Panorama (Albania)

Planet për bashkëjete­së dhe konfliktet nga lidhja, Sara dhe Bardhi me “dorë të hekurt” pas daljes nga “Big Brother”

-

Lidhja e këngëtarit të njohur Bradhi Idrizi me Sara Gjordenin, mesa duket po bëhet serioze. Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ku u njohën dhe u dashuruan me njëri- tjetrin, çifti kanë vazhduar romancën e tyre, madje në rrjet u përfol se ata tashmë kanë nisur të bashkëjeto­jnë së bashku. Mirëpo mesa duket Bardhi po e mban fjalën e dhënë në “BBVIP”, që Sara do jetë nëna e fëmijëve të tij, pasi së fundmi ai është takuar me vëllain e modeles. “Mu bë vëllai shok me burrin, direkt miq. Çfarë po ndodh?”, ka shkruar modelja krahas fotos me Bardhin dhe vëllain e saj. Kujtojmë që Sara pas daljes nga “BBVIP” ka takuar edhe nënën e këngëtarit, e cila ishte në një gjendje jo të mirë shëndetëso­re. Pas daljes së artistit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, të shumta ishin aludimet e publikut se çifti janë ndarë, mirëpo ish- banorja ua ka vënë kapakun njëherë e mirë. Ajo ka postuar në “Instastory” një foto me Bardhin nga shtëpia, duke treguar se janë të lumtur në krahët e njëri- tjetrit. “Ju duam”, ka shkruar ajo krahas fotos. Ish- banori mori vendimin që të lërë në mes garën për të fituar çmimin e madh pas vizitës së të vëllait, i cili i tregoi atij se nëna e tyre është në gjëndje të rëndë shëndetëso­re. Fillimisht në rrjet qarkulluan lajme se nëna e tij nuk është sëmurë, por e gjitha ishte gënjeshtër, ndërsa ishte vetë Bardhi ai që postoi një foto të nënës së tij duke marrë mjekim në spital. Në një moment fansat dhe mediat kanë parë që Bardhi ia ka kthyer “follow” Sarës dhe më pas është penduar dhe e ka hequr. Ky veprim vetëm sa i ka hedhur bezinë zjarrit dhe situata mes tyre vazhdon të jetë e paqartë. Ishbanorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka trazuar rrjetin me një mesazh kërcënues ndaj menaxherit të të dashurit të saj Bardhi, me pretendime­t se ai po mundohet t’i ndajë. Më anë të një postimi në “Instastory”, Sara ka paralajmër­uar Jetmir Agajin se nëse ai e sulmon edhe njëherë, ajo do t’i shkatërroj figurën. “Edhe një ‘ story’ sulm ndaj meje e do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me vetëm 1 postim, e do kesh gjithë shqiptarin­ë kundër”, shkuan Sara. Ndër të tjera ish- banorja i drejtohet duke i thënë “nuk arrite të na ndash, boll kërkove vëmendje me zor”. Por duket se ish- banorja është penduar për reagimin e saj, pasi disa minuta pasi e kishte postuar mesazhin e saj, zgjodhi ta fshinte nga profili i saj. “Po duroj dhe po hesht vetëm për hatër të Bardhit. Nuk të kam asnjë borxh! Po mbaj në kurriz ofendime nga publiku pa të drejtë prej heshtjes, po dije që prapë për hatër të Bardhit! Edhe nje ‘ story’ sulm ndaj meje e do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me vetëm 1 postim, e do kesh gjithë shqiptarin­ë kundër! ‘ Give up bro’ nuk arrite të na ndash, ‘ its stronger than you’. Boll kërkove vëmendje me zor. Me dashuri: Sara Nikol Idrizi”. Ky reagim i Sarës erdhi pas një postimi që kishte bërë më herët Jetmiri, i cili teksa kishte ndarë pamje të Bardhit nga spitali me nënën e tij, e cila ishte edhe arsyeja pse ai ndërpreu garën e BBV për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetëso­re, ku shkruante: “Famën ky e ka marr me punë me kungë me sjellje, jo me skandale, po ju premtoj qe kush mundohet me përdor ksi situata, kam me ja dhan Famen po për tkeq”. Duket se marrëdhëni­a me Sarën, nuk është mirëpritur nga menaxheri i Bardhit, që aktualisht po i menaxhon “Instagram”- it dhe ka refuzuar kërkeësën e Bardhit për t’i çuar një kërkesë miqësie partneres së tij. Një fakt të tillë, e ka bërë me dije dhe vetë ish- konkurrent­ja, e cila u shpreh se Bardhi nuk ka akses në llogarinë e tij. Ajo që nuk dihet është fakti sesi do të ndikojë kjo lidhje e Bardhit, në raportin që ai ka me menaxherin e tij. Jetmiri është një nga menaxherët më të njohur në Kosovë dhe jo vetëm, çfarë edhe i ka dhënë mundësinë Bardhit që të ketë akses në një treg ndërkombët­ar, duke e ngjitur emrin e tij në majat e artistëve më të paguar. Bashkëpuni­mi mes tyre ishte padyshim mundësia e artë e Bardhit, ndaj edhe shkëputja ndaj tij, mund edhe të ketë kosto për Bardhin. Një tjetër detaj që vumë re nga ditët e qëndrimit të Sarës në Kumanovë, ishte mungesa e fotografiv­e me familjarët e Bardhit. Ndonëse ajo publikoi një foto ku mbante duart me nënën e partnerit të saj, mungoi një foto familjare, me motrën apo vëllain e Bardhit. Nisur nga këto detaje, në rrjet është shkruar se në fakt dyshja ende nuk e ka marrë një pëlqim për këtë lidhje, ndonëse Sara ka shkuar në shtëpinë e reperit. Krejt ndryshe duket situata te familjarët e Sarës, që e kanë mirëpritur Bardhin dhe ashtu si vetë Sara ka thënë, i vëllai më shumë do tashmë Bardhin. Kujtojmë se pasi Bardhi la shtëpinë e BBV, Sara Gjordeni ka hedhur dyshime se motivi për daljen e tij nga BBV, mund të mos ketë lidhje me gjendjen shëndetëso­re të nënës së tij, por të jetë përdorur si justifikim nga menaxherët e këngëtarit. Lidhur me këto dyshime, Sara është shprehur se njerëzit mendojnë se ajo është nxituar dhe ka folur para kohe, ndërsa shton se ajo ishte në dijeni se këngëtari do të linte shtëpinë. Ishbanorja theksoi se kjo situatë sipas saj, mund të ishte menaxhuar më mirë nga stafi i Bardhit. “Nëna e Bardhit është shumë mirë. Shumë njerëz thonë që unë u nxitova, fola para kohe, ndoshta unë u shpreha në mënyrën e gabuar dhe njerëzit kuptojnë që të që duan të kuptojnë. Unë isha në dijeni paraprakis­ht që Bardhi do e linte shtëpinë, thjesht mendoj që stafi i tij do kishte pasur një menaxhim pak më të mirë të situatës. Përveç Bardhit dhe familjes së tij, nuk më intereson se çfarë mendon asnjë palë e tretë”, tha Sara në “BBV Fun Club”. Modelja pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” është shndërruar në një ndër personat më të komentuar në median rozë dhe si një dnër personazhe­t që më së shumti reagon ashpër në rrjetet e saj sociale. Se fundmi, ajo ka reaguar ndaj një komenti që ka marrë në rrjetet sociale, ku ndjekësi tha se Sara është barktisur nga e ëma në moshën 2- vjeçare. “Mendoj se karakteri i saj, qenia e saj, do të thotë tregon shumë për këtë vajzë. Si një nënë lë fëmijën dy vjeç, nuk e di do të thotë. Çfarë gjëje më keqe mund t’i ndodhë një fëmije të rritet jetim me nënë gjallë”, ka shkruar komentuesi. Ndërsa ish- misi tregoi se ajo nuk është braktisur nga nëna e saj, teksa tha se e ëma është larguar në emigrim por gjithmonë është kujdesur për të financiari­sht. “E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeçe. Ajo është kujdesur për mua financiari­sht për shumë e shumë vite. Kush është nga Kucova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroine. Mjaft me këto keqkuptime skandaloze se u bë e lodhshme”, iu përgjigj Sara duke ua vënë kapakun njëherë e mirë këtyre aludimeve.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania