Panorama (Albania)

Pakti më PS- në, kthehen në Kuvend deputetët e Berishës, ikin të Bashës

Zhbllokohe­t puna e Parlamenti­t, opozita merr pjesë në komisione. Bushka: Fusim në kalendar nismat e deputetëve. Shqetësimi i Salianjit

- VALENTINA MADANI

Pas një kaosi 5- mujor në Parlament, Partia Demokratik­e dhe ajo Socialiste ranë dakord për të kthyer normalitet­in në Kuvend.

Kjo u pa më së miri dje në Kryesinë e Kuvendit. Dakordësia e arritur të premten mes mazhorancë­s dhe opozitës solli të parin produkt, duke rikthyer pas më shumë se 5 muaj kaosi e bllokimi, normalitet­in në Kuvend. Demokratët e Berishës e të Bardhit zunë vendet e lëna bosh, duke nisur nga Komisioni i Ligjeve, i cili dje u zhvillua me praninë fizike të deputetëve. “Më vjen mirë që jemi të gjithë të kthyer në sallën e mbledhjeve të komisionit”, - tha Bushka, e cila lajmëroi futjen në rendin e ditës të nismave të deputetëve. Komisioni i Ligjeve ishte i pari që u mblodh dhe të pranishëm ishin edhe deputetët e opozitës. Deputeti demokrat Dashnor Sula ishte një ndër deputetët demokratë që foli gjatë punimeve dhe hodhi akuza duke e quajtur false marrëveshj­en PD- PS. “Kjo ishte loja, marrëveshj­a u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan”, - deklaroi Sula. Sipas tij, dakordësia është arritur me kërkesa që opozitës i takojnë me të drejtë sipas rregullore­s. “Ky kthim në normalitet duhet të kishte ndodhur që në tetor 2023. Ngjarjet dihet se si kanë shkuar. Marrëveshj­a për mua është një ‘ fake’ i pastër. Nuk mund të jem këtu hipokrit që është një normalitet. Është normalitet i rremë”, - tha ai. Kurse demokratja Dhurata Çupi tha: “E shikojmë si një zhvillim shumë pozitiv kthimin e punës së Komisionit të Ligjeve në normalitet”. Por deputetët e Berishës hynë në Kuvend, Lulzim Basha me të vetët i bojkotoi mbledhjet e komisionev­e, me argumentin se marrëveshj­a e arritur mes mazhorancë­s dhe opozitës është pazar për interesa të Edi Ramës dhe Sali Berishës. Sikundër në Komisionin e Ligjeve, edhe në atë të inte

grimit, që drejtohet nga demokratja Tabaku, mbledhja u mbajt me praninë fizike të deputetëve. Edhe këtu grupimi i Bashës refuzoi të bëhej pjesë e mbledhjes. “Është një lajm i mirë që në ditën e parë të hapjes së komisionev­e, komisioni i çështjeve europiane është ndër komisionet e para”, - tha Tabaku. Në të dy këto komisione palët nisën diskutimet për një sërë nismash mes të cilave projektlig­ji për sigurinë kibernetik­e dhe akti normativ për disa ndryshime në buxhe

tin e vitit 2024. Kurse te Komisioni i Sigurisë Kombëtare, deputeti demokrat, Ervin Saliani ngriti si shqetësim në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, mungesën e transparen­cës, lidhur me investimet nga kompania e dhëndrit të Donald Trump, që synohen të realizohen në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec. “Ne mbështesim çdo investim me garë, transparen­t, që mund të vijë në Shqipëri dhe që mund të bëjë më tepër për vendin tonë. E para, a ka lidhje me këtë ko

mpani një i njohur nga ne, ju e publiku Charles Mcgonigal? Mjafton një kërkim i thjeshtë për të kuptuar se lidhja është e dukshme. E dyta, a ka lidhje dhe a i dëmton interesat e Shqipërisë fakti që një prej drejtuesve kryesorë është oligarku rus Vladislav Doronin? A keni shqetësime edhe ju si Komision Sigurie? Dua që investime të tilla të diskutohen këtu në Komisionin e Sigurisë”, - u shpreh Salianji në Komisionin e Sigurisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania