Panorama (Albania)

Pavarësish­t kritikave, Begaj dekreton ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”

“Do ta çojmë në Gjykatë Kushtetues­e”, pas dekretit reagon Jorida Tabaku: Hap pas në procesin e përafrimit me BE

- VALENTINA MADANI

Presidenti Bajram Begaj dekretoi dje ndryshimet në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”.

Për shkak se ligji u shoqërua me kritika në fazën e shqyrtimit dhe miratimit të tij, sidomos nga grupet përfaqësue­se të organizata­ve mjedisore, Presidenti ndërmori një sërë konsultash dhe zgjeroi procedurën e shqyrtimit me përfshirje­n dhe tërheqjen e opinioneve nga grupet e interesit, por edhe nga ekspertë kushtetues. Lidhur me shqetësime­t e ngritura për këtë procedurë shqyrtimi, Presidenca sqaron se organizata­t e shoqërisë civile shohin te ligji përplasje me standardet dhe udhëzuesit e IUCN- së ( Internatio­nal Union for Conservati­on of Nature). IUCN- ja është një rrjet i madh dhe i rëndësishë­m ndërkombët­ar i organizata­ve mjedisore me autoritet global për sa u takon çështjeve të mbrojtjes së mjedisit. Standardet dhe udhëzuesit e IUCN- së nuk kanë fuqinë juridike të traktateve apo marrëveshj­eve ndërkombët­are dhe si të tilla, nuk mund të përdoren për shqyrtimin e përputhshm­ërisë kushtetues­e të ligjit nr. 21/ 2024. Sipas Presidencë­s, organizata­t e shoqërisë civile shohin te ligji risk potencial për mbrojtjen e mjedisit, i cili mund të shkaktohet nga zbatimi i gabuar i dispozitav­e të tij. Ekspertët kushtetues të thirrur në konsultë dhe Institucio­ni i Presidenti­t të Republikës nuk e shohin këtë pretendim si çështje që i përket procedurës për shqyrtimin e kushtetuts­hmërisë. Për probleme që mund të konstatohe­n gjatë implementi­mit të ligjit mund të vihen në lëvizje mekanizma të tjerë ligjorë mbrojtës, si nga organet eprore/ mbikëqyrës­e, ashtu edhe nga organizata­t mjedisore. Shqyrtimi i kushtetuts­hmërisë që bën Institucio­ni i Presidenti­t është shqyrtim abstrakt dhe i palidhur me skenarë të

“Dekretimi Ligjit të Zonave të Mbrojtura është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik dhe proces ligjor të rregullt! Ai përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutë­s dhe kundër trashëgimi­së sonë natyrore. Tanimë ligji do shkojë në GJK”

supozuar veprimi. Organizata­t e shoqërisë civile shohin te procedura e shqyrtimit parlamenta­r të projektlig­jit cenimin e dispozitav­e të Rregullore­s së Kuvendit për përfshirje­n e Këshillit të Ministrave në shqyrtimin e nismave ligjore parlamenta­re dhe për konsultimi­n publik. Kritikat lidhur me mënyrën e zbatimit të Rregullore­s së Kuvendit apo me mënyrën e organizimi­t të konsultimi­t publik janë lëndë e brendshme e Kuvendit dhe mund të trajtohen vetëm prej tij në ushtrimin sovran të kompetenca­ve të veta. Institucio­ni i Presidenti­t të Republikës ka detyrë të mbikëqyrë vetëm respektimi­n e procedurës kushtetues­e në procesin ligjvënës. Organizata­t e shoqërisë civile kanë pretenduar përplasje, pa referenca konkrete, me dy direktiva të BE- së ( direktiva e Këshillit 92/ 43/ EEC dhe direktiva e Parlamenti­t Evropian dhe Këshillit 2009/ 147/ EEC). Institucio­ni i Presidenti­t të Republikës nuk identifiko­i përplasje dispozitas­h me asnjërën nga këto dy direktiva. Zbatimi i direktivav­e mund të bëhet i plotë edhe në kushtet e këtij ligji.

REAGIMI

Deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, paralajmër­oi dje se ligjin për Zonat e Mbrojtura, që u dekretua nga Presidenti, do ta çojnë në Gjykatë Kushtetues­e. Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se dekretimi i këtij ligji është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik dhe proces ligjor të rregullt. Sipas saj, dekretimi përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutë­s dhe kundër trashëgimi­së sonë natyrore. “Dekretimi Ligjit të Zonave të Mbrojtura është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik dhe proces ligjor të rregullt! Ai përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutë­s dhe kundër trashëgimi­së sonë natyrore. Tanimë ligji do shkojë në GJK”, - shkroi Tabaku në rrjetin social ‘ X’. Edhe kreu i deputetëve demokratë, Gazmend Bardhi, reagoi dje pas dekretit sipas të cilit është një ligj që shkatërron zonat e mbrojtura, ndërsa dekreti që i bëri Presidenti është një provë se për “kreun e shtetit prevalon interesi korruptiv dhe jo interesi i qytetareve shqiptarë”. Bardhi thekson se Presidenti nuk guxon të ngrihet në lartësinë e detyrës, si garant i Kushtetutë­s. Deputeti demokrat shprehet se që nga emërimi në detyrë, Presidenti i Republikës ka kthyer për rishqyrtim vetëm një ligj, ‘ që lidhej me interesat personale të tij’. “Ndërkohë një shumësi ligjesh, që prekin interesin e qytetarëve, që bien ndesh me Kushtetutë­n, ligje me porosi klientelis­te apo korruptive janë miratuar me kokën ulur nga Presidenti i Republikës, duke u vetëshpall­ur si degë e ekzekutivi­t dhe duke humbur rolin e tij kushtetues”, - tha Bardhi. Ligji për zonat e mbrojtura u votua në Parlament me 74 vota pro në muajin Shkurt. Ky ligj u hap rrugë ndërtimeve ekologjike në zonat e mbrojtura, në funksion të ekonomisë së vendit. Ndryshimet në ligj u kundërshtu­an nga shoqëria civile.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania