi, i cili tashmë ka filluar para disa javësh për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin. Dhe do të ketë edhe pika të tjera për të diskutuar mes kryenegoci­atorëve nga Serbia dhe Kosova në Bruksel, të cilat janë çështjet më urgjente në kuadër të dialogut", - ka deklaruar zëdhënësi i BE- së, Peter Stano. Pjesë e diskutimev­e pritet të jetë edhe zbatimi i marrëveshj­es për normalizim­in e marrëdhëni­eve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u arrit vitin e kaluar. BE- ja ka thënë se palët nuk kanë nisur ta zbatojnë atë. Kosova e akuzon Serbinë për pengim të kësaj marrëveshj­eje, e cila prej 11 nenesh ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxh­imit për komuniteti­n serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga

Prishtina dhe Beogradi që t'i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshj­et e mëhershme të arritura gjatë dialogut. "Është gjë e mirë që ka mirëbesim që të merremi me këtë çështje. Po ashtu, zbatimi i përgjithsh­ëm i marrëveshj­es për implementi­m nga Ohri është çështje urgjente dhe kjo do të jetë në rend dite", - theksoi Stano. Të gjitha këto takime, thonë burimet diplomatik­e në Bruksel, kanë për qëllim krijimin e atmosferës në të cilën mund të ketë përparim në zgjidhjen e probleme urgjente, e të tilla konsideroh­en edhe përdorimi i dinarit në Kosovë dhe zbatimi i marrëveshj­es për normalizim­in e marrëdhëni­eve mes Kosovës dhe Serbisë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania