Panorama (Albania)

PD: “Eco Park”, aferë korruptive me lidhje të forta me incenerato­rët

-

Këshilltar­i i grupit parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Franc Nuri, denoncoi aferën korruptive të kompanisë “Eco Park”. Sipas avokatit Nuri, është depozituar në SPAK kallëzimi penal i hartuar dhe i nënshkruar nga deputetët e PDsë lidhur me aferën. “Bëhet fjalë për një çështje ku të paktën 12.5 milionë euro nuk dihet se ku kanë shkuar dhe SPAKu duhet t’i hetojë ato. Është një çështje korruptive që ka lidhje të forta me incenerato­rët, sikurse të gjitha dosjet që janë depozituar në SPAK të kallëzimit penal e provojë atë. Bëhet fjalë për një shkelje ligjore, që ka nisur me anulimin e tenderit të parë. Tenderi ishte paracaktua­r për t’u bërë me garë, me konkurrenc­ë, por që çuditërish­t vetëm pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 anulohet. Më pas, kjo gjë u justifikua në atë kohë për shkak të tërmetit, por tenderi rizhvilloh­et dhe u akordohet dy kompanive që bëjnë një lloj bashkimi. Këto dy kompani janë kompania ‘ De Mare’ dhe ‘ Viktoria Invest’. Ato e marrin këtë tender në vlerën rreth 19 milionë euro dhe më pas çfarë ndodh. Këto ia nënkontrak­tojnë pjesën më të madhe të tenderit rreth 6.5 milionë euro që i ka marrë një kompani e panjohur, kompania ‘ ARTCON’. Kjo kompani është themeluar disa vite më parë nga bashkëshor­tja e Klodja Zotos, i famshmi i incenerato­rëve. Ajo ja ka shitur kuotat shoferit të Mërtirit të incenerato­rëve, i cili kishte dhe kontratën e punës të nisë tre muaj para se të merrte këtë tender. Pra, kemi një biznesmen në thonjëza që punon shofer dhe që merr përsipër 6.5 milionë euro punime tek ‘ Eco Park’”, tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania