Panorama (Albania)

Todd D. Robinson në Shqipëri, forcim bashkëpuni­mi dhe mbështetje për SPAK

-

Ndihmëssek­retari për Byronë Ndërkombët­are të Narkotikëv­e dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare ditën e djeshme. Sipas njoftimit të Departamen­tit Amerikan të Shtetit, ai do të qëndrojë në kryeqytet deri më 20 mars. Gjatë qëndrimit dyditor, Robinson do të takohet me kryeminist­rin Edi Rama, anëtarë të kabinetit të qeverisë, por edhe përfaqësue­s të organeve të drejtësisë kundër trafikut të narkotikëv­e. Gjatë këtyre takimeve, Ndihmëssek­retari i Byrosë Ndërkombët­are të Narkotikëv­e pritet të njihet nga afër me sfidat e autoritete­ve të drejtësisë, por edhe për të forcuar bashkëpuni­min mes dy vendeve në këtë fushë. Vizita e Robinson, një diplomati karriere që në të kaluarën ka shërbyer në ambasadën e SHBA- ve në Tiranë prej vitit 2004 deri në vitin 2006, e më pas në Venezuelë, Bolivi dhe Spanjë, është një mesazh domethënës nga SHBA- të se po mbështet punën e Shqipërisë për forcimin e sundimit të ligjit, për luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, si dhe për ndërtimin e institucio­neve të forta. Zyrtari i lartë amerikan pritet që të ketë një takim edhe me drejtues të SPAK për t’u komunikuar atyre mbështetje­n që të vijojnë në rrugën që kanë nisur si dhe të luftojnë korrupsion­in në nivele të larta. Mesazh ky që është përcjellë shpesh nga

SHBA- të, që kanë mbështetur vazhdimish­t reformën në drejtësi, që tashmë po tregon rezultate konkrete pasi shumë politikanë, ishministr­a e kryebashki­akë janë vendosur nën akuzë. Pas Tiranës, Robinson, sipas DASH, do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku do të takohet me Presidente­n e Kosovës, Vjosa Osmanin, si dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania