Panorama (Albania)

Beqaj i pandehur, SPAK i komunikon akuzën për “Shpërdorim detyre”

Shkeljet me vlerë 100 milionë euro, ish- ministri i Shëndetësi­së: Prokuroria nuk hetoi siç duhet, e vërteta do dalë në gjykatë!

- TIRANË

Ish- ministri i Shëndetësi­së, Ilir Beqaj, është zyrtarisht i pandehur për dosjen e sterilizim­it. Beqaj u paraqit ditën e djeshme në Prokurorin­ë e Posaçme, ku iu komunikua akuza “Shpërdorim detyre”. Pas daljes nga ambientet e Prokuroris­ë, si gjithnjë ish- ministri nuk i ndaloi akuzat ndaj SPAK se në 50 muaj nuk ka hetuar siç duhet koncesioni­n e sterilizim­it. Ai duke vijuar, tha se nëse hetimet do ishin bërë siç duhet, do të kishin dalë në konkluzion­in se ky koncesion ka kursyer financat publike si edhe xhepat e qytetarëve shqiptarë. Ai mbrojti koncesioni­n e sterilizim­it, duke thënë se 445 mijë shqiptarë janë operuar në kushte të sigurta, ndërsa u shpreh se të vërtetën e tij do e ballafaqoj­ë në Gjykatën e Posaçme kur të nisë gjykimi.

“Për 50 muaj Prokuroria nuk mori mundimin të hetojë se përse nga prilli 2010 deri në shtator 2013, centrali i sterilizim­i i blerë u mbajt në qese, ndërkohë që ISHP- ja kërkonte mbylljen e sallave të kirurgjisë në QSUT. Që nga fillimi i kontratës 445 mijë shqiptarë janë operuar në kushte të sigurta. Në 50 muaj prokurorët nuk qenë në gjendje të bënin dy vlerësime kryesore që bëhen për çdo PPP, vlera e parasë dhe si është materializ­uar ndarja e riskut mes privatit dhe publikut pas 8 vitesh zbatim konkrete” - tha Beqaj

REAGIMI I ISH- MINISTRIT

“Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetonte dy elemente kryesore që ka një proces sterilizim­i, uljen e ditëve të qëndrimit të pacientëve në spital dhe uljen e ditëve të përdorimit të antibiotik­ut në spital. Nëse do të kishin bërë këtë vlerësim, që ne do kërkojmë të bëhet, atëherë konvertimi i këtyre kursimeve në para do e nxjerrë një proces në përfitim për financat publike dhe xhepat e qytetarëve”, - tha Beqaj. Ish- ministri deklaroi po ashtu se SPAK duhet të kishte hetuar se përse nga periudha prill 2010 deri në shtator 2013 nuk ishte vendosur në punë centrali i sterilizim­it, kur ISHP- ja kërkonte mbylljen e sallave të kirurgjisë në QSUT.

“Për 50 muaj Prokuroria nuk mori mundimin të hetojë se përse nga prilli 2010 deri në shtator 2013, centrali i sterilizim­i i blerë u mbajt në qese, ndërkohë që ISHPja kërkonte mbylljen e sallave të kirurgjisë në QSUT. Që nga fillimi i kontratës 445 mijë shqiptarë janë operuar në kushte të sigurta. Në 50 muaj prokurorët nuk qenë në gjendje të bënin dy vlerësime kryesore që bëhen për çdo PPP, vlera e parasë dhe si është materializ­uar ndarja e riskut mes privatit dhe publikut pas 8 vitesh zbatim konkrete. Unë të vërtetën time do ta përball në gjykatë, ku besoj se do dalë e vërteta e përfitimev­e që kanë pasur shqiptarët nga sterilizim­i”, - vijoi Beqaj.

HETIMI

SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur për dosjen e sterilizim­it Beqajn dhe 8 të tjerë, këtyre të fundit iu komunikua akuza të premten e 15 marsit. SPAK pritet të dorëzojë dosjen në GJKKO me kërkesën për nisjen e gjykimit. Beqaj do të jetë në bankën e të akuzuarve së bashku me ishzëvendë­sin e tij në Ministrinë e Shëndetësi­së, Klodian Rrjepajn dhe biznesmeni­n Ilir Rrapaj, që mori koncesioni­n e sterilizim­it, të dy në burg që prej gushtit të kaluar, aty ku u janë komunikuar edhe akuzat. Zv. ministri akuzohet për “Shpërdorim detyre”, ndërsa biznesmeni për “Mashtrim”. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish- zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësi­së, të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të tenderit të sterilizim­it.

SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesioni­t të sterilizim­it me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10- vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj. Prokuroria thotë se në dhënien e koncesioni­t të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjin dhe kanë shpërdorur detyrën ndërkohë, që sipas akuzës, Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmeni­n Ilir Rrapajn. Ndër gjetjet e konstatuar­a nga SPAK janë edhe procedurat e ndjekura për fituesin, por edhe mosrealizi­mi i kushteve të parashikua­ra në kontratë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania