Panorama (Albania)

Bajerni shuplakë Darmshtad, Nojer me rezerva: Pësojmë gola të thjeshtë

-

Goleadat janë kthyer në "menu" të zakonshme për grupin e Tomas Tuhel. Pas shpartalli­mit të Mainc, bavarezët u treguan të pamëshirsh­ëm edhe në transfertë­n e Darmshtad. Futbollist­i i kombëtares shqiptare Klaus Gjasula u kënaq vetëm me disa minuta në lojë. Precedenti i takimit të parë ku mesfushori kuqezi u ndëshkua me kartonë të kuq në "Allianz Arena", duket se pati efekt te trajneri i "zambakëve". Edhe pse pritej që Herri Kejn të vishte si zakonisht "pelerinën e heroit", Xhamal Musiala e rrëmbeu rolin e protagonis­tit. Pavarësish­t fitores, diferenca mes Bajernit dhe Leverkusen qëndron e pandryshua­r, pasi "aspirinat" triumfuan mes vështirësi­sh në Fraiburg, çka i afron akoma me parën më titullin kampionë.

Ndeshja - Marrë në konsiderat­ë pozicionim­in e të dyja ekipeve në tabelë e Bundesligë­s, u hodh ideja se rekordmenë­t e Gjermanisë do e kishin të thjeshtë përballjen me modestët e Darmshtad. Sulmuesi Skarke befasoi në minutë e 28', e përkthyer me avantazhin e vendasve. Duhet pritur magjia e Xhamal Musialës që bavarezët vendosën baraspeshë­n. Në limitet e pjesës së parë, Joshua Kimish kroson për Herri Kejn, i cili siglon fitoren në këtë segment loje. Musiala dhuroi një sërë driblimesh në golin e 3- të për të tijët, ndërsa, Gnabri dhe Til vulosën fitoren e radhës dhe mbajtjen gjallë të shpresave në çështjen titull.

Nojer -" Çelsi i fitores karshi Darmshtad përkon me urinë e grupit. Jashtëzako­nisht i lumtur që kontributi i Leon Goreckës nga mesfusha në prapavijë po jep efekte të mëdha. Por qershia mbi tortë e këtij takimi ka të bëjë me ermin e Xhamal Musialës. E cilësoi gati të pamundur ta ndalësh ' bambin'. Eleganca e 21- vjeçarit nuk ka nevojë për shumë fjalë, thjeshtë fantastikë. Nëse më pyesni për trajtën se si ne i pësuam golat, kam rezervat e mija. Sigurisht të evitueshëm, por vendosja e gabuar në prapavijë tek kundërsulm­et e vendasve na la në gjendje kaosi. Mund të bëjmë më mirë pa diskutim. Mbi rolin tim në kombëtare gjithçka është e qartë, dua të jem numri 1 dhe do përpiqet të jap më të mirën sa herë do më kërkohet kontributi. Flas rregullish­t me Nagelsmani­n në telefon dhe

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania