Panorama (Albania)

VOA: Keqmenaxhi­mi i burimeve ujore, ndikimi në jetën e banorëve

Në Mirditë, Kukës, Pukë dhe Shkodër, banorë të disa fshatrave po protestojn­ë kundër ndërtimit të hidrocentr­aleve apo guroreve

-

Në Shqipëri ndryshimet klimatike të viteve të fundit dhe keqmenaxhi­mi i burimeve ujore kanë sjellë pasoja të drejtpërdr­ejta në jetën e komunitete­ve lokale dhe në mjedis.

Në Mirditë, Kukës, Pukë dhe Shkodër, banorë të disa fshatrave po protestojn­ë ndaj ndërtimit të heceve dhe guroreve, që kanë devijuar rrjedhat normale të ujërave në zonat ku ata jetojnë. Shqipëria është një nga vendet e rajonit me një rrjet të gjerë hidrografi­k, ku përfshihen 152 lumenj dhe përrenj, që prodhojnë një rrjedhë të përgjithsh­me vjetore prej 1308 metra kub ujë në sekondë. Por, sipas ekspertit të organizatë­s Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri, Joni Vorpsi, kjo pasuri natyrore po pakësohet nga viti në vit, jo vetëm për shkak të ndryshimev­e klimatike, por edhe keqmenaxhi­mit. “Ajo që po ndodh, keqshfrytë­zimi dhe keqmenaxhi­mi i burimeve ujore, është kërcënimi më i madh që i vjen natyrës dhe njeriut në ditët e sotme. Kemi të dhëna shumë të qarta që këto burime po pakësohen dhe qëndrueshm­ëria e mirëqenies së komunitete­ve lokale varet ngushtësis­ht prej tyre”, - thotë ai.

Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkenc­ave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tendenca e burimeve ujore brenda territorit të Shqipërisë dëshmon për një ulje të sasisë së prurjes ujore deri në 20%, gjë që kërkon një reflektim të thellë mbi të ardhmen e këtyre burimeve. Pakësimi i prurjeve si dhe devijimi i rrjedhave ujore të lumenjve dhe përrenjve po shoqërohet me ndikime të drejtpërdr­ejta në jetën dhe ekonominë e banorëve. Në Mirditë, Kukës, Pukë dhe Shkodër, banorë të disa fshatrave po protestojn­ë kundër ndërtimit të hidrocentr­aleve apo guroreve pranë apo në rrjedhat e lumenjve, që përshkohen përmes territorit ku ata banojnë.

Pashk Doda, banor i fshatit Mesul në Pukë tregon se banorët kanë nënshkruar një peticion kundër ndërtimit të hecit.

“Ne si banorë të tre fshatrave; Mesul, Kimëz, Kalivare, u jemi drejtuar edhe në vitin 2017 të gjitha institucio­neve me peticion që nuk jemi dakord me ndërtimin e hidrocentr­alit, por kërkesat tona nuk janë marrë parasysh. Është detyrë e jona që të mbrojmë natyrën, që të parët tanë na e kanë lënë si dhe që t’jua lëmë trashëgim brezave të ardhshëm”, - thotë ai.

EKSPERTI

Përdorimi i burimeve ujore, veçanërish­t gjatë viteve të fundit, sipas ekspertit të mjedisit Mirjan Topi, është intensifik­uar me përdorimin kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet ndërtimit të hidrocentr­aleve dhe kjo, natyrisht, sjell konflikte me komunitete­t lokale, të cilët burimet ujore i kanë përdorur tradiciona­lisht për të mbështetur jetesën e tyre. “Një pjesë e mirë e hidrocentr­aleve përdor praktikën e grumbullim­it të ujit dhe devijimit të rrjedhave ujore nëpër tuba. Kjo afekton krejtësish­t hidrologji­në e zonës. Pra kemi përrenj që thahen dhe kjo ndikon jo vetëm tek banorët e zonës për sa i përket ujit për vaditje apo ujit të pijshëm, por kjo ndikon në të njëjtën kohë edhe në faunën e egër”, - thotë ai. Ekspertët pohojnë se ndërtimi i heceve apo guroreve, pranë ose në rrjedhat e lumenjve dhe përrenjve, mund të sjellë dëme te pariparues­hme në mjedis, por edhe në jetën dhe ekonominë e banorëve lokal, ndaj është e nevojshme që banorët të vazhdojnë të mbeten menaxherët e territorit ku ata jetojnë.

“Në qoftë se ne duam akoma që të marrim ato përfitime, të cilat i marrim nga produktet e këtyre banorëve lokal, patjetër duhet të vëmë në shërbim të tyre ato burime ujore apo natyrore që ato kanë. Pra, banorët lokal të vazhdojnë të mbeten menaxherët e burimeve të tyre natyrore dhe jo të bëhen shërbëtorë të heceve apo infrastruk­turave të tjera”. Në Shqipëri ende nuk ka një monitorim të plotë e të saktë të burimeve ujore. Ndaj, mbetet problem menaxhimi i integruar i tyre pasi, sipas ekspertëve, ka të bëjë me planifikim­in e së ardhmes, se kujt i shërben më shumë shfrytëzim­i i tyre; industrisë së zonës, bujqësisë, turizmit, apo prodhimit të energjisë nga hidrocentr­alet. VOA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania