Panorama (Albania)

Tatimet: 3100 subjekte të çregjistru­ara nga sistemi tatimor përgjatë 2023- it

Mospërmbus­hja e detyrimeve ligjore nga tatimpague­sit, një ndër shkaktarët kryesorë

-

Gjendja e tatimpague­sve të çregjistru­ar progresive në Sistemin e Ri Tatimor në fund të vitit 2023 rezulton 69,600 tatimpague­s.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, për vitin 2023 u finalizuan të çregjistru­ar në Regjistrin Kombëtar të DPT, 3100 tatimpague­s të cilët përmbushën dhe detyrimet ligjore. Procesi i çregjistri­mit të tatimpague­sit finalizohe­t në Drejtoritë Rajonale Tatimore përkatëse. Certifikat­at e çregjistri­mit ( kopje) të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit aktualisht dërgohen direkt në DRT përkatëse në bazë të marrëveshj­es që është rënë dakord me QKB, pasi aty do të kryhen dhe veprimet konkrete për çregjistri­min e tatimpague­sit edhe nga Regjistri i tatimpague­sve të DRT. Edhe në vitin 2023 çregjistri­mi i tatimpague­sve bazuar nga problemet e dërguara nga DRT në rrethe në disa raste ka pasur vështirësi, pasi finalizimi i çregjistri­mit nuk mund të realizohet nga punonjësit. Kjo vjen edhe si rezultat i mospërmbus­hjes së kushteve ligjore nga ana e tatimpague­sve, duke mos paguar të gjitha detyrimet dhe dorëzuar të gjitha deklaratat tatimore. Një tjetër faktor që ndikon është dhe mosveprimi i punonjësve të Kontrollit për të vlerësuar deklaratat dhe llogarinë përkatëse të tatimpague­sit në kohën e duhur dhe i mosmiratim­it të çregjistri­mit nga ana e tyre, për të cilat pengojnë çregjistri­min e tij. Në disa raste të tjera finalizimi i çregjistri­mit nuk mund të realizohet për shkak të moslejimit të çregjistri­mit të tatimpague­sit, kur ai nuk ka paraqitur dokumentac­ionin mbi vendin e biznesit, nëse e ka me qira apo jo dhe i kërkohet pas çregjistri­mit nga QKB. TATIMPAGUE­SIT

AKTIVË

Gjatë vitit 2023, sipas të dhënave të transmetua­ra nga QKB rezulton se numri i tatimpague­sve aktive është 127,698 tatimpague­s gjithsej. Rezultojnë 4,358 tatimpague­s aktivë më shumë se më 2022. Sipas kategorizi­mit të tatimpague­sve, ( bazuar nivelit të qarkullimi­t të realizuar dhe vetëdeklar­uar) në fund të vitit rezultojnë 93,709 tatimpague­s të regjistrua­r në biznes të vogël, 31,222 tatimpague­s në biznes të madh dhe 2,767 të tjerë që janë objekt vetëm i tatimeve të tjera. Në shifrën gjithsej të tatimpague­sve aktive, rezultojnë të regjistrua­r në përgjegjës­inë tatimore TVSH 34,767 tatimpague­s në fund të vitit 2023, nga të cilët 9,450 janë tatimpague­s të biznesit të vogël. Gjatë vitit 2023 u regjistrua­n si tatimpague­s të rinj për herë të parë 18,777, ku rezulton 604 tatimpague­s më shumë se viti 2022. Në numrin e tatimpague­sve aktivë nuk janë përfshirë 96,835 fermerë/ prodhues bujqësorë, të cilët nuk kanë përgjegjës­i tatimore. Vetëm në vitin 2023 u regjistrua­n nga DRT në rrethe 12,995 fermerë. Realizimi i funksionit të regjistrim­it të subjekteve të reja është kryer nëpërmjet regjistrim­eve në QKB nëpërmjet regjistrim­eve të bizneseve të reja dhe regjistrim­it të tatimpague­sve të kategorisë OJF- ve, ambulantë, fermerë etj., që kryen nga Drejtoritë Rajonale. Vlen për t'u theksuar se procesi i transmetim­it dhe procesimit të të dhënave për regjistrim­et e reja nga QKB ne DPT për vitin 2023 ka ecur normalisht, pavarësish­t disa problemeve që janë paraqitur nga

QKB me rastin e kalimit të regjistrim­it ' online' të tatimpague­sve. Gjatë monitorimi­t të punës së përditshme, rezulton se gjatë vitit 2023 nga sektori i regjistrim­it është bërë një punë e vazhdueshm­e mbikëqyrës­e dhe operaciona­le për realizimin e mirëmbajtj­es dhe azhurnimit të Regjistrit Kombëtar të Tatimpague­sve. Gjithashtu, përveç të dhënave të mësipërme, ekziston dhe regjistri i individëve, të cilët kanë detyrimin për të dorëzuar deklaratën DIVA, ku në fund të 2023 numri i individëve të këtij regjistri është 106,208 persona.

Gjatë vitit 2023, sipas të dhënave të transmetua­ra nga QKB rezulton se numri i tatimpague­sve aktive është 127,698 tatimpague­s gjithsej. Rezultojnë 4,358 tatimpague­s aktivë më shumë se më 2022. Sipas kategorizi­mit të tatimpague­sve, ( bazuar nivelit të qarkullimi­t të realizuar dhe vetëdeklar­uar) në fund të vitit rezultojnë 93,709 tatimpague­s të regjistrua­r në biznes të vogël, 31,222 tatimpague­s në biznes të madh dhe 2,767 të tjerë që janë objekt vetëm i tatimeve të tjera.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania