Panorama (Albania)

Pioli: Krenar për fitoren, Teo dhe Leao janë rikthyer

-

Paraqitje pozitive dhe fitore e bukur. Stefano Pioli nuk mund të ishte më i lumtur se kaq pas suksesit në Veronë dhe nuk bëri asgjë për ta fshehur ndjesinë e tij në konferencë për shtyp.

Si do ta analizonit këtë ndeshje?

E nisëm mirë ndeshjen për mendimin tim, megjithëse në golin e tyre mund të ishim më të kujdesshëm. Është e qartë se episodet ndryshojnë qëndrimin mendor të ndeshjes. Ishim një skuadër, krijuam shumë, vrapuam shumë... Duke pasur parasysh që vinim nga ndeshja e së enjtes, mendoj se është një ndeshje shumë pozitive.

Çfarë i thatë Teos që do t'i mungojë Fiorentinë­s?

Kartoni erdhi protestave nga pankina e Veronës: Kështu ishte dhe nuk është mirë, Teo feston gjithmonë kështu. Nuk ishte një tallje apo mungesë respekti ndaj tifozëve kundërshta­rë. Por Teo nuk bëri asgjë dhe tani do të kemi një lojtar të pezulluar.

E respektuat shumë Veronën duke zgjedhur lojtarët më të mirë...

I studiuam mirë kundërshta­rët tanë, të cilët kishin një javë për t'u përgatitur. Ata kanë karakteris­tika të caktuar, shumë forcë, shumë zbritje me shpejtësi dhe u përpoqa që të luaj me lojtarë që kanë ato karakteris­tika.

Çukvueze, si është puna me të?

Është historia e një lojtari të huaj që vjen për të luajtur në një kampionat të vështirë dhe të komplikuar, ku kërkesat janë sigurisht të ndryshme nga ato që kishte te Vijareali. Ai po bën shumë punë dhe përpjekje për të bërë më të mirën e mundshme. Besoj se shumë herë gjykimet janë të nxituara dhe nuk ka kohë për të pritur. Jam shumë i kënaqur me golin ndaj them se duhet të kemi durimin e nevojshëm për të pritur të gjithë lojtarët tanë.

A janë rikthyer në nivelet e tyre Teo dhe Leao?

Po, absolutish­t po. Ata kanë mjete teknike dhe fizike superiore, mendërisht janë shumë të vazhdueshë­m. Janë një dyshe shumë e fortë që na mundëson lëvizje të ndryshme dhe hapësira.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania