Panorama (Albania)

Ushqimet e importuara zënë 80 për qind të tezgave

"Po na mbysin importet", nga bulmeti te dridhërat e mishi

-

Në dhjetor 2023, importet e ushqimeve, kryesisht perimeve, frutave dhe zarzavatev­e shënuan rritje vjetore me 27% në sasi. Ushqimet e importuara zënë 80% të tezgave dhe shpesh vijnë me çmime më të ulëta se prodhimi vendas. Bulmetrat, mishi, patatja dhe fasulja nga Turqia dhe Egjipti, Serbia e Greqia shiten më lirë se prodhimet e Korçës. Ekspertët e bujqësisë pohojnë se, importet janë të pranishme në kulturat për të cilat mungon prodhimi vendas, teksa në vijim kjo mund të dekurajojë mbjelljet dhe të ekspozojë vendin ndaj çmimeve të importit. Më shumë se 80% e perimeve, frutave dhe zarzavatev­e në tregjet vendase të pakicës janë nga importi. Patatet dhe fasulet po vijnë nga Egjipti dhe Turqia, perimet dhe frutat nga Greqia, bulmetin dhe drithërat nga Serbia, Ukraina, Maqedonia e Veriut etj.

Kanalet e importit të ushqimeve janë rizgjuar dhe po intensifik­ohen, duke dekurajuar edhe më tepër fermerët dhe blegtorët të ushtrojnë profesioni­n e tyre. Zbrazja e fshatrave nga popullsia po tkurr sipërfaqet e mbjella në fusha në disa kultura dhe, nga ana tjetër, turizmi po nxit rritjen e kërkesës për produkte ushqimore. Për të plotësuar nevojat ushqimore, vendi po i drejtohet importit, i cili po rritet me shpejtësi kohët e fundit.

Për të gjithë vitin 2023, importet e ushqimeve në sasi u rritën me 10% në krahasim me vitin 2022, zgjerimi më i lartë në dy dekadat e fundit. Në dhjetor, sasitë e importeve të ushqimeve janë intensifik­uar edhe më shumë duke u rritur me rreth 27% në raport me dhjetorin 2022 dhe në janar 2024 ishin 20% më të larta se në janar 2023.

Bilanci tregtar në prodhimet e fushës u përkeqësua më shumë në janar. Eksportet e zarzavatev­e ranë me mbi 20% dhe importet tyre u rritën me 80% në krahasim me janarin 2023. Ekspertët e bujqësisë mendojnë se kjo po ndodh për dy arsye. Së pari, ka mungesë të prodhimit vendas në disa kultura dhe së dyti, kostot vendase po i bëjnë produktet jokonkurru­ese me importin. P. sh., këtë vit, një kilogram fasule e Korçës shkoi në tregjet e pakicës në rreth 500 lekë për kilogram, teksa fasulja e importuar nga Egjipti kushton vetëm 300 lekë për kilogram.

Në një konkurrenc­ë të ngjashme po përballet patatja, qepa dhe karota dhe prodhime të tjera që në këtë periudhë po vijnë më lirë nga importi se nga fushat e Korçës dhe Divjakës. Të dhëna të detajuara nga tregtia e jashtme tregojnë se importet janë rritur për produktet e bulmetit, drithërave, mishit dhe zarzavatet, të cilat po vijnë nga Egjipti, Turqia, Franca dhe rajoni. Që pas luftës, Ukraina po bëhet një eksportues i madh i drithërave në vendin tonë, duke ulur varësinë e furnizimev­e nga Rusia.

Ekspertët e bujqësisë pohojnë se, importet janë të pranishme në kulturat për të cilat mungon prodhimi vendas dhe tregu i kërkon. Ruzhdi Koni, një nga eksportues­it më të mëdhenj dhe furnitor me fara e fidanë i prodhuesve, thotë se importet ushqimore janë rritur, sidomos bulmetrave, për shkak të rënies së numrit të bagëtive. Vitin e kaluar, pati pak prodhim në mollë dhe patate në Korçë, për shkak të çmimit të lartë të farës.

Agronomi Nevion Telha pohoi se Korça vijon të jetë një prodhues i madh i patates dhe qepës, por këtë vit është rritur presioni i tregtarëve nga Tirana, të cilët thonë se furnizohen më lirë nga importi. Sipas të dhënave zyrtare nga doganat, çmimi referencë për pataten që vjen nga Kosova është 19 cent, rreth 20 lekë, ndërsa patatja e Korçës del nga prodhuesit me shumicë në 40 deri në 50 lekë. Nga ana tjetër, konsumator­ët që në kohë inflacioni priren të furnizohen me artikuj që kushtojnë lirë dhe në këtë mënyrë po zgjerojnë importin. Tregtarët pohojnë se në një masë, importet po nxiten nga zhvillimet e vrullshme në turizëm. Vitin e kaluar, pati kërkesë të lartë për ushqime nga rritja e vizitorëve në kohën e verës. Prodhimet vendase u konsumuan në një kohë të shkurtër, duke lënë magazinat bosh në dimër.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania