Panorama (Albania)

KLSH- ja ka ngritur dyshime për udhëtimet jashtë vendit të Belinda Ballukut

-

Ministrja Balluku nuk justifikon me letra as udhëtimet jashtë vendit, të cilat ngrenë dyshime nëse kanë qenë për turizëm, apo për punë me taksat e shqiptarëv­e? KLSH- ja pas auditimeve të kryera ka theksuar se nuk ekziston asnjë dokument zyrtar për udhëtimet e Ballukut. Në shtator 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të publikonte një raport për Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjisë për periudhën nga 1 gushti 2018 deri në 31 dhjetor 2021. Një detaj i rëndësishë­m që bie në sy nga raporti janë udhëtimet e Ballukut dhe stafit, ku KLSH- ja zbulon se Ministria e Infrastruk­turës nuk ka dorëzuar dokumentet që provojnë takimet zyrtare, për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombët­are.

SIPAS KLSH MIE:

“Në të gjithë urdhërshpe­nzimet e blerjes së biletave të transporti­t ajror ndërkombët­ar të përzgjedhu­ra për t’u audituar nga grupi i auditimit, si dhe në disa urdhërpage­sa të shërbimeve­dieta jashtë vendit të punonjësve, të likuiduara nëpërmjet arkës, u konstatua mungesa e ftesës së vendit pritës”. Si pasojë, mungesa e dokumentac­ionit për ftesën është në kundërshti­m me ligjin, rrjedhimis­ht kemi dyshime për shpërdorim të parave publike për udhëtimet jashtë vendit. Përveç mungesës së dokumentac­ionit, nga auditimi i KLSH- së evidentohe­n shkelje ligjore që ngarkojnë me përgjegjës­i Ministrinë e Infrastruk­turës, kryesisht ministren Belinda Balluku dhe paraardhës­in e saj, Damian Gjiknurin. Kujtojmë se në 17 Janar 2019, në këtë post është emëruar Balluku, duke përfshirë më së shumti në auditim periudhën që institucio­ni është drejtuar nga kjo e fundit.

PJESË NGA RAPORTI I

KLSH:

“Subjekti i audituar ( MIE), në disa raste nuk ka vepruar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, të cilat kanë shërbyer si kritere vlerësimi, duke u evidentuar mangësi në përcaktimi­n e kritereve të vendosura në procedurat e prokurimit, në monitorimi­n dhe zbatimin e kontratave, mangësi në zbatimin e kontratave koncesiona­re; mangësi në vlerësimin nga “Komisionet e Vlerësimit të Aplikimeve për miratimin e impianteve fotovoltai­ke/ eolike”

Për më tepër, raporti evidenton parregulls­i në plotësimin e pasqyrave financiare dhe zbatimin e ligjeve në fuqi. Balkanweb milionë euro, ky e shet tek Ervis Lami dhe ai ia rishet Begajt për zero lekë. Në këtë kohë Berberi nga këshilltar i Ballukut katapultoh­et në Agjencinë e Eficencës së Energjisë ku ka firmosur tre tendera për Valter Begajn. Ai ka qenë edhe punonjës i një prej kompanive të Begajt dhe kishte qenë në cilësinë e punëmarrës­it me të.

Ditët e fundit për të shmangur një largim të mundshëm, edhe pse nuk ka pasur, Skuadra e Posaçme Operaciona­le e ka mbajtur në vëzhgim. Për t’u ndalur te dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, në vitin 2018 ai bleu një kompani nga Valter Begaj për 800 euro, kompania DAAM.

HETIMET

Janë duke u parë lidhjet telefonike dhe në Ministrinë e Infrastruk­turës nuk janë marrë vetëm celularët e të dyshuarve, por edhe celularë të tjerë. Në atë kohë është menduar se nuk kishin përgjime. Bisedat janë të pafundme. Tenderat e rrugëve do të ndëshkojnë edhe zyrtarë të tjerë të lartë, më lart se Berberi.

Brenda administra­tës ka presion të jashtëzako­nshëm. Kreu i SPAK ka thënë se ka zero sinjalizim­e nga doganat dhe tatimet, ndërsa këto institucio­ne kanë departamen­te për ruajtjen e tyre. Duket se këto struktura punojnë nën presion. Në zbardhjen e vendimit nga gjykatësja janë përdorur vetëm një pjesë e bisedave të zotit Berberi dhe personave të tjerë të dyshuar. Përmendet ministri, një deputet socialist. Ka shumë detaje dhe biseda të cilat nuk janë bërë publike”, - zbuloi gazetarja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania