Panorama (Albania)

Ekzekutimi mafioz i Gentjan Bejtjas, shoqërohen të fortët e Fushë- Krujës

Lihen të lirë të gjithë eksponentë­t kriminalë që u morën në pyetje për ngjarjen, policia ndjek nga Sauku, në Vlorë e Shkodër Elion Haton

-

Kur kanë kaluar tri ditë nga ngjarja e rëndë që tronditi vendin, Policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk kanë ende një emër të dyshuar që lidhet me vrasjen e Gentjan Bejtjes.

Grupe të policisë speciale shkuan në FushëKrujë e në të gjithë zonën edhe pasditen e së shtunës, 24 orë pas krimit të rëndë, rinisen krehje zone, por ishin shumë vonë për të rënë në gjurmët e atentatorë­ve që i morën jetën shënjestrë­s së tyre në shtëpinë e tij. Vrasja e paralajmër­uar e Gentjan Bejtjes bëri që policia të ndiqte persona të skeduar e për pasojë pretendoi se kishte rrethuar në Sauk Elion Haton, të riun nga Shkodra që ndiqet si i dyshuar edhe për masakrën e ndodhur në lokalin në pronësi të familjes së Fation Muratit. Por Hato nuk u gjend në atë automjet e për pasojë policia e gjurmoi deri në Vlorë dhe më pas në Shkodër, duke lënë të kuptohet se i riu po kërkoi për ngjarjen e rëndë të së premtes në Larushk. Por jo vetëm që Hato nuk u vu në pranga, por Policia nuk ka mundur të zbulojë asnjë gjurmë të vrasësve. Nga ajo që u mësua një ditë pas atentatit, është theksuar se në vrasje kanë marrë pjesë 4 persona, tre prej të cilëve kanë hyrë në shtëpi nga porta kryesore, ndërsa personi i katërt ka qëndruar në automjet duke pritur shokët të kryejnë krimin. Ata janë larguar më pas drejt fshatit Hasan, ku dogjën makinën dhe lanë brenda edhe tri armët tip kallashnik­ov me të cilat i morën jetën Gentjan Bejtjes.

HETIMET

Grupi hetimor ka në duar dosjet e viktimës nga ku pritet të gërmohet për të shkuar së paku te pistat ku do të fokusojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Policia dhe prokuroria kanë qenë tejet të rezervuara në lidhje me nxjerrjen e të dhënave në lidhje me punën për zbardhjen e krimit të rëndë, bëhet me dije se një pjesë e mirë e personave që njihen prej tyre si eksponentë kriminal janë shoqëruar, marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë. Janë një sërë emrash të dyshuar për një sërë krimesh që janë listuar edhe kësaj here, por që deri më tani nuk ka asnjë person të mbajtur në pranga. Sipas të dhënave konfidenci­ale bëhet me dije se policia ka kërkuar të marrë në pyetje edhe dy vëllezërit, Durim dhe Valter Bami, por sipas të dhënave ata nuk kanë qenë në banesë. Vëllai më i vogël ka qenë në arrest shtëpie, por policia nuk ka dhënë asnjë informacio­n në lidhje me vendndodhj­en e tij. Ai ishte personi i dyshuar edhe për atentatin e 4 korrikut të një viti më parë, ku Gentjan Bejtja u shënjestru­a bashkë me fëmijët në makinë. Viktima e së premtes kishte zbritur pak çaste më parë, pa e ditur se atentatorë­t e tij i kishin zënë pritë te hyrja. U qëllua mbi makinën e tij, ku iu plagosën dy fëmijët dhe u vra daja i tyre, por policia e vuri në pranga Valter Bamin, i cili nuk e pranoi krimin. Ai u akuzua për armëmbajtj­e pa leje dhe u lirua pak kohë më parë nga gjykata. Policia dhe as prokuroria nuk dhanë asnjë version në lidhje me atë atentat që desh iu mori jetën edhe dy fëmijëve të Bejtjes, ndërsa vrasësit në pritën e së martës nuk gabuan, por e eliminuan shënjestrë­n e tyre, sapo ai hyni në shtëpi. Policia ka nisur mbledhjen e pamjeve filmike të ndonjë kamere që gjendet në aksin nacional Kamëz- Fushë- Krujë. Janë marrë në pyetje familjarët e viktimës, të cilët kanë treguar se personat kanë qenë të veshur me uniforma si të policisë, por grupi hetimor nuk ka mundur të marrë asnjë detaj tjetër në lidhje me pamjet fizike të vrasësve.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania