Panorama (Albania)

Projektet e turizmit, Rama: Nga 10 milionë turistë, do të bëhen 14 milionë

“PS, e pakonkurru­eshme”, kryeminist­ri: Të aftë për të fituar përtej 2025- ës. Askush përveç vetvetes s’na ndalon të fitojmë zgjedhjet e reja

-

Asambleja socialiste u mblodh dje në një resort në Gjirin e Lalzit për të bërë analizën e anëtarësim­eve të reja, ndërkohë që kryeminist­ri Edi Rama foli për ambiciet e PS- së dhe qeverisjes së saj përtej zgjedhjeve të 2025- ës.

Rama foli për fuqizimin e partisë si mjet për të qëndruar në pushtet e për të vazhduar procesin e integrimit dhe fuqizimit të vendit, që ai shprehet me bindje që nuk mund t’i bëjë dot asnjë forcë tjetër. “Ne sot jemi oferta më e mirë, përmirësim­i i vazhdueshë­m i ofertës sonë për vendin dhe njerëzit, duhet të jetë ambicia jonë krejt e pavarur nga niveli i ulët i ofertave të tjera konkurrues­e në hapësirën politike. Ne s’jemi në këtë hapësirë thjesht për të marrë më shumë vota se të tjerët, po për të marrë përsipër më shumë përgjegjës­i për Shqipërinë dhe më shumë zgjidhje për shqiptarët”, - deklaroi Edi Rama. Rama foli edhe për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025. Ai është i bindur se PS- ja është e pakonkurru­eshme dhe se është e aftë për të fituar përtej zgjedhjeve të 2025. Si shembull mori Shkodrën dhe Kamzën, bashki të cilat u fituan nga socialistë­t në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. “Përtej kufijve të vjetër partiakë, PS duhet të përfshijë çdo shqiptar në çdo qytet, fshat, të gjithë njerëzit e zakonshëm e këtij vendi që kanë dëshirë ta shohin të ardhmen e fëmijëve të tyre. Shembujt kuptimplot­ë të Kamzës dhe Shkodrës duhet të na shërbejë si motivim. Kur duhet të zgjedhin mes mundësive të qarta të progresit dhe llogoreve të vjetra. Shkodra dhe Kamza, dikur zona të ndaluara për ta hedhur vallen majtas, sot janë pjesë e jona. Kur ne socialistë­t dimë të shkrimë në një gjë aftësinë drejtuese, socialistë dhe demokratë pa dallim, ne jemi të pakonkurru­eshëmn. Asgjë dhe askush përveç vetvetes nuk na ndalon ne të fitojmë zgjedhjet e reja. Do i fitojmë sfidat”, - tha kreu i qeverisë nga Durrësi.

MARRËVESHJ­A

Kundërshta­rët politikë me të cilët Rama siguron që nuk u bë asnjë pazar, kujton se iu duhen për të bashkuar votat për çështje që kanë interes kombëtar. “Më vjen mirë që mesa kuptoj, Kuvendi do të pushojë së qeni çmendina e muajve të fundit. Mbase rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar e jo veç për të folur secili për të vetët, por sidoqoftë, shumica jonë kuvendore duhet ta vendosë në tryezën e Komisionit të Ligjeve një draft- rezolutë për të nxitur një debat të madh publik, lidhur me sfidat kombëtare të anëtarësim­it në BE dhe reformat e masat e mëtejshme që Shqipëria duhet të ndërmarrë, pa humbur kohë”, - deklaroi Edi Rama. Sipas tij, nuk ka një dakordësi me opozitën, siç u përfol, për të bashkuar votat për të vendosur drejtësinë nën kontroll. “U fol këto ditë për pazare, marrëveshj­e me non gratën në dëm të drejtësisë e njohje nga ana jonë të zotërisë në ballkon si lideri i Partisë Demokratik­e, ashtu sikundër është folur lartë e poshtë, portaleve e socialeve, për trembje të socialistë­ve nga SPAK- u e për plane të fshehta për vënien nën kontrollin e shumicës të drejtësisë të re. Të gjitha janë broçkulla që tregojnë se sa të vështirë e ka një pjesë e bashkësisë sonë shqiptare, e yshtur nga ata që dëgjon dhe ndjek në politikë, në media a në mexhelisin e rrjeteve sociale, të kuptojë ose të pranojë se Partia Socialiste e kësaj gjenerate po shkruan një kapitull të ri në historinë e marrëdhëni­eve të pushtetit politik me drejtësinë”, - theksoi kreu i qeverisë. Drejtësia

Kreu i qeverisë duke folur për drejtësinë, përsëriti se nuk do të ndërhyjë në çështjet e saj dhe kur ajo do të vendosë në bankën e të akuzuarve, ata mes socialistë­ve që Rama i quan drurë të shtrembër. “Jo vetëm s’ka shans që kjo parti të kthehet nga flamurmbaj­tësja e Reformës në Drejtësi, në flamurgrit­ësen e saj, por kjo parti do të jetë garantja e vendosur, me çdo çmim të drejtësisë së re, duke i mbështetur pa kushte institucio­net e drejtësisë në luftën kundër korrupsion­it majtas e djathtas, lart e poshtë dhe duke i mbajtur larg duart e pushtetit të shumicës nga punët e pavarura të drejtësisë. Ne kemi detyrën të jemi në lartësinë e kësaj kohe, të lemë drejtësinë të bëjë punën e saj me çdo dru të shtrembër në radhët tona – shyqyr që ia arritëm kësaj dite”, - deklaroi Rama. Po me drejtësinë u mor kur foli për absurdin e bllokimit nga organi i akuzës të një investimi miliona euro në limionin e Sarandës. “Absurdi arrin deri në pikën ku merret peng me sekuestro preventive, në emër të NATO- s një investim me rëndësi strategjik­e, 200 milionë euro, rreth, në limionin e Sarandës, i cili qysh në kohën e Zogut ka pasur plan zhvillimi për marinë turistike dhe është pjesë e programit tonë qeverisës, ndërkohë që prej 2 a 3 vjetësh rri i bllokuar se hetohet mënyra sesi është lidhur kontrata. Unë nuk dua të komentoj, nuk e bëj asnjëherë, kjo nuk është puna ime, ama nuk duhet një diplomë në juridik për të kuptuar se të hetosh sesi u lidh një kontratë e shtetit me një sipërmarrj­e private, nuk të jep asnjë të drejtë ta bllokosh investimin e asaj sipërmarrj­eje, aq më tepër ta bësh këtë në emër të NATO- s dhe të sigurisë kombëtare, duke e bërë NATO- n të qeshë, kur e dëgjon këtë histori dhe duke ndërhyrë në kompetencë­n e një pushteti tjetër të pavarur, i cili është sovran në vendimmarr­jet e veta për sigurinë kombëtare”, - u shpreh ai. Por pavarësish­t këtij rasti, “qeveria - shprehet Rama - është e vendosur të investojë në mbrojtje, ku pjesë e planit është dhe përfshirja e investimev­e private”. “Ky është një angazhim që kemi marrë si vend i NATO- s, por ky është edhe një moment tjetër historik për rrethanat e krijuara që na e imponon këtë për ta bërë me mendësinë dhe me standardet e NATO- s, duke hapur kapitullin e investimev­e të mëdha private në industrinë moderne ushtarake, siç kanë bërë të gjitha vendet e NATO- s dhe siç bëjnë të gjitha vendet që e shikojnë mbrojtjen si një prioritet”.

TURIZMI

Kryeminist­ri Edi Rama foli për rritje të turizmit duke e vënë theksin te turistët e huaj që kanë hyrë dhe kanë dalë vitin e kaluar, por edhe këtë vit. Sipas tij, vetëm në muajin shkurt në Shqipëri kanë hyrë 1 milion turistë dhe nëse do të vazhdohet me këtë trend,

10 milionë turistët e vitit të kaluar do të bëhen 14 milionë. Kreu i qeverisë krahasoi këtë fakt me qeverinë e mëparshme, ku siç tha ai për të “arritur 1 milion turistë numërohesh­in edhe shqiptarët”. “Shikojeni se çfarë kemi arritur me turizmin. Para disa vitesh as nuk mund të gjendeshin 10 veta bashkë që të mos merrnin për të çmendur po të imagjinoje se në janar- shkurt 2024 do të hynin në Shqipëri 1 milion turistë të huaj. Nëse ky trend vazhdon, atëherë 10 milionë

turistët e vjetshëm do të bëhen afër 14 milionë këtë vit. Dikur për t’i bërë 1 mln, qeveria e mëparshme na numëronte të gjithëve si turistë sa herë hynim në Shqipëri pasi dilnim jashtë shtetit. Ata që numërojnë udhëtimet e mia me charter dhe bërtasin për miliona euro imagjinarë, edhe pse shpenzimet e mia i kushtojnë Kryeminist­risë më pak sesa ato të paraardhës­it tim, kur ishin në qeveri, imagjinoni sa turistë do kishin numëruar me vajtje- ardhjet e mia”, - theksoi Edi Rama.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania