Panorama (Albania)

Gazetarja Lala: Tenderat e rrugëve do të ndëshkojnë edhe zyrtarë të tjerë

Arrestimi i Evis Berberit, Skuadra e Posaçme Operaciona­le e ka përgjuar dhe vëzhguar përgjatë ditëve të fundit kur shkonte në punë

-

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në “News 24” ka zbuluar detaje lidhur me arrestimin e Evis Berberit, kreut të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Ajo zbuloi se kreu i ARRSH ishte nën vëzhgim nga Skuadra e Posaçme Operaciona­le për të shmangur një largim të mundshëm të tij. Duke u ndalur te dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, Lala tha se në vitin 2018, Berberi ka blerë një kompani nga Valter Begaj për shumën 800 euro. Në atë moment, ajo tregoi se Berberi është katapultua­r në administra­të, duke u bërë këshilltar dhe një nga njerëzit më të besuar të ministres Belinda Balluku. Kompania në fjalë më pas është shitur për 500 mijë euro te shtetasja Brunilda Buli, e cila e ka shitur te Valter Begaj për 1.7 milionë euro. Ky i fundit e ka shitur te shtetasi Ervis Lami, i cili përfundimi­sht e ka rishitur te Begaj për zero lekë. Evis Berberi më pas u katapultua në Agjencinë e Eficencës së Energjisë, ku ka firmosur tre tendera për Valter Begajn, për të cilin ai ka qenë edhe punonjës në një kompani të tijën. Po ashtu, ajo tha se në zbardhjen e vendimit nga gjykatësja janë përdorur vetëm një pjesë e bisedave të Berberit dhe personave të tjerë të dyshuar, duke theksuar se ka shumë detaje dhe biseda, të cilat nuk janë bërë publike.

“Skuadra e Posaçme Operaciona­le e ka përgjuar dhe vëzhguar Evis Berberin përgjatë ditëve të fundit kur ai ka shkuar në punë. Hetimi ka nisur në shtator të vitit të kaluar nisur nga disa indicie të publikuara në media. Ditët e fundit për të shmangur një largim të mundshëm, edhe pse nuk ka pasur, Skuadra e Posaçme Operaciona­le e ka mbajtur në vëzhgim. Për t’u ndalur te dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, në vitin 2018 ai bleu një kompani nga Valter Begaj për 800 euro, kompania DAAM. Në atë moment katapultoh­et në administra­të dhe bëhet njeriu më i besuar i ministres Balluku duke qenë këshilltar i saj dhe këtë kompani e shet më pas për 500 mijë euro te Brunilda Buli dhe kjo e shet te Valter Begaj për 1.7

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania