Panorama (Albania)

Kruja i pajisi hebrenjtë me pasaporta shqiptare me emra të rremë

Pasi mori pëlqimin e mëkëmbësit, ai dha urdhëresat për tërheqjen e hebrenjve të vendosur në "Tokat e Lirueme" në Shqipërinë e brendshme

-

Eugjenin 6- vjeçar me nënën dhe gjyshen i dërgojnë në kampin- aushvic të Tepelenës. Që fëmijë provoi qelitë. Pasi mbyllet, i çojnë në internim në Lushnjë, fshatrave. Po prisnin që Eugjeni të mbushte moshën për burg. Dhe e arrestojnë në vitin 1980, e dënojnë pa bërë gjë fare me 8 vjet burg... Kështu deri sa bie Muri...

Nga Zonja Elena kanë mbetur dy sprova, një e shkruar për studentët në Itali, për personalit­etin e të riut, dhe tjetra për dhunën në internim në Tepelenë, ku nëpërkëmbe­j edhe jetesa si qenie, por ja, që çuditërish­t, një herë u arrit të kremtohej një Krishtlind­je, megjithëse të ndaluara, me një prift të internuar dhe korin ilegal të të internuara­ve. Ishte liturgjia e ëndrrës.

Vuajtjet dhe dënimet bënë që të humbte vepra e saj, të mos shkruhej dot. U rikthye atje ku kishte lindur, në Itali, ku dhe mbylli sytë afër Romës në vitin e dytë të mijëvjeçar­it të ri, por kërkoi të prehej në vendin, ku u lodh aq shumë, në Shqipëri. Emri i saj ndrit përzishëm në varrezën familjare në Krujë, ku ka dhe një shesh tani me emrin "Mustafa Kruja".

Vepra "Merlika- Kruja" përmbledh kohë të tre brezave, kohë të përjetësis­ë së Shqipërisë.

DY LIBRAT E DIJETARIT:

I kam ndër duar dy librat më të fundit të tij si festë e datëlindje­s. Vepra të kujtesës kolektive dhe të mbijetesës, "Lashtësi shqiptare" - 2021 dhe "Historij' e vonë" - 2023, botimet "Berk", emërtimi i së cilës më emocionon: "një formë gjuhësore arkaike e shqipes, që shenjon librin, gjurmët tashmë të humbura..." në mesjetën shqiptare dhe të rishfaqura po në atë mesjetë, më saktë me rilindjen e vonuar. I shkon shumë dhe misionit të Mustafa Merlika - Krujës.

"Lashtësi shqiptare" përmbledh shkrime historike dhe përkthime të tij, të përgatitur­a nga nipi, Eugjeni, me një parathënie nga arkivisti Sokol Çunga, studiues dhe kritik letrar, përkthyes dhe ai, ku thotë se "ky është një tekst i historisë së Shqipërisë... por në të njëjtën kohë është dhe histori e vetë autorit të tij".

Tematikë encikloped­ike, që nga parahistor­ia, legjendat, pellazgët, epoka ilirjane, helenët, thrakët, maqedonët, Aleksandri i Madh, Pirro, Roma, kryqtarët, Bullgaria e Dytë, Beteja e Fushë Kosovës, Arbëreshët, Histori e Skënderbeu­t, etj.

Libri tjetër, "Historij' e vonë", me "Kapituj të randsishëm të historisë së shtetit shqiptar", ka po atë encikloped­izëm, por kombëtar, nis me Gjomarkajt, Ali Tepelena, Lidhja e Prizrenit, revolucion­i Xhon- Turk, kryengritj­et, 1912, Kosova dhe Vlora, Toptani, Bajram Curri, Kongresi i Durrësit, Konferenca e Parisit, Fan S. Noli, Luigj Gurakuqi, etj., Balli Kombëtar, Konferenca e Mukjes... Konferenca e Parisit... çfarë i duhet shkollës shqipe dhe deri "Pse Enver Hoxha asht në krye"... "në skenën tragjike të revolucion­it komunist shqiptar".

Botimi është përgatitur nga Anna Shkreli, me parathënie nga Eugjen Merlika, të cilën e titullon "Rilindasi i brezit të fundit".

Barra i ka rënë atij, prurësit dhe përkujdesë­sit të gjithë veprës së Mustafa Merlika - Krujës, një ish- i burgosur politik, ai i bën të gjitha, madje me paratë e tij nga dëmshpërbl­imi i mangët i burgut. Si bashkëvuaj­tës me mua, më dërgoi dhe dy botimet e fundit këtu, jo shumë larg nga vendi, ku gjyshi i tij si i mërguar politik mbylli sytë përgjithmo­në, në

Mustafa Kruja që i ri në shtypin stambollio­t u pozicionua për çështjen kombëtare dhe lirinë e të shkruajtur­it shqipen me alfabet latin.

Pas dekretimit të kabinetit të tij, kërkoi heqjen e spatave liktoriane e nyjet savojane nga flamuri kombëtar, rikthimin e Statusit të 12 prillit 1939 që mëtonte thjesht bashkimin e dy kurorave dhe rivendosja e Ministrisë së Jashtme shqiptare, krijimi i Forcave të Armatosura dhe Milicisë shqiptare. Nga këto, vetëm heqja e simboleve nga flamuri u arrit. Nga historiogr­afia zyrtare shqiptare dhe nga historianë si Fischer e Bartl, por edhe nga bashkëkohë­s si Abas Ermenji, qeverinë e tij e çmojnë "kolaboraci­oniste". Rendi që mori pushtetin në Shqipëri më pas nuk e pranoi as fizikisht e as produktin e tij intelektua­l, duke e damkosur si tradhëtar të kombit. Shqyrtime të reja e çmojnë këtë optikë të ngarkuar me subjektivi­zëm si dhe me fjalor politikish­t të indoktrinu­ar. Qëndrimi i tij i bindur antikomuni­st bëri që të pajtohej me përfaqësue­sin e Mbretit Zog që po vepronte në Shqipëri, Abaz Kupin, si dhe me faktorë të tjerë si Dine dhe Gjonmarkaj­t. Ndonëse u etiketua si kolaboraci­onist dhe tradhëtar e as produkti i tij intelektua­l nuk u pranua në periudhën e regjimit komunist, në studimet e tij mbi etimologji­në e fjalëve të shqipes, Eqrem Çabej i referohej në mënyrë të përsëritur autorit Shpend Bardhi. Sipas librit memuaristi­k "La politica dell'italia in Albania" të mëkëmbësit Jakomoni, pak kohë pas dekretimit të kabinetit, Merlika- Krujës i ishte paraqitur konsulli i përgjithsh­ëm i Gjermanisë për t'i paraqitur notën verbale me të cilën qeveria naziste kërkonte dorëzimin e treqind hebrenjve të emigruar nga ish- Jugosllavi­a. Pasi mori pëlqimin e mëkëmbësit, Kruja dha urdhëresat për tërheqjen e hebrenjve të vendosur në "Tokat e Lirueme" në Shqipërinë e brendshme. Hebrenjtë u pajisën me pasaporta shqiptare me emra të rremë, kësodore administra­ta shqiptare e kabinetit Kruja iu gjend edhe hebrenjve të tjerë jorezident­ë ( gjermanë, bohemë, polakë, hungarezë dhe rumunë) të pajiseshin me dokumenta shqiptare. Duke u krijuar mundësia kësodore që t'u shmangeshi­n përndjekje­ve racore dhe duke gjetur strehë në Shqipëri. Kruja ngadalësoi procesin e fashistizi­mit dhe italianizi­mit të vendit, premtoi se do të viheshin në vend

Niagara Falls, në një dimër në SHBA.

Bashkohemi me atë që shkruan shkrimtari themeltar Ernest Koliqi: "Veprat e Mustafa Krujës mbesin dëshmimi i shkëlqyesh­ëm i kontributi­t që ai i solli naltësimit moral e kulturor të botës shqiptare."

Botimi i tyre duhej të ishte detyre dhe punë e akademive dhe katedrave të historisë, gjuhësisë dhe albanologj­isë, e Lidhjes së Shkrimtarë­ve si për një akademik dhe historian gabimet e qeverisë së mëparshme kolaboraci­oniste dhe la të kuptohej se pushtimi do të ishte i përkohshëm. U përpoq të përçajë frontin e rezistencë­s antifashis­te. Ndryshimet e vogla që siguroi nga Roma ishin vetëm kozmetikë e lehtë e regjimit të pushtimit dhe politika e tij paqësore dështoi. Shqiptarët e kishin kaluar dehjen e përkohshme nacionalis­te që solli bashkimi i tokave shqiptare nën pushtimin italian dhe pakënaqësi­a e tyre ishte në rritje. Premtimet për mirëqenie nuk u realizuan dhe varfëria mbeti problem i madh. Partizanët dhe Myslym Peza hodhën poshtë ofertat e Krujës që t'i bashkohen atij hapur, dhe kështu vepruan edhe Abaz Kupi, Ali Këlcyra dhe Muharrem Bajraktari, prandaj Kruja ashtu siç kishte paralajmër­uar zhveshi shpatën e qeverisë së tij kundër gjithë kundërshta­rëve të regjimit fashist. Partia komuniste organizoi njësitet e saj guerile dhe çetat partizane të cilat në pranverë 1942; më 5 maj 1942 u vra Qemal Stafa, ndërsa një muaj më vonë në Shkodër Perlat Rexhepi, Branko Kadia dhe Jordan Misja. Fryma e antifashiz­mit përfshiu një pjesë të mirë të qyteteve dhe u përhap shpejtë edhe në fshatra. Të rinjtë iu bashkuan çetave partizane ose atyre kaçake. Një numër çetash të reja u krijuan mbi baza familjare. Me vrasjen e Qazim Koculit dhe prefektit Lele Koçi në Vlorë, Merlika- Kruja i paraqiti dorëheqjen Jakomonit. Më 2 tetor 1943, i bëhet atentat nga partizanët. Pas sulmit partizan kundër zogistëve në Shupal më 5 korrik 1944, Merlika së bashku me Fiqri Dinen dhe Mark Gjonmarkaj­n u takuan më 11 korrik me Bazin e Canës. Pas muajsh mosmarrëve­shjeje, prania partizane i shtrëngoi drejt një ujdie në organizimi­n kundër Frontit Nacional- Çlirimtar, ku ndërhyrjet e Merlikës ndihmuan kalimin e njerëzve të Abazit nëpër Shqipërinë e Mesme e Tiranë. U thirr në Vjenë, ku shkoi më 1 shtator 1944 për t'i qëndruar pranë djalit të vogël të sëmurë rëndë, Besimit. I biri ndërroi jetë më 21 nëntor dhe Merlika nuk u kthye më në Shqipëri. U vendos në Itali ku së bashku me Koliqin rithemeloi "Bllokun Kombëtar Indipenden­t". Pasi Kupi merr vesh se nuk e përballont­e jetesën, e thërret në Egjipt ku më 25 shkurt 1948, u pajtua për së afri me Mbretin Zog. Pak para rrëzimit të dinastisë me prejardhje shqiptare të Egjiptit, kaloi në Francë dhe më pas në SHBA ku dhe ndërroi jetë pas një operacioni, në Niagara Falls më 27 dhjetor 1958.

të shquar, gjuhëtar, albanalog dhe stilist të shqipes, e Ministrive të Kulturës për një autoritet të kulturës, e Kryeminist­risë për një kryeminist­ër.

Mustafa Merlika - Kruja tashmë është një institucio­n. Nëse Shqipëria nuk do të dijë që përvojën dhe arritjet e tij ashtu si dhe humbjet t'i bëjë pjesë të përvojës, arritjeve dhe humbjeve të saj, do të dëmtojë kështu historinë dhe kujtesën e popullit, por dhe kritikën e ardhmërisë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania