Panorama (Albania)

Përgjaken rrugët e vendit, 4 persona humbi jetën, dy nisen drejt Traumës

- NJOFTIM ANKANDI NJOFTIM ANKANDI

Shpejtësia e madhe dhe lagështira për shkak të reshjeve të shiut janë bërë mbrëmë burim i një aksidenti fatal në Tepelenë. Katër persona humbën jetën ndërsa disa të tjerë u plagosen. Të plagosurit u nisën në drejtim të spitalit të Gjirokastr­ës, por dy prej tyre, që sipas të dhënave ishin në gjendje të rënduar janë transportu­ar menjëherë në drejtim të Traumës në Tiranë. Policia pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur të zbardh edhe mekanizmin se si ka ndodhur përplasja fatale, ndërkohë që u deshën orë që të zbardheshi­n emrat e viktimave. Sipas të dhënave paraprake policore, bëhet me dije se tri automjete janë përfshirë në një aksident në ‘ bypass’- in e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti, ku raportohet se kanë humbur jetën katër persona, ndërkohë që në aksident janë përfshirë disa shtetas. Siç shihet edhe nga pamjet që vuri në dispozicio­n policia e Gjirokastr­ës, automjetet janë shkatërrua­r pothuajse plotësisht. Disa persona mbetën të bllokuar në makina dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikës­e që të nxirreshin, më pas dy persona sipas policisë janë dërguar në spital. Të plagosurit janë transportu­ar për në spitalin e Gjirokastr­ës për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz”, ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin “Toyota Yaris”. Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.

POLICIA PAS NGJARJES

“Rreth orës 19: 00, në aksin rrugor TepelenëMe­maliaj, automjeti tip ‘ Benz’ me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip ‘ Toyota’ me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj. Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip ‘ BMW’ me drejtues shtetasin E. P., banues në Gjirokastë­r, që qarkullont­e pas automjetit tip “Toyota”. Si pasojë e përplasjes së automjetev­e kanë humbur jetën shtetasit R. R. dhe L. B., si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, shtetaset L. B., rreth 57 vjeçe ( bashkëshor­tja e shtetasit L. B.) dhe A. B., rreth 85 vjeçe. Gjithashtu j anë dëmtuar shtetasit L. M. dhe J. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastë­r. Shtetasi E. P. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë. Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, - policia sqaroi rrethanat rreth tri orë pas ngjarjes. rreth 60 vjeç 61 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania