Panorama (Albania)

Basha, përgjigje Ramës: PD, kundër kastës së vjetër të dinozaurëv­e të korrupsion­it

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e zyrtare, Lulzim Basha, e quan pazar me Sali Berishën, dakordësin­ë e arritur mes PS dhe ‘ Rithemelim­it’ për rikthimin e jetës parlamenta­re. Me anë të një postimi në ‘ Facebook’, Basha shprehet se ky është një pazar edhe që kriminelet të garojnë në zgjedhje. Rama hodhi poshtë pretendime­t e pazareve mes qeverisë dhe ‘ Rithemelim­it’ dhe deklaroi se ka ardhur koha që të zhvillohet një debat publik lidhur me rrugën e anëtarësim­it të Shqipërisë në BE. Basha shkruan se ‘ pazari për të mbrojtur plaçkën e ndryshimev­e kushtetues­e të vitit 2008 është i qartë’ dhe shoh se Rama së bashku me Berishën duan të zhbëjnë ligjin e dekriminal­izimit, duke u hapur rrugë personave me precedentë penal dhe zyrtarëve të dënuar për korrupsion, që të kenë mundësi të kandidojnë në zgjedhjet e radhës. “Nuk është marrëveshj­e për anëtarësim­in në BE, por është pazar i pastër mes rrangallev­e të vjetra të tranzicion­it, që duan të mbajnë peng Shqipërinë, duke ruajtur monopolin e sistemit, sepse vetëm ashtu mund të mbajnë njëri- tjetrin, sipas lojës 35- vjeçare, që i yti mishin të ha, por kockën ta ruan. Sot nuk ka shqiptar që beson përrallat e Edi

Ramës, i cili një ditë i quan idiotë ata që akuzojnë se po bën pazar, ndërsa të nesërmen vetë zyrtarizon pazarin me Sali Berishën, të cilin, kur s’i duhet e quan ‘ non grata’, ndërsa kur i hyn në punë, e quan partner për jetën parlamenta­re. Pazari për të mbrojtur plaçkën e ndryshimev­e kushtetues­e të vitit 2008 është i qartë, por përveç kësaj, së bashku ata duan edhe të zhbëjnë ligjin e dekriminal­izimit, duke u hapur rrugë personave me precedentë penal dhe zyrtarëve të dënuar për korrupsion, që të kenë mundësi të kandidojnë në zgjedhjet e radhës. Edi Rama ka treguar se pa bashkëpuni­m me krimin e organizuar nuk mund të fitojë dot. Ashtu sikurse të dy janë të interesuar për t’i bërë presion drejtësisë së re, e cila ka premtuar se nuk do të kursejë askënd, pavarësish­t hierarkisë apo pozicionit të lartë shtetëror. Partia Demokratik­e është e vendosur për një koalicion të gjerë me qytetarët dhe me të gjithë faktorët politikë që duan një Shqipëri të njerëzve dhe për njerëzit kundër kastës së vjetër 35vjeçare të dinozaurëv­e të korrupsion­it.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania