Panorama (Albania)

Propagandi­stani, newborn- i i Ballkanit

- LUTFI DERVISHI P. S. 1. Chomsky: “Propaganda në demokraci është motra e dhunës në diktaturë”. P. S. 2. Balzak: “Ju mund ta pikturoni në mënyrë të përsosur një lule, por edhe piktori më i mirë nuk e pikturon dot aromën e saj”.

Në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, i kufizuar nga deti me Perëndimin dhe nga toka me fqinjët ballkanikë, gjendet një vend i lashtë, emri i ri i së cilit është Propagandi­stan.

Pas një konsultimi popullor, qeveria e këtij vendi së fundmi zëvendësoi shqiponjën në flamurin kombëtar me shenjën e dy ‘ like’- ve të “Facebook”- ut. Këtu arti i qeverisjes nuk shprehet përmes politikave dhe reformave, por përmes një kurimi të kujdesshëm të rrjeteve sociale.

Në Propagandi­stan ministrat nuk gjykohen nga veprimet e tyre në botën e reale, por nga viraliteti i postimeve që bëjnë, nga numri i pëlqimeve dhe kakofonia e komenteve nën ‘ selfie’- t e tyre të kuruara me filtra të panumërt.

Në Propagandi­stan, kryeminist­ri është më shumë i apasionuar duke parë grafikët e rritjes apo rënies së numrit të lajkeve sesa nga treguesit ( makro) ekonomikë. Ai i ngjan shumë një burrështet­asi që thoshte se “unë besoj vetëm statistika­t që falsifikoj me dorën time” dhe rri gjatë duke i ngjyrosur.

Jo rrallë i pari i qeverisë qorton ministrat jo për dështimet e tyre në politikë, por për inaktivite­tin e tyre në mediat sociale. Është një amanet që ministrat duket akoma nuk e kanë përthithur siç duhet: “Gënjeshtra më e madhe po u përsërit disa herë, merr statusin e së vërtetës”.

“Një orë pa postuar është një orë e humbur”, - është motoja që ka shpallur lideri, ndërsa ministrat dhe drejtorët angazhojnë

Në Propagandi­stan, aty ku rilindasit e tij të moçëm thoshin se “dielli lind andej nga perëndon”, rilindësit e rinj të shekullit 21 përballen me një pyetje ekzistenci­ale, që qëndron nën tokë si hidrogjeni në Bulqizë e si nafta në Shpirag: po sikur të mos punojë ‘ wi- fi’? Po sikur të mos ketë një ditë internet? Kjo pyetje për momentin zbehet në eterin dixhital, duke lënë shqipon në kllap( i) mes botës që e rrethon dhe botës që sheh përmes postimeve

në linjë vertikale gjithë administra­tën për të bërë ‘ like’ dhe komente. Pas tyre vjen turma digjitale e frymëzuar nga filozofi kongolez Zhak Nteka Bokolo që thotë se “propaganda është një bimë që lëshon rrënjë e harliset në kokat e atyre që nuk mendojnë”.

Ky vend i vogël ( as dy milionë banorë), prodhon ‘ like’ dhe komente sa 27 vendet e BE- së të marra së bashku. Është vend aq egoist sa i konsumon të gjitha për vete.

Në Propagandi­stan politikanë­t nuk vo

tohen për të ndryshuar realitetin, por për të zbukuruar realitetin virtual.

Rrugët e Propagandi­stanit janë të shtruara jo me asfalt, por me këngë dhe valle. Rrugët nuk mbarohen, por inspektohe­n. Kantieret punojnë ditë e natë, por asnjë herë nuk mbarojnë punë. ( Në Propagandi­stan, kur arrestohet drejtori i Rrugëve, lajm është dorëheqja e tij).

Në Propagandi­stan varfëria, pabarazia dhe korrupsion­i konsideroh­en si bezdisje

PR dhe zgjidhja ( psh., e korrupsion­it) nuk kërkohet me ndryshimin e sistemit, por me një postim të bukur me një citat frymëzues në një sfond piktoresk. Në Propagandi­stan çdo ditë bëhen reforma, por nuk ka kohë për të bërë ndonjë punë.

Banorët e Propagandi­stanit shëtisin, me ‘ smartphone’ në dorë, në kërkim të sinjaleve të shpresës dhe ndryshimit. Ata duken të hutuar sepse herë pas here kujtohen për një vend mitik të quajtur “Realiteti”, një vend ku veprimet ushtojnë më shumë se postimet, ku ndryshimi matet në mirëqenien e njerëzve dhe jo me pëlqimet e grumbullua­ra.

Megjithatë, në Propagandi­stan, aty ku rilindasit e tij të moçëm thoshin se “dielli lind andej nga perëndon”, rilindësit e rinj të shekullit 21 përballen me një pyetje ekzistenci­ale, që qëndron nën tokë si hidrogjeni në Bulqizë e si nafta në Shpirag: po sikur të mos punojë ‘ wi- fi’? Po sikur të mos ketë një ditë internet? Kjo pyetje për momentin zbehet në eterin dixhital, duke lënë shqipon në kllap( i) mes botës që e rrethon dhe botës që sheh përmes postimeve.

Mirë se të vini në Propagandi­stan! Shijoni çdo orë të qëndrimit tuaj. Por mos harroni, në këtë vend, realiteti është një aplikacion që punon në ‘ bekgraund’ dhe monedha e vërtetë nuk është leku, por lajku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania