Panorama (Albania)

Ndërtimi i portit, BIRN: Rialokimi i 400 mln USD nga buxheti i shtetit

Ndryshimet në buxhet parashikoj­në që shifra të shpenzohet në 3 vitet e ardhshme, bie ideja fillestare për të gjetur financim të huaj

- TIRANË BIRN

Rialokimi i 400 milionë dollarëve nga buxheti i shtetit për ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano, pasi ai ekzistues u dha për ndërtim pallatesh, u kundërshtu­a nga opozita në Komisionin parlamenta­r të Ligjeve, ndërsa Ministria e Financave këmbënguli që financimi nuk kishte lidhje me projektin e “Durrës Yacht Marina”.

KOMISIONI I LIGJEVE

Socialistë­t miratuan dje vetëm me votat e tyre në Komisionin e Ligjeve, Aktin Normativ të qeverisë për ndryshime në Buxhetin e Shtetit 2024, ku parashikoh­et një rialokim fondesh për ndërtimin e një porti tregtar në Porto Romano, pasi qeveria dha me koncesion portin ekzistues të Durrësit për ndërtimin e një porti jahtesh dhe pallate shumëkatës­he. Ndryshimet në buxhet parashikoj­në që rreth 400 milionë euro të shpenzohen në tri vitet e ardhshme për të ndërtuar portin e ri në Porto Romano, duke hequr dorë nga ideja fillestare për të gjetur financim të huaj për ndërtimin e tij. Deputetët e opozitës që u rikthyen në komision pas marrëveshj­es politike që i jep fund protestës së tyre në Kuvend, e kundërshtu­an Aktin Normativ si antikushte­tues dhe financimin për portin e ri si një pasojë e marrëveshj­es “korruptive” për portin ekzistues. Deputeti Gazment Bardhi kërkoi që ndryshimet në buxhet të kalonin në të njëjtën procedurë kushtetues­e që është parashikua­r për miratimin e Buxhetit dhe jo me Akt Normativ të Këshillit të Ministrave. “Akti Normativ bie ndesh me Kushtetutë­n”, - tha ai duke e cilësuar procedurën si marrje të kompetenca­ve të Kuvendit nga Këshilli i Ministrave. Më tej, ai kundërshto­i ndryshimet e propozuara dhe alokimin e fondeve për projektin e ndërtimin e portit të ri tregtar. “Kur është miratuar ligji korruptiv për Portin e Durrësit, kanë dalë garantë ministrat se do të ketë zero para nga Buxheti i Shtetit sa i takon projektit të portit të ri”, - tha ai duke shtuar se këto janë pasojat që sjell ligji klientelis­t për faljen e portit pa garë dhe pa transparen­cë. Deputeti Oerd Bylykbashi bëri një analizë shifrash për humbjet, që sipas tij, ka pësuar shteti shqiptar nga vendimet e qeverisë për dhënien e Portit të Durrësit. Sipas tij, shqiptarët do të humbin një port të rëndësishë­m funksional, financimin e Bashkimit Europian për rritjen e kapaciteti­t të tij, faljen e tokës dhe taksave dhe ndërkohë po u shtohet një faturë e rëndë për ndërtimin e një porti të ri. “Praktikish­t ajo që po bëni ju është se po i hiqni rreth 400 milionë dollarë nga xhepat e shqiptarëv­e për të ndërtuar një gjë që e kanë sot”, - theksoi ai. Përfaqësue­sit e qeverisë dhe deputetët e PS- së në komision tentuan ta shihnin këtë financim si një gjë të ndarë nga marrëveshj­a për koncesioni­n e “Durrës Yacht Marina”. “Kur është bërë diskutimi për projektbux­hetin e vitit 2024 është diskutuar porti i ri tregtar në Porto Romano, që të mos e ngatërrojm­ë me projektin e Portit të Durrësit, që ishte planifikua­r me financim të huaj”, - tha kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka, duke iu referuar relacionit të qeverisë. Edhe zëvendësmi­nistrja e Financave, Elda Xhemali, shtoi pas saj se, “ky financim nuk ka lidhje me marrëveshj­en që i referoheni ju”. “Ky projekt ka qenë në buxhetin e 2024, e vetmja gjë që shtohet me Akt Normativ është TVSH- ja”, - tha ajo duke sqaruar më tej se, “ka qenë parashikua­r me financim të huaj dhe po bëhet me financim të brendshëm”. Përgjigjja e saj u konsiderua si një “gënjeshtër e re” nga deputetët e opozitës, të cilët iu referuan premtimeve të bëra më para nga përfaqësue­s të qeverisë në komision se porti i ri do të bëhej me zero financim nga Buxheti i Shtetit. “Nëse s’do prekej ky port që kemi, nuk ishte nevoja të merrnim 400 milionë nga xhepat e shqiptarëv­e”, - replikoi Bylykbashi. Sipas Aktit Normativ, 9.8 miliardë lekë do të duhet të jepen këtë vit për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, ndërsa në dy vitet në vijim pritet të jepen edhe 14.7 miliardë lekë në vit për një total prej 39.2 miliardë lekësh. Qeveria e kryeminist­rit Edi Rama e dha me koncesion portin e Durrësit pas negociatav­e private në të cilat në së paku në një rast u gjetën duke ngrënë në një restorant luksoz në Dubai, të ftuar nga kompania që fitoi koncesioni­n. Relacioni i qeverisë që shoqëron projektlig­jin thotë se ndryshimi i buxhetit përmban mes të tjerash: “Riklasifik­imin e projektit të ‘ Portit të ri tregtar – Porto Romano, Durrës’, si investim me financim të brendshëm”. Sipas relacionit, “për këtë projekt, i cili në ligjin fillestar të buxhetit 2024 ishte planifikua­r me financim të huaj, është kërkuar nga ana e Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë të financohet me burime të brendshme, përkatësis­ht në vlerën 9.8 miliardë lekë ( me TVSH) për vitin 2024 dhe nga 14.7 miliardë lekë për secilin vit buxhetor 2025- 2026”. Fondi Monetar Ndërkombët­ar dhe Komisioni Evropian kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur që Shqipëria të mos bëjë ndryshime në ligjin e buxhetit me Akt Normativ, por t’ua nënshtrojë procedurav­e të rregullta parlamenta­re, për shkak se në sistemet demokratik­e Buxheti i Shtetit duhet të miratohet nga Parlamenti pas debateve të plota, ndërsa Aktet Normative janë instrument­e

AKSIDENTI që i lejojnë qeverisë të ndjekë një rrugë të shkurtër që përfshin kryerjen e shpenzimev­e pa miratim paraprak parlamenta­r dhe shmangien e procedurav­e të rregullta dhe debateve ballafaque­se. N d r y s h i m i i b u x h e t i t me Akt Normativ gjithsesi është një traditë që ka nisur nga qeveria e mëparshme dhe është vijuar nga qeveria aktuale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania