Panorama (Albania)

Të arrestuari­t, babait të 7 fëmijëve i mbaron afati i paraburgim­it, ‘ harrohet’ në qeli

-

Ardian Kastrati është një arrestuar në kuadër të një operacioni masiv antidroge. Arrestimi i tij në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal, sipas të dhënave, është kryer më 10 mars të vitit 2022. Kastrati i datëlindje­s 1969, nga Shkodra, mësohet se është lënë në arrest me burg 2 ditë më pas nga gjykata, pasi ai ishte arrestuar me atë masë sigurimi paraprak. Prej asaj dite e deri më sot ai mbahet nën këtë masë sigurimi personal, ndërkohë që pak ditë më parë ai iu drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për tejkalimin e afateve të paraburgim­it që në dhjetorin e vitit të kaluar. Kërkesën e depozituar prej tij, gazeta “Panorama” e posedon të plotë, ndërkohë që në të cilësohen jo vetëm akuzat dhe mohimi i tij për gjithçka për të cilën hetohet dhe gjykohet, por edhe për seancat gjyqësore që janë zhvilluar që në momentin kur ka nisur gjyqi ndaj grupeve të arrestuara për prodhim dhe shitje narkotikës­h, grup i strukturua­r kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturua­r kriminal. Sipas kërkesës së bërë nga i arrestuari, për të tri këto vepra penale sipas Prokuroris­ë së Posaçme, bën me dije se dosja ka shkuar në gjykatë për gjykim me datë 4 dhjetor të vitit 2022 dhe që prej asaj date, Kastrati ka qenë i pranishëm në të gjitha seancat gjyqësore. Sërish nga kërkesa mësohet se shqyrtimi i asaj dosjeje ka nisur me 21 dhjetor të dy viteve më parë e janë zhvilluar gjithsej 19 seanca, por gjyqi nuk ka përfunduar ende. I arrestuari nëpërmjet mbrojtësit të tij ligjor i ka parashtrua­r në kërkesë të gjitha afatet, të cilat janë tejkaluar për ta mbajtur në qeli. Në kërkesë cilësohet: afatet e tejzgjatje­s së kohës së paraburgim­it kanë humbur fuqinë, pasi nisja e gjykimit ka më shumë se 15 muaj që ka filluar, ndërkohë që ende nuk ka përfunduar gjykimi. Ai i kërkon gjykatës të lirohet dhe të gjykohet në një masë tjetër sigurimi, jo vetëm për shkak se i kanë përfunduar afatet, por edhe për shkak të kushteve që ka në familjen e tij. Ai është baba i 7 fëmijëve, me bashkëshor­te invalide dhe një fëmijë të sëmurë, ku vetëm Ardiani mund të kujdeset për të. Kërkesa tashmë është depozituar, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë gjykata në lidhje me këtë shtetas, që është arrestuar i vënë nën akuzë për tri vepra të rënda penale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania