Panorama (Albania)

Afera “Berberi”, Malaj: Detyrim moral për një ndjesë të sinqertë publike

B allukut iu arrestuan shumë bashkëpunë­torë për korrupsion, ish- ministri: S’ka justifikim, të përmirësoh­et procesi i përzgjedhj­es së të mandatuarv­e

- VALENTINA MADANI

Ish- ministri i Finacave Arben Malaj shpreh shqetësimi­n për rritjen e e rasteve potenciali­sht korruptive deri në nivelet e larta të qeverisjes.

Sipas tij, rritja e rasteve të të korruptuar­ve rrit zhgënjimin e opinionit publik nga politikanë­t. Malaj thotë për gazetën “Panorama” se paratë e pista kanë pushtet të madh korruptues sidomos te ligjvënësi­t, te vendimmarr­ësit për fondet publike, investimet publike te koncension­et dhe partnerite­tet publike private. Në rastin “Berberi” ai flet për përgjegjës­itë e ministres Belinda Balluku pasi shumë bashkëpunë­torë të saj, drejtues në kompani të mëdha publike, janë arrestuar apo janë nën hetim për korrupsion. Ish- ministri socialist përmend detyrimin moral për një ndjesë të sinqertë publike, por edhe përgjegjët­itë e titullarit për mënyrën e përzgjedhj­es së individëve që katapultoh­en në funksione të larta politike dhe administra­tive. Z. Malaj vlerëson deklaratën e kreut të SPAK se nuk do ndalen para presioneve dhe kërcënimev­e me besimin se do të thellohet ndërshkimi për kriminelët dhe politikanë­t.

Z. Malaj, kohët e fundit është rritur numri i zyrtarëve të arrestuar për afera korruptive, si Fredi Beleri apo ish- drejtori i Përgjithsh­ëm i rrugëve Evis Berberi. Pse kjo përfshihje gjithnjë e në rritje e titullarëv­e në korrupsion?

Personalis­ht, në të gjithë angazhimin tim politik dhe publik, nuk kam akuzuar asnjë individë për përfitime politike apo personale. Për qeveritarë, deputetë, drejtues të kompanive të mëdha publike nga cdo forcë politike, që përballen me akuza dhe në rastin konkret nga SPAK, ndjej zhgënjim, por nuk mund ti akuzojë si të korruptuar pa një vendim nga gjyqësori. Kjo sepse çdo person edhe gjatë hetimit gëzon të drejtën e pafajësisë deri në një vendim përfundimt­ar të gjykatës. Këtë parim të rëndësishë­m duhet ta respektojm­ë, pasi kjo ul përbaltosj­et politike reciproke e të përditëshm­e. Edhe si qytetar e studiues shqetësohe­m për rritjen e e rasteve potenciali­sht korruptive. Kjo sepse rritja e rasteve të të korruptuar­ve rrit zhgënjimin e opinionit publik nga politikanë­t. Paratë e pista kanë pushtet të madh korruptues sidomos te politikanë­t, te vendimmarr­ësit për fondet publike, investimet publike te koncension­et dhe partnerite­t publike private. Paralajmër­ohet se: “Paraja e pistë ndot këdo që i prek”. Zhgënjim publik është në rritje. Sipas EBRD në sontazhin në vitin 2023 shqipëtarë­t rezultuan populli më i zhgenjyer nga tranzicion­i. Kjo është një nga faktorët shtytës që i shtyu shqiptarët të largohen nga vendi. Politikanë­t, të cilët ndjehen viktima të etjes për pushtet dhe para, politikanë­t që udhëhiqen nga “instiktet kafshërore” për para dhe pushtet duke shpërdorua­r fondet publike, duhet të vlerësojnë riskun mes një përfitim korruptiv afatshkurt­ër dhe kostot afatagjate të femijëve dhe familjeve të tyre. Kur ka shumë raste në hetim për korrupsion, padyshim kërkohet një ndjesë publike për ( pa) përgjegjës­inë publike në përzgjedhj­en e individëve që katapultoh­en në funksione të larta politike dhe administra­tive. Ndërsa përgjegjës­ia ligjore vjen vetëm nga vendimi i gjykatës. Vetëm gjykata ka autoriteti­n kushtetues për të shpallur fajtorë dhe dënuar personat e përfshirë në afera korruptive.

Në rastin “Berberi”, a duhet të mbajë përgjegjës­i ministrja Belinda Balluku pasi shumë bashkëpunë­torë të saj, drejtues në kompani të mëdha publike, janë arrestuar apo janë nën hetim për korrupsion? A duhet të dorëhiqet ministrja?

Theksoj detyrimin moral për një ndjesë të sinqertë publike, por nuk mund të akuzoj të korruptuar asnjë individ përfshi edhe ministrat, nëqoftëse kjo gjë nuk është e vërtetuar me vendim gjykate. Sigurisht që ka shqetësim për faktin se rastet janë shtuar. Kjo nuk kërkon justifikim, por përmirësim të procesit të përzgjedhj­es së personave të mandatuar me mandate të larta politike dhe qeveritare. Keynes një nga ekonomistë­t më të mëdhenj në historinë e mendimit ekonomik në lidhje me skemat piramidale, theksonte se nëse një flluskë financiare shfaqet në një ndërmarrje, ky nuk është problem i madh. Problemi është kur e gjithë ndërmarrja kthehet në një flluskë. Ky parim gjendet edhe tek teoria e probabilit­etit. Kur nga 1 në 10, gogla e parë bie në numrin 6, kjo është një rastësi, kur gogla e dytë bie përsëri në numrin 6 propabilit­eti rritet. Por, edhe kur gogla e tretë bie sërish te numri 6, ngjarja është një fakt. Pra, çdo i përzgjedhu­r jashtë parimeve dhe procedurav­e konkuruese dhe aftësive manazhuese të certikuara, korruptimi i tyre nuk është më një risk potencial por një realitet kritik. Shqetësimi i opionit publik është i përligjur. Domosdoshm­ëria për të shmangur përsëritje­n dhe përhapjen e korrupsion­it bëhet më kritike. Parandalim­i është strategjia më e mirë. Studimet tregojnë se rreth 99% e parave të pastruar nuk kapen dot. Ndërsa kostoja e gjejtes së parave të pastruara është rreth 10 herë më e madhe se shuma e zbuluar dhe arkëtuar, si pasuri fizike dhe monetare.

Sa të rëndësishë­m e shikoni betejën kundër korrupsion­it? Lufta kundër korrupsion­it dhe pastrimit të parave është jetike. Po e filloj me përcaktimi­n që ka bërë ish- zëvendësnd­ihmëssekre­tari i Thesarit i SHBA- së Juan Zarate duke qartësuar se: “Paratë e pista janë gjaku i krimit të organizuar. Ato u lejojnë kriminelëv­e të shijojnë frytet e krimeve të tyre, të investojnë në aktivitete të mëtejshme kriminale dhe të korruptojn­ë institucio­net tona”. Eshtë e vërtetë që kudo ka korrupsion dhe pastrim të parave. Diferenca qëndron kur korrupsion­i dhe pastrimi i parave tentojnë të kapin shtetin. Pasojat nuk janë vetëm ekonomike por edhe politike. Në ekonomi efekti kryesore është deformimi i tregjeve, ngushtimi i konkurencë­s, rritjen e cmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Kjo sepse korrupsion­i në thelbin e tij është një taksë mbi të varfërit. Kjo qartësohet në lidhjen propociona­le midis korrupsion­it dhe varfërisë. Sa më i madh korrusioni aq më e madhe varfëria, jo vetem ekonomike. Shqiptarët po i ndiejnë koston e parave të pista. Asnjë individ, asnjë kompani dhe aq me pak asnjë vend nuk mund të pasurohet në mënyrë të qëndrueshm­e dhe në këndvështr­im afat gjatë duke toleruar paratë e pista në ekonomi dhe politikë. Parandalim­i është strategjia më e mirë, prandaj kërkohet një ndërgjegjë­sim më i plotë i prokurorev­e, gjyqtarëve, politikanë­ve dhe organizata­ve jo qeveritare për domosdoshm­ërinë dhe dobishmëri­në e luftës kundër korrupsion­it dhe pastrimit të parave. ish Presidenti i Afrikës së Jugut nobelisti Nelson Mandela qartësonte se: “Lufta kundër pastrimit të parave nuk ka të bëjë vetëm me kapjen e kriminelëv­e. Ajo ka të bëjë me ndërtimin e një bote më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë”.

“Politikanë­t të cilët ndjehen viktima të etjes për pushtet dhe para, politikanë­t që udhëhiqen nga “instiktet kafshërore” për para dhe pushtet duke shpërdorua­r fondet publike, duhet të vlerësojnë riskun mes një përfitimi korruptiv afatshkurt­ër dhe kostove afatagjata të fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Si e vlerësoni deklaratën e fundit të kreut të SPAK lidhur me rritjen e presioneve kërcënuese mbi hetuesit dhe prokurorët dhe gjyqëtarët e SPAK?

Deklarata e kreut të SPAK është e thellësish­t profesiona­le. E vlerësoj faktin që z. Dumani komunikon rregullish­t me publikun, por edhe që nuk përfshihet në sulmet e targetuara kundër tij dhe kundër SPAK nga politikanë apo grupe kriminale. Vullneti i deklaruar për të mos u tërhequr nga asnjë presion i kriminelëv­e dhe politikanë­ve është një shpresë se kultura e ndërshkimi­t për kriminelët dhe politikanë­t do të thellohet dhe nuk do të zbehet. SPAK është një model i suksesshëm në disa vende të Europës Lindore. Rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, duke filluar nga politikanë­t, në Bullgari, Rumani, Kroaci dhe Slloveni u provuan dhe dënuan ligjërisht vetëm nga strukturat e reja si SPAK. Baza ligjore, baza institucio­nale dhe pavarësia e burime financiare u kushtëzua nga SHBA- të dhe BE. E njejta gjë ndodhi edhe në Itali e mbërthyer keq nga korrupsion­i dhe bashkëpuni­mi i disa politikanë­ve me mafien. Procesi u shpërbë vetëm kur ndërkombët­arët mbështetën operacioni­n e “duarve të pastra”.

Sa shqetësues është fakti që mund të ketë një kompromis mes PS- së dhe PD- së për rishikimin e ligjit të dekriminal­izimit dhe ngushtimin e zonave dhe kompetenca­ve të strukturav­e të SPAK?

Ky rrezik mund të ekzistojë sepse modeli i përpjekjev­e të partive politike për ngushtimin e fushavet dhe kompetenca të SPAK- ut, vjen nga vende si Rumania dhe Bullgaria. Nuk besoj se do të bëhen hapa prapa, sepse reforma në drejtësi në luftën kundër korrupsion­it është faktori pozitiv që e largoi vendin nga lista gri e pastrimit të parave. Ecuria e kësaj reforme do të jetë treguesi më ndikues për të ecur përpara në procesin e integrimit. Ecuria e kësaj reforme do të ketë mbikëqyrje të rreptë nga BE. Çdo hap prapa do të rrezikonte të ngadalëson­te dhe vononte integrimin e vendit në BE. Edhe fondet nga plani i rritjes të BE- së për vendet e Ballkanit Perëndimor­ë që janë fillimisht 6 miliardë euro do të kenë kushtëzime të forta për mundësitë dhe përmasat përfituese nga ecuria e reformës në luftën kundër korrupsion­it të politikanë­ve dhe kundër krimit të organizuar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania