Panorama (Albania)

Reali pa frena, Karlo Ançeloti i tërheq veshin Vinit

Trajneri italian shfaqet i pakënaqur me kartonin e verdhë të braziliani­t

-

Reali i Madridit nuk di të ndalet në La Liga pasi ka mundur Osasunën në "El Sadar" 2- 4 të shtunën në mbrëmje.

Mesazhi për rivalët është i qartë: titulli në Spanjë e ka marrë rrugën për në Madrid dhe askush nuk mund ta ndalë. Transferta në Pamplonë parashikoh­ej delikate, por ekipi i Ançelotit e zgjidhi me autoritet duelin ndaj Osasunës, duke siguruar epërsinë para pushimit dhe vulosi suksesin në pjesën e dytë. Vinicius Zhunior ishte i jashtëzako­nshëm, me një dygolësh plot cilësi, përveçse udhëhoqi të gjithë sulmin bardhezi. Braziliani ishte i pakontroll­ueshëm për mbrojtjen e kuqe. E vetmja notë negative, që e vuri në dukje dhe Ançeloti ishte kartoni i verdhë, deri dikur absurd që do të bëjë që të mungojë në takimin e 31 marsit kundër Bilbaos. Osasuna mundi të ofroi pak rezistencë ndaj një Madridi solid, që ka zgjidhur takimin në diçka më shumë se një orë lojë. Reali e nisi mjaft mirë takimin duke shënuar pas katër minutash lojë me Viniciusin. I menjëhersh­ëm reagimi i Osasunës, që tri minuta më pas me Budimir kthen baraspeshë­n, duke krijuar përshtypje­n se për Realin vizita në "El Sadar" nuk do të ishte një shëtitje. Por skuadra e Ançelotit nuk di të bëjë shaka dhe pa kaluar 20 minuta kthehet në epërsi me golin e Karvahalit. Më pas Reali u mjaftua me administri­min e rezultatit, ndërsa Osasuna u mbajt mirë deri në fundin e pjesës së parë, duke tentuar të ngacmojë disi mbrojtjen madrilene. Në pjesën e dytë Reali shton një marsh më shumë dhe në pak minuta mbyll llogaritë. Vinicius fillimisht jep asistin për Brahim Diaz që shënon golin e tretë ( 61') dhe më pas ( 64') shënonin golin e dytë personal dhe të katërtin për Realin duke vulosur suksesin e radhës në La Liga. Ançeloti - Trajneri i Realit të Madridit Karlo Ançeloti ka folur për mediat pas takimit duke vlerësuar suksesin e ekipit të tij, por pa anashkalua­r ndëshkimin e radhës të Vinicius, i cili do të jetë I pezulluar për takimin e radhës. "Jam i kënaqur me paraqitjen. E kemi dominuar takimin duke e zgjidhur shpejt. Kemi bërë një punë mjaft të mirë", ka thënë italiani. Më pas mesazhi për Viniciusin. "Vini është një lojtar i shkëlqyer që di të bëjë diferencën. Ndeshja kundër Osasunës ishte vërtetimi i radhës. Mund të kishte shënuar më shumë gola. Është efektiv në gjithçka. Ka shumë presion, të cilin duhet ta kontrolloj­ë pak më mirë. Rivalët ishin korrekt, e goditën, por me sportivite­t. Ai do të përmirësoh­et, sepse është një djalë serioz, i përulur dhe inteligjen­t", tha Ançeloti.

Ançeloti rrumbullak­os shifrat, arrin 200 fitore në ndeshjen e tij numër 900

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti arriti dy shifra të rëndësishm­e kundër Osasunës në karrierën e tij si trajner. Ai arriti fitoren e 200- të si trajner në krye të Realit të Madridit në 277 ndeshje që ai ka drejtuar klubin e bardhë. 200 fitoret e Ançelotit me Realin e Madridit janë shpërndarë si më poshtë: 129 në La Liga, 43 në Ligën e Kampionëve, 18 në Kupën e Mbretit, 4 në Superkupën e Spanjës, 4 në Kupën e Botës për Klube dhe 2 në Superkupën e Europës. Italiani është trajneri i dytë në historinë e Realit të Madridit me më shumë fitore, vetëm pas Migel Munjoz ( 357). Rekordi i tij si lojtar i Realit të Madridit përfshin dhjetë trofe: 2 Liga të Kampionëve, 2 Kupa të Botës për Klube, 2 Superkupa Evropiane, 1 Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 1 Superkupë të Spanjës. Përveç 200 fitoreve me Realin e Madridit, Ançeloti arriti ndeshjen e tij të 900- të si trajner në elitë. Në këtë numër ndeshjesh, italiani ka një bilanc prej 542 fitoresh, 202 barazimesh dhe 156 humbjesh. Karriera e Ançelotit si trajner në futbollin elitar nisi në vitin 1996 në Parma. Atje ai drejtoi 68 ndeshje në Serinë A. Më pas do të vinin Juventus ( 84), Milan ( 283), Çelsi ( 76), PSG ( 57), Bajern Mynih ( 40), Napoli ( 53) dhe Everton ( 58), përveç 181 që ka në Madrid. Italiani ka drejtuar në 5 ligat më të forta në Europë dhe ka fituar titullin në të gjitha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania