Panorama (Albania)

Arrezikont­ë ndalohetap­likacioni “Tiktok”?

- AGRON LOCI

Është platforma e mediave sociale që ka rritjen më të shpejtë të numrit të përdoruesv­e krahasuar me të gjitha platformat e tjera. Statistika­t e muajit shkurt flasin për rreth 1.5 miliardë përdorues të “Tik Tok” numër gati i njëjtë me atë të “Instagram”. Quhet shpesh edhe platforma e gjeneratës Z, pasi përdoruesi­t më të shumtë të saj janë brezi i ri. Sot, për këtë brez, por edhe shumë njerëz të grup- moshave të ndryshme, përditshmë­ria nuk mund të kuptohet pa lundruar nëpër videot e preferuara të aplikacion­it apo në ‘ live’- t e shumta me individë të ndryshëm.

Dhe ta mendosh se është krijuar vetëm në 2016 nga një kompani kineze fillimisht nën emrin “Douyin”, duke u fokusuar në postimin e videove me përmbajtje muzikore dhe ekskluzivi­sht për tregun kinez. Një vit më vonë sipërmarrj­a bleu app tjetër “Musical. ly” dhe nga bashkimi i të dy appve në fund të 2017 u krijua “Tik Tok”. Më 2018 ai kapërceu kufijtë kombëtarë dhe filloi të përdorej nëpër vende të tjera, por duke vazhduar të jetë i fokusuar në video të shkurtra muzikore dhe vallëzimi.

Pandemia, e shoqëruar me mungesën e komunikimi­t natyral dhe në kushtet e izolimit e bëri këtë media sociale shumë të preferuar për individë, që përmes saj, arrinin të shpreheshi­n virtualish­t në kushtet e mungesës së dimensioni­t fizik. Njerëz që më parë ishin të panjohur, përmes postimit të videove të tyre u bënë viral, fituan klikime e ndjekës të shumtë. Mënyra e jetesës së tyre, preferenca­t, hobby- t, orientimet, idetë e vizioni për jetën, marketingu për produkte dhe shërbime të caktuara filluan të kenë ndikim në sjelljen dhe mënyrën e jetesës së shumë ndjekësve që shtoheshin pareshtur. Individë të spikatur, që fituan statusin e “të pëlqyerit” dhe “të ndjekurit” filluan ta përdorin imazhin dhe postimet e tyre për të bërë biznes. Shumë syresh brenda një kohe të shkurtër arritën të akumulojnë sasi të konsiderue­shme kapitali financiar. Ky fitim i shpejtë ka bërë që synimi për të fituar vëmendje, ndjekës, ‘ like’ apo klikime të jetë kthyer në një betejë të përditshme, shpesh të ashpër mes individëve që përdorin aplikacion­in dhe përfitojnë nga mundësitë që ai të ofron. Gjithsesi, ajo që mund të thuhet është fakti tashmë i pranuar se “Tik Tok” brenda një kohe të shkurtër për miliarda njerëz në botë është kthyer në një ndër app më të preferuar.

AMERIKANËT E EUROPIANËT VENDOSIN KUSHTE

Por përhapja, shtimi i numrit të përdoruesv­e, u shoqërua edhe me rritjen e rrezikut të keqpërdori­mit të të dhënave personale apo marrjes së informacio­neve me natyrë sensitive, fakte këto të provuara që kanë ngritur shqetësimi­n në shumë vende. Po ashtu, shpesh është vënë re mosrespekt­im i detyrimeve të platformës lidhur me mbrojtjen e grup- moshave të ndryshme, kryesisht të mitur, që jo në pak raste kanë pasur përfundime tragjike.

Ka informacio­ne se koncerni kinez “Bytedance” me seli në Pekin, që zotëron platformën, i ka ofruar qeverisë kineze të dhëna sensitive të përdoruesv­e të saj duke kërcënuar sigurinë kombëtare të shumë vendeve.

Kjo ka bërë që ai të ndalohet për përdorim privat në Shtetin amerikan të Montanës, Tajvan, Indi, Afganistan, Jordani, Nepal. Ndërsa është ndaluar me ligj të instalohet dhe të përdoret në celularët zyrtarë të nëpunësve shtetërorë në shumë vende të BE si dhe në SHBA e Kanada për arsye sigurie.

Por, përplasja më e madhe që zhvillohet aktualisht për “Tik Tok” lidhur me çështjen e cenimit apo jo të sigurisë është ajo mes Kinës dhe SHBA. Madje, kaq me rëndësi është kjo temë saqë ka hyrë edhe në debatin dhe garën presidenci­ale, që po zhvillohet aktualisht në SHBA. Ish- presidenti Trump, dikur “armik” i egër i “Tik Tok”, ishte i pari që qysh në vitin 2020 që kërkoi ndalimin e tij, por që nuk ia arriti pasi u rrëzua nga gjykata. Nga armik i aplikacion­it, Trump është kthyer papritur në “mbrojtës”, pozicionim që e ka vendosur edhe kundër partisë së tij, që në masë e mbështet ndalimin e “Tik Tok”. Arsyeja e mbrojtjes që ai i bën aplikacion­it është se përmes “Tik Tok,” amerikanët, sidomos mosha e re, kanë mundësi të informohen për “situatën katastrofa­le” në të cilën ndodhen SHBA dhe një ndalim i aplikacion­it mund të kish ndikim me rënien e numrit të mbështetës­ve. Për më tepër, në rast ndalimi të “Tik Tok”, ai që do të përfitonte nga vakumi i krijuar në mediat sociale do të ishte “Facebook”, që është pjesë e platformës “Meta” të Mark Zuckenberg, të cilin Trump e akuzon se ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 2020 me mbështetje­n e tij financiare për Joe Biden. Madje, “Facebook”- un ai e ka konsiderua­r edhe si “armik të popullit”.

Nga ana tjetër, demokratët jo në pak raste kanë shprehur mospëlqimi­n se “Tik Tok” përmes videove me përmbajtje negative, po shtrembëro­n realitetin dhe dezinformo­n publikun. Në këtë situatë të polarizuar mes dy sfidantëve, ligjvënësi­t amerikanë bënë hapin e parë. Dy ditë më parë, Dhoma e Përfaqësue­sve të Kongresit miratoi një projektlig­j me shumicë votash nga të dyja partitë e mëdha, si rrallëherë më parë dhe ia kaloi për shqyrtim e miratim senatit. Sipas këtij, projektlig­ji “Tik Tok” do të ndalohej të përdorej në SHBA nëse deri më datën 30 shtator 2024, pra vetëm diçka më shumë se një muaj përpara zgjedhjeve presidenci­ale, ai nuk i shitej një sipërmarrj­eje jo kineze. Preferenca sigurisht është që ajo të kalonte në pronësi të një kompanie amerikane.

Në fakt, ky projektlig­j ka ngjallur reagime të shumta në vend, teksa amerikanët mund të konsideroh­en si “të varur” nga “Tik Tok”. Rreth 170 milionë amerikanë janë përdorues të deklaruar të aplikacion­it, pra më shumë se një në dy veta. Po ashtu, 43% e grup- moshave të reja të anketuar deklarojnë se e përdorin “Tik Tok”- un për t’u informuar mbi atë që ndodh në realitet. Ndërkohë shumë prej atyre që bëjnë biznes përmes “Tik Tok”- ut, por jo vetëm, u mblodhën për të protestuar kundër nismës ligjore përpara Shtëpisë së Bardhë, me shpresën që Senati nuk do ta miratojë, në të kundërtën do t’i drejtohen gjykatës me pretendimi­n se ky projektlig­j bie ndesh me amendament­in 1 të Kushtetutë­s.

Me interes pritet gjithashtu të shihet sesi do të reagojë në ditët dhe muajt në vijim grupi i deputetëve republikan­ë tani që kandidati i tyre për president ka dalë hapur në mbrojtje të aplikacion­it, ndërsa ata votuan për ndalimin e tij.

Ashtu siç pritej, menjëherë pas miratimit të projektlig­jit reagoi qeveria kineze, e cila e konsideroi atë si “cenim të lirisë së shprehjes” dhe “si dështim të kompanive amerikane për të mposhtur konkurrenc­ën kineze në këtë fushë”. Ndërkohë, dihet që vetë kinezët prej vitesh e kanë të ndaluar me ligj të përdorin “Google” dhe “Facebook”. Mësohet gjithashtu se kinezët kanë nisur lobimin në Senat për ta rrëzuar projektlig­jin.

Por, edhe vende të BE- së kanë ankesat e tyre ndaj “Tik Tok”. Pak ditë më parë, komisioner­i përkatës pranë KE, që merret me çështjet e platformav­e dixhitale, ka nisur procedurat për hapjen e një procesi gjyqësor kundër aplikacion­it, pasi dyshohet se ai nuk po përmbush detyrimet e tij për mbrojtjen e të miturve.

“Tik Tok”, ky aplikacion me një numër kaq të madh përdoruesi­sh do t’i duhet në muajt në vazhdim të përballet me presionin amerikan dhe europian për të përmbushur kushtet dhe detyrimet ligjore.

Në rast mospërmbus­hjeje, e ardhmja e tij vihet në rrezik në dy nga tregjet më të mëdha globale. Kjo do të ishte një goditje e rëndë për sipërmarrj­en kineze, por njëkohësis­ht edhe një keqardhje dhe dëm për shumë amerikanë e europianë, që e përdorin atë në përditshmë­rinë e tyre qoftë për të bërë biznes, apo për t’u informuar. Koha do të tregojë sesi do të përfundojë kjo histori përplasjes­h, që në thelb bart mesazhin se lufta për të “zotëruar pushtetin dixhital” është ndër më të rëndësishm­et dhe më të ashprat në këtë kohë kur virtualja është bërë kaq e pranishme dhe me kaq ndikim në përditshmë­rinë e njerëzve kudo në botë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania