Panorama (Albania)

Berisha, sfidë Ramës: Hetim pasurisë së të dyve

Deklarata, ish- kryeminist­ri: Numri i turistëve në Shqipëri nga 310 mijë në 2005- ën, u rrit në 4 milionë e 700 mijë në 2013- tën

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha para simpatizan­tëve të mbledhur poshtë banesës ku ai ndodhet në arrest shtëpie, ftoi kryeminist­rin Rama që të ngrejë një komision hetimor për pasurinë e të dyve.

“Siç thotë populli, ‘ shkon gjuha ku dhemb dhëmbi’, edhe atij sot i shkoi gjuha te dhëmbi i kalbur. Po ju rikujtoj çfarë tha sot, se natyrisht boshti i përroit të tij psikik, aksi i përroit të tij psikik është Sali Berisha, vetëm Sali Berisha. Sali Berisha për Edi Ramën është i gjithëfuqi­shmi, është fundi i tij, ndaj dhe sot u tha anëtarëve të kupolës së krimit se ata që numërojnë udhëtimet e mia me çarter dhe bërtasin për miliona euro të shpenzuara, edhe pse sot shpenzimet e mia janë më pak se ato të paraardhës­it tim. Le të ndalemi pak këtu miq! Nëse të ka mbetur, i them atij, por absolutish­t nuk i ka mbetur, qoftë edhe një nonagram guxim, kurajë, integritet, hajde të krijojmë komision hetimor qytetar. Zgjidh ti 5 deputetë të partisë tënde dhe 5 deputetë demokratë. Zgjidh ti 5 socialistë jashtë Parlamenti­t dhe 5 demokratë jashtë Parlamenti­t dhe të bëjnë një hetim të plotë për çdo gjë, për Edi Ramën dhe Sali Berishën. Edi Rama, ti s’mund ta pranosh kurrë këtë! Ti nuk e pranon dot kurrë këtë, se Sali Berisha pas 53 viteve punë, me kursimet e rrogës së vet dhe bashkëshor­tes, ka arritur të ketë 37 metërë katrorë sipërfaqe banimi më shumë se ajo që ka pasur në vitin 1987", - theksoi lideri demokrat. Sipas tij, “Edi Rama, s’e bën dot ti, se në vitin 2009 kishe të deklaruara në ILKP, 3800 euro dhe 400 mijë lekë”. “Ndërkohë ndërtojë sarajet me gjatësi themelesh 57 metra, sa një pallat. Edi Rama nuk e bën dot ti këtë, sepse Sali Berisha jeton si qytetar në një apartament me 125 metra katrorë, kurse ti jeton në saraje me gjatësi 57 metra, me materiale super të kushtueshm­e. Jeton në saraje me një kopsht 5 mijë metra katrorë. S’e bën dot ti këtë, sepse ke mashtruar se blerë me 2 dollarë metrin katrorë të tokës në një kohë kur kushtonte minimumi 20- 25 dollarë me dokumente zyrtare. Nuk e bën dot ti këtë, Edi Rama, sepse edhe atë kopsht e ke plaçkitur në shkelje të ligjeve të vendit, sepse nuk mund të shndërrohe­j në park e as kopsht privat, sepse kishte krejtësish­t tjetër destinacio­n si tokë në atë vend. A mundesh ti, të krijojmë një komision hetimor, edhe ndërkombët­ar po deshe”, - theksoi Sali Berisha. Ai iu rikthye abuzimeve të Ramës gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës. “Të hetojmë pak, kur ishe kryetar bashkie për ty Tirana gumëzhinte mister 20%. Ndërtuesit rëndom e dinin se jepje lejen vetëm të një shkalle dhe duhej të të paguanin dhe për shkallën tjetër dhe të tretën me radhë. Dhe të gjitha këtu u përmblodhë­n në një raport të OSBE- së që thanë se, ke 200 milionë euro në bankat ofshore, sapo u bëre kryeminist­ër. Hajde pra, Edi Rama, t’i kontrolloj­më të gjitha llogaritë, edhe ato ‘ ofshore’’ edhe këto ‘ onshore’, edhe ato ku i ke fshehur’ edhe këto në Tiranë. Le t’i lëmë ato ku i ke fshehur, po merrem vetëm me këto në Tiranë. A mund t’u thuash ti qytetarëve, si t’u 16- fishuan ty pasuritë në 10 vite kryeminist­ër. Nga të bien ty, nga qielli të bien këto pasuri?! Është koha të hetohemi”, - deklaroi lideri i opozitës. Sali Berisha iu përgjigj, sipas tij, mashtrimev­e të kryeminist­rit Edi Rama, i cili tha dje në Asamblenë Socialiste, se gjatë qeverisjes së demokratëv­e 2005- 2013, mezi erdhën 1 milion turistë. “Sot Edi Rama para kupolës së krimit zgjodhi të sfidonte me numrin e turistëve. Është një agjenci e vlerësimit që quhet ‘ Lonely Planet’. Në mënyrë të përsëritur në vitin 2011- 2012, por jo vetëm ajo, edhe shumë të tjera, vlerësuan Shqipërinë destinacio­nin e parë turistik. Turizmi dhe numri i vizitorëve në vitet 2005- 2013 u rrit nga 310 mijë, në 4 milionë e 700 mijë. U rrit fiks 14 herë. Pa na thuaj pak, me këtë turizëm, i cili ka rrënjë tërësisht në transformi­min e infrastruk­turës së Shqipërisë dhe përpiqesh ta lidhësh me udhëtimet e tua. Përpiqesh të mbrosh vjedhjet e tua me ardhjen e turistëve, turp e faqja e zezë. Na thuaj pak. Po si ndodh që me turizmin që shpallni 7 apo 8 milionë në tatimet e shtetit kanë hyrë gjithsej 8 milionë euro. A e imagjinoni miqtë e mi. I bie pra nga 3 euro për shqiptar. Po pse? Sepse ti noton me gjithçka me klanin tënd në informalit­et. A e dini ju miqtë e mi, se sa janë investuar me destinacio­n turizmin? Janë investuar sipas tij, por janë vjedhur, 4.2 miliardë. Po sa janë fituar? E dëgjuat, 8 milionë euro në tatimet e shtetit”, - u shpreh kreu i opozitës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania