Panorama (Albania)

Edhe gjimnazi "Petro Nini Luarasi" në rikonstruk­sion

Pasi të mbyllen kantieret e hapura në shkollat 9- vjeçare

-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi dje një bashkëbise­dim me nxënësit ekselentë të gjimnazit "Petro Nini Luarasi", me të cilët ndau lajmin se projekti për rikonstruk­sionin e shkollës së tyre do të nisë këtë vit, pasi të mbyllen kantieret e hapura për shkollat 9vjeçare. Ai shtoi se dizenjimi i shkollës së re do të përfshijë edhe një auditor, si pjesë e paketës për rikonstruk­sionin e objekteve arsimore në kryeqytet.

"Ne na duhet të mbyllim njëherë shkollat që kemi: sapo kemi mbyllur kantieret te ' 26 Nëntori', tek ' Emin Duraku' po mbyllet tani. Pra, duam të mbyllim 9- vjeçaret, që këtë vit të fillojmë projektin për ' Petro Ninin' dhe të fusim buxhetin për shkollën e re. Te shkolla e re do të kemi një auditorium, madje e kemi kthyer në praktikë në çdo shkollë të re që bëjmë", theksoi kryebashki­aku. Veliaj bëri me dije se së shpejti do të fillojë rikonstruk­sioni i pishinës te Parku Olimpik. Ai informoi po ashtu se gjimnazi "Dritëro Agolli" do i shtohet zonës te Parku

Olimpik, duke çliruar në këtë mënyrë edhe fluksin te "Petro Nini".

"Ne i gjetëm pishinat e zaptuara prej 20 vitesh dhe çlirimi i tyre ishte një sukses. Tani do fillojmë edhe rikonstruk­sionin e pishinës te Parku Olimpik, duke qenë se ambientet e basketboll- volejbolli­t i kemi shumë herë më cilësore se sa ambientet e pishinave që morëm së fundmi. Këtë vit kemi futur buxhet edhe për pishina olimpike, për t'u siguruar që aty kemi një standard në not. Gjimnazi ' Dritëro Agolli' do të jetë pranë Parkut Olimpik, në xhepin mes pallateve, çka do çlirojë nga fluksi ' Petro Ninin'", u shpreh Veliaj.

Sa i përket mbarëvajtj­es dhe funksionim­it akademik, Veliaj vlerësoi portalin "Mësues për Shqipërinë", si një nga sfidat më të rëndësishm­e në sistemin arsimor. "Ne mund të kemi shumë sfida me arsimin, por një nga gjërat që është bërë mirë është ky i portalit. Praktikish­t, kur të ndërtohet shkolla e re tek ' Astiri', organika ose organizata e re do të formohet nga të parët e portalit të mësuesve. Pra, mësuesi njësh i fizikës, me zyshën njësh të anglishtes e kështu me radhë, pra, të gjithë të parët e portalit krijojnë këtë organizatë të re që do quhet shkolla e re", tha ai.

Kreu i Bashkisë informoi po ashtu se këtë vit do të ndërtohen 12 palestra të reja, duke e çuar në 84 numrin e tyre. Ai theksoi se ky numër nuk i përgjigjet interesit të lartë nga ana e prindërve për të çuar fëmijët e tyre në kurse sportive e si rrjedhojë po punohet për shtimin e këtyre ambienteve. "Këtë vit, kësaj baterie të 72 palestrave, do i shtojmë edhe 12 të tjera. Prapë nuk mjaftojnë. Inkurajimi­t të bashkisë për të çuar fëmijët në kurse sportive iu përgjigjën aq shumë prindër, saqë tani na duhen edhe më shumë ambiente", u shpreh kryebashki­aku.

Gjatë bashkëbise­dimit, Veliaj vlerësoi promovimin e të rinjve ekselentë, si një mënyrë për të shfaqur vlerat njerëzore tek të rinjtë dhe të rejat e kryeqyteti­t. Sipas kryebashki­akut, shembujt pozitivë, fryma e bashkëpuni­mit dhe solidarite­ti duhen parë si elementët e vetëm për të ecur përpara dhe për ta bërë vendin më të mirë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania