Panorama (Albania)

5000 gola, Milani feston kundër Veronës

Teo, Pulisiç dhe Çukvueze shkëpusin Juven me 3 pikë

-

Duhej një fitore në Veronë dhe ashtu rezultoi me Milanin që merr tri pikë diferencë nga Juvja e vendit të tretë. Okafor dhe Kalulu si titullarë janë risitë në formacioni­n kuqezi, ndërkohë që Noslin dhe Folorunsho janë të përzgjedhu­rit e Baronit për të dëmtuar kuqezinjtë.

Sfida nis me ritëm të ulët dhe me miqtë që qarkullojn­ë dendur topin. Rreziku i parë kuqezi vjen nga një goditje dënimi e Teos që përfundon farë pranë shtyllës së dytë pa u prekur nga askush. Për një emocion tjetër duhet pritur minuta e njëzetë kur Okafor godet fluturimth­i dhe Montipo realizon një mrekulli në dy kohë. Në aksionin pasardhës portieri vendës nuk përsëritet, por traversa i vjen në ndihmë në goditjen e Pulisiçit. Replika veroneze vjen pesë minuta më pas me Noslin, diagonalja e të cilit prehet në fundore. Më pas është Okafor që ka dy raste pa mundur të gjejë kuadratin teksa akoma më keq bën Reijnders me një silurë nga jashtë zone. Kur dukej se fraksioni parë do të mbyllej pa gola, Teo merr krahun dhe pas dy topash të diskutuesh­ëm e gjen veten në kushtet ideale për të depozituar topin në rrjetë. Francezi ironizon publikun dhe ndërkohë me një të verdhë që do ta detyrojë të humbë ndeshjen e radhës ndaj Fiorentinë­s.

PULISIÇ 5000

Pjesa e dytë nis me nga një zëvendësim për skuadër. Te Milani futet Gabia në vend të Kalulusë me probleme fizike, teksa pas vetëm pesë minutazh Okafor vjedh një top në mesfushë dhe godet drejt porte, por grushtimi i portierit kthehet tek Pulisiç që shënon ndoshta golin më të lehtë të karrierës dhe të 5000- in në historinë e Milanit. Pak më vonë amerikani ka një tjetër mundësi pas pasimi të Leaos, por paraprihet nga një mbrojtës veronez. Teksa Verona rrit xhirot dhe rrezikon me Noslin, është përsëri Leao që ka një top të lehtë në këmbë për të shënuar, megjithatë për habinë e të gjithëve godet jashtë. Menjëherë janë vendësit që shkurtojnë shifrat me një predhë të Noslinit nga jashtë zonës. Më pas ata kërkojnë edhe golin e barazimit, por i sapofuturi Çukvueze qetëson kuqezinjtë duke dërguar në rrjetë një top të goditur fluturimth­i. Në minutën e fundit përsëri nigeriani ka një rast, megjithatë tentativa e tij mungon kuadratin për pak centimetra. Pas pesë minutash shtesë, janë miqtë që festojnë suksesin që i çon në vendin e dytë të Serisë A me tri pikë diferencë nga Juvja e cila mbetet e treta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania