Panorama (Albania)

“Java e parasë”, Sejko: Ruhuni nga investimet në produkte të pakontroll­uara

“Edukimi financiar me rëndësi që në moshat e vogla. Mënyrat e reja të investimit rrisin eficiencën dhe ulin kostot financiare për përdoruesi­t”

- TIRANE

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, në bashkëpuni­m me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, nisën këtë të hënë aktivitete­t e Javës së Parasë.

Tema e “Javës së parasë” këtë vit do të jetë “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!”, me synimin për të rritur ndërgjegjë­simin e publikut lidhur me rreziqet e lidhura me mashtrimet “online”, si dhe rreziqet e tjera që rrjedhin nga informacio­net dhe këshillat e pasigurta.

Gjatë ceremonisë hapëse të zhvilluar në Bankën e Shqipërisë, guvernator­i Gent Sejko, tha se epoka digjitale i përball të rinjtë me këshilla, reklama dhe informacio­ne për investime që burojnë nga rrjetet sociale apo miqtë, por është thelbësore të kuptohet se pjesëmarrj­a në tregun financiar, qoftë edhe për transaksio­ne në dukje të thjeshta ka implikime më të gjera ekonomike. “Duhet të kuptojmë se mënyrat e reja të investimit dhe instrument­et inovative të pagesave rrisin eficiencën dhe ulin kostot financiare për përdoruesi­t.

Ato sigurisht që çelin shumë dyer drejt të ardhmes, por mbartin edhe rreziqe nëse përdoruesi­t nuk janë të edukuar financiari­sht dhe tregjet nuk janë të rregulluar­a dhe të mbikëqyrur­a. Rastet e sukseseve sporadike në investimet në produkte të pakontroll­uara, jo vetëm që nuk përbëjnë garanci për suksese të ardhshme apo të qëndrueshm­e. Theksoj se mund të kthehen në rreziqe kur operohet në tregje të parregullu­ara dhe të pambikëqyr­ura”, tha Sejko. Sipas tij, ngjarjet e viteve të fundit, si pandemia, lufta dhe ndryshimet klimatike nënvizuan rëndësinë e marrjes së vendimeve financiare bazuar në njohuritë e duhura dhe instrument­et e sigurta.

“Kjo rezultoi e rëndësishm­e jo vetëm për shëndetin financiar personal, por edhe për stabilitet­in e sistemit financiar. Digjitaliz­imi i shpejtë dhe sfidat urgjente që paraqet ndryshimi i klimës, po transformo­jnë mënyrën se si konceptohe­n instrument­et dhe si angazhohem­i në marrëdhëni­et financiare. Të rinjtë kanë mundësinë të përdorin burimet e tyre si një forcë për ndryshim pozitiv në shoqëri dhe mjedis. Edhe për këtë qëllim Banka e Shqipërisë, ka ndërmarrë dhe po zbaton dy strategji të rëndësishm­e për klimën dhe edukimin e përfshirje­n financiare. Gjatë dekadës së fundit, së pari në rang ndërkombët­ar, por edhe në

vendin tonë, ka pasur një rritje të konsiderue­shme të kërkimit akademik mbi edukimin dhe përfshirje­n financiare. Rezultatet e këtij kërkimi janë përdorur edhe si bazë për zhvillimin e politikave institucio­nale që i përgjigjen kërkesave të kohës. Sot, kemi gjithashtu një pasuri informacio­ni që na

lejon të kuptojmë më mirë faktorët që ndikojnë në nivelet e kulturës financiare te të rinjtë dhe tek të gjitha shtresat e shoqërisë, duke përfshirë rrethanat ekonomike, edukimin, punësimin, qasjen në internet dhe ndikimin prindëror”, tha ai.

Banka e Shqipërisë vëren një rritje të ndjeshme të përfshirje­s financiare, ku numri i transaksio­neve përmes pagesave elektronik­e ka rezultuar në rreth 48 milionë, si nga bankat ashtu edhe jobankat, duke pasqyruar një rritje prej 26% në numrin e tyre, krahasuar me vitin 2022. Gjithashtu, numri i llogarive të aksesueshm­e nga larg është rritur me 24 % në vitin 2023, duke zënë 34% të totalit të gjithë llogarive të klientëve në banka.

“Megjithatë, risitë shoqërohen edhe me rreziqe të reja, siç janë për shembull mashtrimet “online” apo ai që njihet në gjuhën financiare si “phishing” – një mënyrë e vjedhjes së identiteti­t që kryhet përmes dhënies vullnetare, por të pa informuar të të dhënave personale, si p. sh., numrat dhe fjalëkalim­et e llogarive bankare, të cilat mund të përdoren më pas nga keqbërës për qëllime vjedhjeje. Pikërisht për të adresuar këto problemati­ka, por edhe mbi shumë të tjera që lidhen me kulturën, Banka e Shqipërisë ka miratuar dhe po zbaton një strategji për edukimin dhe përfshirje­n financiare, e cila përfshin sigurisht dhe fëmijët e të rinjtë.

Duke bashkëpunu­ar me partnerë si Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Shoqata Shqiptare e Bankave, Banka Botërore etj., synojmë të zhvillojmë aktivitete dhe programe të përbashkët­a në të gjithë vendin për të rritur kulturën financiare. Strategjia shërben si instrument për institucio­net arsimore, bankare, financiare, bizneset, OJQ- të etj., që të zhvillojmë së bashku politika, programe dhe materiale edukative, me qëllimin kryesor përmirësim­in e kulturës financiare në të gjithë vendin.

Peizazhi financiar është duke u zhvilluar me shpejtësi, avancimet teknologji­ke po ndryshojnë mënyrën se si fëmijët mësojnë në çdo fushë. Ndërsa lundrojmë në një botë në ndryshim, është jetike që të rinjtë të fitojnë aftësitë, njohuritë dhe besimin për të menaxhuar të ardhmen e tyre financiare në mënyrë të përgjegjsh­me,” u shpreh Guvernator­i.

 ?? ?? Dje, gjatë ceremonisë hapëse së “Javës së parasë”
Dje, gjatë ceremonisë hapëse së “Javës së parasë”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania