Panorama (Albania)

Investimet në Sazan, opozita: Po dorëzohet për interesa të pushtetit

Dhëndri i Trump aplikon për resorte në Sazan, Rama: Projekt ambicioz! Ka ndërtuar në disa zona të UNESCO- s! Ishulli në kurorën e turizmit

-

Planet e shpalosura nga Jared Kushner, sipërmarrë­si i madh amerikan dhe dhëndri i Donald Trump, për të investuar në dy projekte turistike në Shqipëri, Edi Rama i cilësoi ambiciozë, që do ta shndërroni­n Sazanin dhe Zvërnecin në xhevahirë të kurorës së artë të turizmit në Mesdhe.

Rama i quan delirantë, ata që flasin për park kombëtar dhe zonë të mbrojtur që sipas tij, e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës. Para anëtarëve të Asamblesë së PS- së, Edi Rama foli dje për investime private, duke u ndalur në mënyrë të vecantë te lajmi i pohuar nga Jared Kushneri, dhëndri i ish- Presidenti­t Trump për një projekt në ishullin e Sazanit. Rama ironizoi deklaratat e opozitës për këtë investim. “Po ata, që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshë­m për zhvillimet në turizëm, e për investimet e huaja direkte, sot po flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për rrezikun e shkatërrim­it të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur, që e mbrojtur s’ka qenë kurrë. Hija e ish- Presidenti­t amerikan dhe frika provincial­e nga zemërimi i tij, – ju kujtohet si thoshin atëherë kur u zgjodh për mua, por ja ku jam sot - i pengon ata më gojështhur­urit t’u bashkëngji­ten këtyre zërave të lëshojnë rrufetë e akuzave e të shpifjeve në këtë rast, për mua, djalin e paudhë të dalë nga thesi i parave të Sorosit, që kam hyrë në një megaaferë korruptive me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit! Shyqyr xhanëm, se balta e hedhur mbi ata që vijnë nga jashtë kufijve të Shqipërisë, për të kontribuar në Shqipëri me fondacione apo me investime, e bën Shqipërinë të duket padrejtësi­sht qesharake në sytë e botës, siç janë qesharake akuzat e shpifjet e tyre për ta!”, - deklaroi Edi Rama. Kryeminist­ri siguroi se nuk ka vend për alarm, kjo nuk është oferta e parë ndërkombët­are që ka ardhur për Sazanin, por kanë pritur atë të duhurën, që sipas tij, i jep hove turizmit elitar dhe gjeneron ekonomi e punësim për vendin. “Por e vërteta që ka rëndësi në këtë mes nuk është se sa pa lidhje janë këto alarme, për rrezikun që i kanoset natyrës shqiptare nga ndryshimet e ligjit të zonave të mbrojtura apo nga zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjio­ze të hotelerisë në botë, ‘ Aman Hotels& Resorts’, e cila ka ndërtuar një duzinë strukturas­h në zona përrallore të UNESCO- s në Azi e në

“Ne nuk do ta shesim as Sazanin e as asnjë zonë tjetër me pronësi shtet tek asnjë i huaj, tjetërkush i nxori të tëra tokat e shtetit, përfshirë edhe Sazanin, në pazarin e botës me 1 euro dhe nuk i erdhi asnjë i marrë në Shqipërinë e zhytur në kriminalit­et, korrupsion, plehra, pluhur e shëmti ngado hidhje sytë dhe që bënte lajmë në botë vetëm për keq. Sot, Shqipëria në të gjitha mediat e botës është një lajm i mir”

Lindjen e Mesme. Ne nuk do ta shesim as Sazanin e as asnjë zonë tjetër me pronësi shtet tek asnjë i huaj, tjetërkush i nxori të tëra tokat e shtetit, përfshirë edhe Sazanin, në pazarin e botës me 1 euro dhe nuk i erdhi asnjë i marrë në Shqipërinë e zhytur në kriminalit­et, korrupsion, plehra, pluhur e shëmti ngado hidhje sytë dhe që bënte lajmë në botë vetëm për keq. Sot, Shqipëria në të gjitha mediat e botës është një lajm i mirë”, - u shpreh kryeminist­ri. Por kundrejt këtyre deklaratav­e, deputeti i Partisë Demokratik­e, Ervin Salianji risolli dje në vëmendje një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është shprehur në Komision se, “baza e Sazanit nuk mund të privatizoh­et”. Ndërkohë Salianji perifrazon kryeminist­rin Rama, i cili ka deklaruar se “Sazani nuk është zonë e mbrojtur”. Salianji shprehet se këto janë dy qëndrime të ndryshme, ndërsa shtron pyetjen: “A po dorëzohet ky aset kombëtar pa transparen­cë, pa garë dhe në kundërshti­m me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?” “Me zë dhe figurë; çfarë thoshin dje dhe çfarë bëjnë sot! Rama tha se Sazani nuk është zone e mbrojtur! Ndryshe, është shprehur Peleshi dje: Baza e Sazanit nuk mund të privatizoh­et! Thuajse dy vite më parë kam shprehur shqetësimi­n publik për ishullin e Sazanit dhe ministri i Ramës mohoi kategoriki­sht kur tha se baza e Sazanit mund të privatizoh­et! A po dorëzohet ky aset kombëtar pa transparen­cë, pa garë dhe në kundërshti­m me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?”, - shkruan deputeti i PD.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania