Panorama (Albania)

Kërkesat e Ramës për grupin parlamenta­r, sot do të mbledhë drejtuesit e qarqeve

-

Kreu i mazhorancë­s mblodhi dje grupin parlamenta­r, ndërkohë që sot do të mbledhë drejtuesit e qarqeve. Fokusi i diskutimev­e mes socialistë­ve ishte angazhimi i deputetëve në punët e partisë dhe në përpjekjet që po bën PS- ja për të rienergjiz­uar strukturat. Rama kërkoi një angazhim specifik nga ligjvënësi­t socialistë. “Në fjalën drejtuar deputetëve, kryeminist­ri Rama kërkoi që të vijohet puna me organizata­t socialiste në terren dhe të intensifik­ohet komunikimi me anëtarët e këtyre organizata­ve dhe qytetarët në çdo zonë”, - njoftoi PS. Në fokus të këtij takimi, ndër të tjera ishte dhe marrëveshj­a me opozitën për rikthimin e jetës normale parlamenta­re. Ndërkohë kreu i grupit, Bledi Çuçi, informoi deputetët për rikthimin e Parlamenti­t në normalitet, duke theksuar se s’ka asnjë marrëveshj­e e as do të krijohet ndonjë nënkomisio­n ose strukturë e posaçme. “S’ka asnjë nënkomisio­n apo strukturë tjetër, thjesht në Komisionin e Ligjeve do të krijohet një mekanizëm dialogu për ligjet me 3/ 5 dhe ato që kanë lidhje me çështjet e integrimit europian. Opozita u rikthye andej nga kishte ikur. Ramë dakord të ndryshojmë objektet e komisionev­e hetimore në Konferencë­n e Kryetarëve”, - u shpreh Çuçi. Në vijim të mbledhjes diskutimet u ndalën te projektlig­jet që janë në rendin e ditës për seancën e së enjtes, ku mes të tjerash pritet të kalojë edhe Akti Normativ për ndryshimet në Ligjin e Buxhetit, projektlig­ji “Për Sigurinë Kibernetik­e”, “Projektlig­ji për disa ndryshime në Ligjin për Gardën e Republikës” etj. Por, diskutime ka pasur edhe për Amnistinë Penale. Në dalje nga Kryesia, kreu i qeverisë u pa duke diskutuar me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe mësohet se ka qenë pikërisht për këtë çështje. Amnistia pritet të diskutohet edhe në mekanizmin e grupit të punës që do të ngrihet te Komisioni i Ligjeve. Amnistia Penale të kalojë për votim në seancën plenare të javës së ardhshme, jo këtë të enjte. Që Amnistia Penale të miratohet në Kuvend duhen 84 vota, që deri më tani mazhoranca nuk i ka siguruar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania