Panorama (Albania)

“Flamuri ibardhë”i Papafrançe­skut

- QEMAL LAME

Papa Françesku dha së fundmi një intervistë për televizion­in zviceran me bindje të sinqerta, por që pasuan me reagime të diskutuesh­me me keqkuptime për luftën e padrejtë të Rusisë dhe bisedimet për paqen, të cilat u interpretu­an si një thirrje që Ukraina të dorëzohej. Ai kishte thënë: “Kur sheh se je i mundur, se gjërat nuk po shkojnë mirë, duhet të kesh guximin për të negociuar”. Papa Françesku u pyet gjithashtu për thirrjet për “guxim për t’u dorëzuar, për të ngritur flamurin e bardhë”. Për të cilën ai u përgjigj: “Është një çështje perspektiv­e. Por mendoj se më i fortë është ai që e njeh situatën, që mendon për njerëzit, që ka guximin e flamurit të bardhë për të negociuar”. Në veçanti, kujt i shkuan pikërisht këshillat e tij për të ngritur flamurin e bardhë pas më shumë se dy vitesh luftë në Ukrainë me dhjetëra mijëra të vdekur. A ishte kjo vetëm për lidershipi­n e Kievit, ushtria e të cilit padyshim ka vështirësi masive? Apo edhe për sulmuesin në Kremlin? Dhe gjithashtu çfarë do të thotë për të “flamuri i bardhë”: thjesht një shenjë paqeje, në fillimin e negociatav­e me ndërmjetës­imin ndërkombët­ar? Apo ndoshta dorëzim pa kushte?

PËRGJIGJE SHKATËRRUE­SE NDËRKOMBËT­ARE

Papa Françesku me thënien për ngritjen e “flamurit të bardhë” u përfshi në tensionet e gjeopoliti­kës të shkaktuara në Evropë dhe botë nga lufta në Ukrainë, lufta e Izraelit kundër Hamasit, çështjen e ndjeshme të Kinës me Tajvanin etj.. Presidenti i SHBAve, Joe Biden, Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s Jens Stoltenber­g, Kancelari Federal Olaf Scholz, Presidenti i Francës Emmanuel Macron etj., të gjithë e bënë të qartë mosmiratim­in e tyre, “me gjithë respektin e duhur për Atin e Shenjtë”. Politikanë­t udhëheqës të Aleancës Perëndimor­e i komentuan dhe cilësuan deklaratat “thelbësish­t të gabuara”. Natyrisht, zemërimi është më i madh në Ukrainë. Presidenti Volodymyr Zelensky thirri nuncin apostolik në Kiev, praktikish­t ambasadori­n e Vatikanit për të raportuar. Mesa duket, 87- vjeçari dhe askush rreth tij nuk ishte vërtet i vetëdijshë­m për pasojat që mund të shkaktohes­hin nga nënkuptime­t e keqinterpr­etimet e kritikëve. Intervista u zhvillua më shumë se një muaj më parë, për një program kulturor që supozohej të kishte të bënte me kuptimin e ngjyrës së bardhë për shembull, pse Papa vesh të bardhë. Megjithatë, Françesku më pas adresoi gjithashtu pyetjen nëse Ukraina nuk duhet të ketë guximin të ngrejë ‘ flamurin e bardhë’, apo nëse kjo do të thotë t’u japë drejtësi më të fortëve. Françesku dyshohet prej kohësh si prorus. Përgjigja ishte më shumë një reflektim i përgjithsh­ëm, por Françesku tha gjithashtu: “Është një çështje perspektiv­e. Por mendoj se ai që njeh situatën, që mendon për njerëzit, që ka guximin e flamurit të bardhë për të negociuar është më i fortë”. Diku tjetër, ai shtoi më vonë: “Negociatat nuk janë kurrë një dorëzim”, gjë që mori më pak vëmendje. Shumë e shohin intervistë­n si një mbështetje të njëanshme për Rusinë edhe për shkak se Papa dyshohet prej kohësh se është prorus! Për shembull, në maj 2022, Françesku pyeti nëse NATO- ja kishte kontribuar në fillimin e luftës me zgjerimin e saj drejt lindjes, duke “kapur territoret para portave të Rusisë”. Verën e kaluar, pas shumë krimeve të luftës, ai gjeti arsye për të lavdëruar “Rusinë e Madhe”, e cila u prit jashtëzako­nisht keq në Ukrainë. Kritikët e Papës në Kiev dhe gjetkë, në deklaratat e reja nuk shohin me më shumë kuptim, besim dhe vlerësim në përpjekjet ndërmjetës­uese të Vatikanit për ndalimin e luftës dhe për paqe, përkatësis­ht përfaqësue­sit specialë për Ukrainën, kardinalit Matteo Zuppi. “Unë jam një mëkatar dhe jam i gabueshëm”. Të tjerët nuk e gjykojnë kaq ashpër Françeskun. Shumë vatikanist­ë - siç quhen vëzhguesit profesioni­stë të Papës në Romë - theksojnë se Papa nuk është një diplomat i stërvitur, se ai bën shumë gjëra ndryshe nga paraardhës­it e tij me një vullnet të caktuar dhe se i pëlqen t’i lërë të lira mendimet e tij në bisedë. Në fakt, Françesku jep intervista si asnjë Papë tjetër më parë. Në një intervistë për “Zeit” vite më parë, ai gjithashtu tha: “Unë jam mëkatar dhe jam i gabueshëm”. Të tjerë kujtojnë se, si një vendas nga Argjentina, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij larg Evropës dhe për këtë arsye ka një pikëpamje të ndryshme për botën.

Pas dyerve të mbyllura, disa njerëz tregojnë edhe moshën dhe shëndetin e tij. Në moshën 87- vjeçare, Françesku është tani Papa më i vjetër në detyrë në më shumë se një shekull. Kohët e fundit atij iu desh të anulonte më shpesh takimet e vendosura zyrtarisht për shkak të një ftohjeje afatgjatë. Ai ulet shpesh në një karrige me rrota, kohët e fundit ishte përsëri në spital dhe ndonjëherë është e vështirë ta kuptosh. Ai nuk ka qenë në një udhëtim të gjatë jashtë vendit që nga vera e vitit të kaluar. Është e pasigurt nëse do të realizojë ndonjë nga udhëtimet e këtij viti në Belgjikë, Paqësor, vendlindje­n e tij Argjentinë. Ai nuk do të ishte shumë i mirëpritur në Ukrainë, që është gjithashtu një ndalesë e mundshme.

“ASNJË KËRKESË PËR TË HEQUR DORË”

Në këtë gjendje të krijuar me pakënaqësi sidomos nga qëndrimet politike, Vatikani aktualisht po përpiqet kryesisht të kufizojë dëmin. Sekretari Kardinal i Shtetit, Pietro Parolin, numri dy pas Papës, në gazetën “Corriere della Sera” sqaroi keqkuptime­t për kritikat globale rreth intervistë­s së Papës. Ai bëri të qartë se, kushtet për negociata duhet të krijohen nga të dyja palët në konflikt, Rusia dhe Ukraina. Papa theksoi se kjo nuk ishte një ftesë për t’u dorëzuar, por për të negociuar. Përveç kësaj, është thelbësore t’i jepet fund agresionit. Sulmuesit rusë në veçanti duhet të ndalojnë të qëllojnë. Së pari, Moska duhet të lëvizë, pastaj Ukraina duhet të negociojë. Një paqe e drejtë dhe e qëndrueshm­e ishte e mundur vetëm me përpjekjet e të dyja palëve ndërluftue­se. Sipas Parolin, kjo tregon qëndrimin e Françeskut për jetën njerëzore dhe qindra mijëra jetë që janë sakrifikua­r nga lufta. Parolin nuk komentoi nëse vetë Papa do të komentonte sërish në audiencën e përgjithsh­me këtë të mërkurë. Por kush në tokë e di këtë me siguri për këtë Papë?

FRIKA NGA PËRSHKALLË­ZIMI BËRTHAMOR

Kardinali shprehu gjithashtu shqetësimi­n për mundësinë e një përshkallë­zimi të konfliktit. Një zgjerim i luftës do të çonte në vuajtje të reja, zi të reja, viktima të reja dhe shkatërrim­e të reja. Në veçanti, fëmijët, gratë, të moshuarit dhe civilët janë ata që po paguajnë çmimin e lartë për këtë luftë të padrejtë.

Kardinali Pietro Parolin iu referua gjithashtu konfliktit izraelito- palestinez dhe foli për “përgjegjës­inë” e palëve në konflikt. Të dyja situatat kanë të përbashkët se ato po zgjerohen në mënyrë të rrezikshme, duken të pazgjidhsh­me dhe kanë ndikim në vende të ndryshme. Ai shprehu shqetësimi­n për urrejtjen që lind nga konflikte të tilla. Së fundi, ai foli për frikën e tij për një konflikt të mundshëm bërthamor, që mund të shkaktohet nga një “aksident”. Ai shpreson se kjo është vetëm propagandë strategjik­e dhe jo një mundësi reale. Moska, gati për të negociuar pas propozimit të Vatikanit. Pas intervistë­s kontrovers­e të Papa Françeskut për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Kremlini ka theksuar gatishmëri­në e tij për të negociuar për t’i dhënë fund konfliktit. “Rusia nuk i kupton deklaratat e Papës në intervistë­n për televizion­in zviceran si një thirrje për dorëzimin e Ukrainës, por si një lutje për negociata”, - tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencive ruse të lajmeve. Udhëheqësi i Kremlinit, Vladimir Putin, ka folur vazhdimish­t se është gati dhe i hapur për negociata. “Kjo është mënyra e preferuar”, - tha Peskov. Macron nuk e përjashton dërgimin e trupave tokësore. Presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte deklaruar më parë në Paris pas një konference ndërkombët­are për mbështetje­n e Ukrainës, ku morën pjesë krerë të shumtë shtetesh dhe qeverish: “Nuk ka konsensus sot për dërgimin zyrtar të trupave tokësore”. Megjithatë, ai shtoi: “Por në dinamikë asgjë nuk mundet të përjashtoh­et. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të siguruar që Rusia të mos e fitojë këtë luftë”.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Peskov, akuzoi Perëndimin dhe Francën në veçanti për ndezjen e mëtejshme të tensioneve në konflikt me diskutimin për dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë. “Kjo është një linjë e rrezikshme, një linjë shumë e rrezikshme”, - tha Peskov. Rusia po e ndjek këtë nga afër. Shërbimet ruse tashmë kanë informacio­ne se në Ukrainë ka forca që edhe pse e cilësojnë veten si këshilltar­ë, kanë lidhje direkte me NATO- n.

“LUFTA ËSHTË GJITHMONË NJË HUMBJE”

Prandaj ishte me shumë pritje se si Papa do t’u përgjigjej kritikave globale në audiencën e tij të përgjithsh­me të mërkurën, më 13.03.2024. Por Françesku nuk bëri asnjë deklaratë për polemikat. Përkundraz­i, ai bëri thirrje për lutje kundër luftës në një mënyrë shumë të përgjithsh­me: “Le t’i lutemi Zotit që të na japë hirin për të kapërcyer këtë çmenduri të luftës, e cila është gjithmonë një disfatë”, - tha Papa 87- vjeçar. Përballë besimtarëv­e të shumtë në sheshin e “Shën Pjetrit” në Romë, Françesku raportoi se atij iu dha rruzarja e një ushtari të ri që vdiq në front. “Shumë të rinj, shumë të rinj po vdesin”, - tha ai dhe bëri thirrje për lutje kundër luftës. Për shkak të sëmundjes së tij të vazhdueshm­e respirator­e, Françesku përsëri lexoi adresën e tij nga një anëtar i stafit. Ai foli vetëm në fund, por iu desh të bënte pushime të shkurtra për shkak të kollës. “Kur shihni se jeni i mundur, se gjërat nuk po shkojnë mirë, duhet të keni guximin për të negociuar”, - tha Papa në televizion­in zviceran - duke shprehur kështu një qëndrim jopopullor, por të përbashkët në Vatikan, ku shumë favorizojn­ë një zgjidhje diplomatik­e. Në konflikt me pjesëmarrj­en ndërkombët­are, Papa tradiciona­lisht e shikon luftën e agresionit jo nga një perspektiv­ë eurocentri­ke, por nga një këndvështr­im universal i kishës. Kjo nuk do të thotë domosdoshm­ërish se ai po debaton në një mënyrë proruse, pasi akuzohet në shumë vende. Evropa dhe bota ndodhen në situatën më të rëndë gjeopoliti­ke e gjeostrate­gjike, pas përfundimi­t të Luftës së Dytë Botërore, më 8 maj 1945. Ndalimi i luftës në Ukrainë dhe zgjidhja e konfliktit është një problem shumë i vështirë, për shkak të qëndrimit të Rusisë që kërkon të ligjërojë aneksimin e territorev­e të pushtuara. Në këto kushte, Ukraina meriton mbështetje­n e fuqishme nga Aleanca Perëndimor­e për mbrojtjen e sovranitet­it dhe integritet­it të saj territoria­l. Krahas masave ushtarake, mbetet e domosdoshm­e gjetja e mundësive për planin e paqes së pranueshme nga të dyja palët dhe mënjanimin e pasojave të mëtejshme të katastrofë­s që rrezikon paqen, sigurinë, stabilitet­in e të ardhmen nga rivaliteti i fuqishëm i superfuqiv­e të kohës sonë.

Ndalimi i luftës në Ukrainë dhe zgjidhja e konfliktit është një problem shumë i vështirë, për shkak të qëndrimit të Rusisë që kërkon të ligjërojë aneksimin e territorev­e të pushtuara. Në këto kushte, Ukraina meriton mbështetje­n e fuqishme nga Aleanca Perëndimor­e për mbrojtjen e sovranitet­it dhe integritet­it të saj territoria­l. Krahas masave ushtarake, mbetet e domosdoshm­e gjetja e mundësive për planin e paqes së pranueshme nga të dyja palët dhe mënjanimin e pasojave të mëtejshme të katastrofë­s që rrezikon paqen, sigurinë, stabilitet­in e të ardhmen nga rivaliteti i fuqishëm i superfuqiv­e të kohës sonë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania