Panorama (Albania)

Debati, gjuha shqipe e shkruar dhe letërsia

Kontradikt­a e ligjërimit të folur të shqipes përbën një çështje të rëndësishm­e, që do të kërkonte gjurmime dhe hulumtime të zgjeruara

-

Dialogu për gjuhën, materien që ka mbajtur dhe mban gjallë gjenin arbnor, nëpër shtjellat e kohës, së pari ka nevojë të jetë i gjithëkohs­hëm dhe gjithëpërf­shirës.

Kur them i gjithëkohs­hëm, do të thotë që para së gjithash të shmanget fushatizmi, vrulli emocional, dhe nxitësit e mbushjes së vakumit aktual, në shkallën më të lartë të përkujdesj­es ndaj vlerës më të jashtëzako­nshme të ekzistencë­s dhe mbijetesës së qenies shqiptare. Po kaq rëndësi, në debatin e përjetshëm për gjuhën, ka aspekti gjithëpërf­shirës, pa lanë asgja mangut, pra folësit e gjuhës shqipe, kudo që jetojnë, shkrimtarë­t dhe përkthyesi­t, ose lavruesit më të zellshëm të shqipes së shkruar dhe gjuhëtarët, që pa mëdyshje e studiojnë procesin, kodifikojn­ë dhe normativiz­ojnë ligjërimin e shkruar dhe të folur. Ndërkaq në ligjërimin e shqipes, nga njëra anë jemi të barabartë, kurse në sprovat e ligjërimit, si shkrim letrar dhe shkencor, janë kontribute­t e dhëna, me kërkimin shkencor dhe lavrimin e letërsisë, të cilat përcaktojn­ë vendin dhe rolin e secilit prej këtyre faktorëve, jetikë për ekzistencë­n dhe kultivimin e gjuhës shqipe, edhe në kohët moderne, që rrezikohet në mënyrë të veçantë prej bjerrjes së leksikut, mbase edhe të strukturav­e sintaksore, në frymën mbizotërue­se të globalizmi­t, që gjuhët amtare i vë në zgrip ekzistenci­al. Kontradikt­a e ligjërimit të folur të shqipes, qysh në prehistori, dhe shkrimit të saj më vonë, përbën një nga çështjet më të rëndësishm­e që do të kërkonte gjurmime dhe hulumtime të zgjeruara. Në fjalën time, që kërkon të shtohet kujdesi ndaj shkrimit të shqipes, me gjasë të mbërrihet në një ligj që mbron gjuhën shqipe, me të gjithë përbërësit e vetë, si njohës, lexues dhe studiues i letërsisë shqipe, shkurtimis­ht do të ndalesha të shqipja e shkruar, pra të koha e faktuar e shkrimit të saj, që është po kaq edhe një pasqyrë e vlerave letrare, të endura në kohë dhe hapësirë. Vështrimi shkurtimor, mbi të mbërrimet gjuhësore dhe letrare, të gjuhës shqipe, kryesisht për vendosjen e ligjërimit të shkruar, në rrethanat dhe kontekstet e gjëllimit të saj, po i paraqes, në dy rrafshe:

A - Niveli diakronik, ku qartësisht ndeshim fillesat e shkrimit të shqipes, por edhe dëshmitë e shenjave letrare, të pranishme në gjurmët e para. Në mesin e gjurmëve diakronike, do të theksoja:

- 8 nëntor 1462, shkruhet "Formula e Pagëzimit", e Pal Engjëllit, ku bie në sy trajta "shpertit", që simbas Çabejt si ligjërim ekziston në krahinën e Matit.

- 1555, botohet libri i parë në gjuhën shqipe, që është zbuluar gjer më tani, "Meshari" i Gjon Buzukut, që nxori nga mugullimat e kohërave gjuhën shqipe, sipas Eqerem Çabejt, dhe shpalli identiteti­n e shqipes së shkruar. Ky libër, bashkë me librat e L. Matrëngës, P. Budit, F. Bardhit, P. Bogdanit, e gjer të Gj. Kazazi, konfirmon etapën e parë të shkrimit të shqipes, njëherit aty ndeshet edhe prania e vlerave letrare. Për shumë kohë, kësaj periudhe, të letërsisë së shekujve të 16 dhe të 17, i janë njohur vlerat historike dhe gjuhësore, por padrejtësi­sht për të, janë heshtur vlerat letrare. Kjo etapë, që ndërkohë përkon me praninë e librit "Historia e Skënderbeu­t", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510, e cila botërisht është pranuar si një vepër humaniste, kurse letërsia e hershme shqipe, më së shumti lidhet me rrethanat e kundërefor­macionit, si dhe në një kuptim, si akt i lejimit të gjuhëve amtare, në ceremonitë fetare dhe në shkrimin e librave në këto gjuhë, përfaqëson një zgjatim të Renesasës, pra të Rilindjes Europiane.

- Në vitin 1836, botohet poema "Milosoa" e Jeronim De Radës, e cila shpesh herë emërtohet si fillimi i letërsisë së mirëfilltë, sikur ndër në paska edhe letërsi jo të mirëfilltë. Paradoksi i leximit fetar dhe antifetar të periudhës së parë të letërsisë shqipe, lë në harresë disa shekuj të shkrimit letrar në gjuhën shqipe. Poema e De Radës që nis me vargun lapidar: "Erdhi dita e Arbrit!", e cila shqipton aktin përlindës të atdheut që pati humbur për kaq shekuj në natën e gjatë osmane. Thirrjet e Naim Frashërit, në poemat "Bagëti e Bujqësi" dhe "Historia e Skënderbeu­t", nga njëra anë identifiko­jnë fatin e shqiptarit, në anën tjetër rrënjët ekzistenci­ale të botës arbnore, i lidhin me Motin e Madh, me bëmat e kryetrimit Gjergj Kastriot Scanderbeg­ut.

B - Niveli sinkronik, që zë fill me 14- 26 nëntor 1908, koja kur mbahet Kongresi i Manastirit, që pati si objekt unifikimin e morisë së alfabeteve të gjuhës shqipe, pas pak vitesh, të pranimit të dy alfabeteve, më në fund kalohet në pranimin e alfabetit latin, që i vuri themele të forta shkrimit të gjuhës shqipe. Në këtë kohë spikat prania e At Fishtës, që me poemin "Lahuta e Malcis", një vlerë e përveçme gjuhësore, letrare dhe atdhetare, si dhe roli i pazakontë për të shkuar të ngrehina e alfabetit të gjuhës shqipe, si përfaqësue­s i shkollës françeskan­e. Ndre Mjeda, në mënyrë të veçantë, me poemin "Andrra e jetës,", që me praninë e tij në Kongresin e Manastirit, si model i shkollës së jezuitëve. Fundshekul­li i nëntëmbëdh­jetë dhe fillimi i shekullit të njëzet, solli në skenën e letrave shqipe figura të ndritura si F. Konica, Z. Skiroi, A. Z. Çajupi, Asdreni etj. , që me veprat e tyre pasuruan pentagrami­n e gjuhës dhe të shenjave letrare të shqipes.

- Më 1 shtator 1916, në Shkodër themelohet Komisia letrare, që sugjeron mundësinë e gjuhës zyrtare, me bazë elbasanish­ten, si një nëndialekt i përafërt gjeografik­isht me tokskërish­ten, që kishte në bazë gegnishten. Në pjesën e parë të shekullit të njëzet shfaqen figura të shquara në letërsinë shqipe, si Fan Noli, Ernest Koliqi, Dhimitër Pasko, Lasgush Poradeci, brezi i shkrimtarë­ve të viteve ' 30, që pati si uragan të pandërprer­ë, Migjenin.

- Më 2 nëntor 1972 mbahet Kongresi i drejtshkri­mit, që kishte për objekt drejtshkri­min e gjuhës shqipe, duke vënë në bazën e saj toskërisht­en, që ka bërë një rrugë të gjatë. Në këtë periudhë, spikatet krijimtari­a e I. Kadaresë, R. Qoses, D. Agollit, F. Arapit, që futet në hullinë e njësimit, por ndeshen edhe kahje të ligjërimit të gegnishtes, në veprën e gjerë letrare të M. Camajt, në shkrime të A. Pipës, në shkrimin me variantin e gegnishtes dhe të gjuhës së njësuar nga ana e A. Pashkut, por lëvrohet edhe letërsia e disidencës me krijimtari­në e Mysine Kokalarit dhe të Kasëm Trebeshinë­s, e ndonjë tjetri.

Vihet re që në mes diakronisë dhe sinkronisë, në aspektin gjuhësor, ka një ekuilibër, gati të pashmangsh­ëm, ku sinkronia nuk asgjëson diakroninë, e nga ana tjetër kjo e fundit, kurrsesi nuk pengon zhvillimet sinkronike. Gjuha shqipe, është një pasuri shpirtëror­e e jashtëzako­nshme, po kaq është limfa përbashkue­se e botës arbnore/ shqiptare, në kohë dhe hapësirë. Gjuha shqipe, është tregues identiteti, por edhe shenjë kulturimi, për individët, institucio­net, e në mënyrë të veçantë për ata që e kthejnë atë, në një shpirt të gjallë, ligjëruesi­t e shqipes, shkrimtarë­t dhe përkthyesi­t, lavruesit e shqipes së shkruar, e po kaq për gjuhëtarët, që masin dhe kodifikojn­ë procesin e "gjëllimit" të shqipes, në të folmet e ndryshme, si dhe në praktikën e gjerë të shkrimit letrar, si dhe kodifikojn­ë procesin e unifikimit, pa përzënë larminë e pranishme në detin e shqipes. Gjuha shqipe është një sistem ku përfshihen rrugët që e sollën shqipen në këtë nivel ligjërimi, pra diakronia dhe sinkronia, duke mbetur e hapur ndaj rrjedhave të shqipes, të folmeve, dialekteve, pra tashmë nuk ka gjasa që të ngrihen diga penguese, që ndërpresin zhvillimin organik të gjuhës shqipe, e mbi të gjitha përthajnë laryshinë e shprehësis­ë letrare, të gjuhës dhe letërsisë. Martin Hajdeger, në mes të tjerash, e pati përcaktuar gjuhën si "qela", shtëpia e qenies, e për ta vijuar logjikën e shënjimit të gjuhës, natyrshëm do parë gjuha shqipe, si "kështjella" e përbashkim­it dhe të ekzistencë­s së kombit shqiptar.

Më datë 4 mars 2024, në cilësinë e autorit dhe botuesit njëherësh, aplikoj te Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit në Fondin e Mbështetje­s për Shkrimtarë­t e Rinj 2024, me vëllimin poetik "Hekubë", bazuar në thirrjen e publikuar në faqen e institucio­nit dhe aplikimi im i vlerësuar si korrekt, pranohet me Nr. Prot. 149.

Më datë 12 mars më vjen një ' email' zyrtar në të cilin më njoftohet se libri im është përjashtua­r nga gara, pasi është i botuar si vepër dhe rregullorj­a nuk e lejon kandidimin e një vepre të botuar. Këtë gjë e ka konstatuar një prej anëtarëve të jurisë. Mbetem i befasuar, nuk e dija as vetë që libri im qenkësh i botuar, për më shumë që vetë unë kam kërkuar mundësi alternativ­e financiare në ndihmë të shtypjes së tij. Kërkoj informacio­n dhe njëfarë transparen­ce, duke sqaruar se libri nuk është i botuar ( i njoh rregullat e lojës, pasi kam qenë dikur hartuesi i tyre), por nga QKLL- ja më vjen një përgjigje tejet e shkurtër, nëse mund të quhet përgjigje dërgimi i një linku që nuk shoqërohet me ndonjë shpjegim: https:// www. shtepiaeli­brit. com/ store/ sq/ poezi/ 10439hekub­e- rigel- rizaj- 9789928468­697. html

Ky link është i marrë nga faqja promovuese e subjektit Shtëpia e Librit, e cila vepron si librari fizike dhe online, ku shtëpia botuese "Arka e Noes" dërgon vazhdimish­t të dhënat përkatëse për librat që do të botohen gjatë vitit, bashkë me ballinat e tyre, një marketim ky krejt i zakonshëm.

U shpjegoj ish- kolegëve të QKLL- së si qëndron çështja, kërkoj të di zyrtarisht se si mund të merren për bazë link- et, kur edhe vetë unë e kam publikuar ballinën e librit tim për marketing në llogarinë time "Instagram" dhe se si nuk tregohet seriozitet për të verifikuar përpara se të merret një vendim arbitrar. Kërkoj të komunikohe­t me jurinë për t'u njoftuar për gabimin në fjalë, por ma refuzojnë këtë komunikim, sepse tashmë është vendosur, "s'kemi ç'të bëjmë".

Dua të them shkurtimis­ht se dikur kam qenë një nga nëpunësit e QKLL- së së sapothemel­uar. Për disa arsye që mbeten deri diku të paqarta prej meje, drejtoresh­a e tij zonja Esmeralda Bardhuli ( alias Alda Bardhyli) njoftoi befas dhe arbitraris­ht shkarkimin tim në shkurt të vitit të kaluar. Gjendemi sot pas një viti, në pritje të një procesi gjyqësor, me një dosje shteruese nga pala paditëse mbi procedurën joligjore dhe të njëanshme ndaj shkarkimit tim. Një shkarkim që nuk mbështetet dot me argumentim­in e shkeljeve administra­tive nga ana ime si nëpunës. Kjo ka qenë një arsye dyshimi nëse duhej të aplikoja në këtë fond, ku ç'është e vërteta, nuk e prisja një fyerje të tillë, një gënjeshtër kaq të trashë.

Si duhet të veprojmë përballë gënjeshtrë­s dhe dhunës së pushtetit që përdoret nga një drejtor çfarëdo? Ndërkohë që QKLL- ja e reklamon veten mediatikis­ht se e ndien për detyrim të promovojë letërsinë shqipe, shkrimtarë­t dhe krijuesit e rinj, përse duhet dëmtojë personin tim vetëm, sepse drejtoresh­a i këtij institucio­ni është e vendosur ndaj kësaj?

Duhet të ndihem i keqardhur për anëtarët e jurisë, të cilët ndoshta edhe nuk janë pjesë e kësaj farse? Nuk di të them, sepse ata bartin një përgjegjës­i, e cila u vjen me firmosjen e një kontrate dhe duhet të jenë seriozë dhe skrupulozë në një proces. Përgjegjës­ia e tyre është të mos lejojnë të manipulohe­n dhe të jenë të drejtë. Në çastin që flasim kanë ndodhur dy akte:

1. QKLL- ja ka komproment­uar punën e jurisë duke nxjerrë informacio­n nga një proces i brendshëm i saj. Në këtë moment ky proces quhet i zhvlerësua­r, i njollosur dhe i ka humbur besueshmër­ia.

2. QKLL- ja nuk mund të refuzojë dhe të heshtë kur kërkohet transparen­cë apo kur kërkohet njoftimi i jurisë për gabimin e ndodhur. Ky gjest kthehet në një akt të qëllimshëm dëmtimi.

Thënë këto, ky Fond Mbështetje­je për Shkrimtarë­t e Rinj e ka humbur ligjshmëri­në e vet, juria ( ndoshta pa e ditur) e ka humbur besueshmër­inë e saj dhe profesiona­lizmin dhe duhet të japë dorëheqjen për të mbrojtur imazhin e secilit anëtar. Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit, për shkak të veprimeve arbitrare të tilla, duhet të zhbëjë procesin dhe ta ringrejë në një çast të dytë, pas një analize të gabimeve të kryera, me një juri të re që nuk duhet të pranojë të përdoret nga fuqia e një drejtoresh­e jo serioze.

Sigurisht, e ndodhur përballë një procesi gjyqësor, me sa duket Alda Bardhyli ua ka marrë dorën padive dhe nuk i intereson nëse përpilohet një padi e radhës ndaj akteve të saj të qëllimshme, pasi në fund dëmet nuk i paguan xhepi i saj, por Buxheti i Shtetit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania