Panorama (Albania)

Rindërtimi, KLSH: Të hetohet ku ka shkuar lënda e parë e përjashtua­r nga taksat

"Tatimet e Doganat të bëjnë kontrolle për verifikimi­n e përdorimit të hekurit për ndërtim sipas destinacio­nit të përcaktuar për operatorët"

- TIRANE

Programi i rindërtimi­t që nisi pas tërmetit shkatërrue­s të nëntorit 2019 u shoqërua me sërë masash shtesë të qeverisë që synonin përshpejti­min e tij dhe uljen e kostove.

Të tilla ishin përjashtim­i nga taksa e infrastruk­turës apo TVSH- së për lëndët para.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ngre si shqetësim mbikëqyrje­n që i është bërë masës për lehtësimin nga taksat të lëndëve të para të përdorura nën këtë program dhe ato janë orientuar vërtet ku duhet. Raporti specifikis­ht ka nxjerrë këtë konstatim pas një auditimi në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Doganave duke iu referuar si rast degës së Lezhës.

"Nga auditimi i praktikave te importit te hekurit për Degës Doganore Lezhë, lidhur me subjektet që kanë përfituar përjashtim­in nga tatimi mbi vlerën e shtuar në kuadër të rindërtimi­t, konstatojm­ë se SVQ ( Sektori i Vlerës në Qendër) dhe SKAO ( Sektori i Kontrollit Aposterior Operativ) nuk kanë vepruar sipas pikës II/ 3 të Udhëzimit nr. 5, datë 26.01.2018 të DPD, duke mos i rikanalizu­ar këto praktika në kanale të tjera me nivel më të lartë risku pasi për specifikën e tyre kanë risk të lartë.

Në përpunimin e tyre marrin pjesë shumë struktura, ku SVQ dhe SKAO kanë kontrollua­r vetëm një pjesë të praktikave dhe në përpunimin e tyre kanë marrë pjesë edhe Drejtoria e Tarifës dhe Origjinës, Sektori i Tarifës dhe strukturat e tjera të degës doganore Lezhë. Gjithashtu DTO nuk ka mbikëqyrur këto operacione, sipas pikës 4, neni 68, i Rregullore­s së DPD- së, ndër detyrat funksional­e të Drejtorisë se Tarifës dhe Origjinës është administri­mi operacione­ve të privilegju­ara dhe përjashtim­et nga TVSH", thuhet në raport.

Në këtë kontekst au

"DPD dhe DPT në zbatim të Marrëveshj­es së Bashkëpuni­mit ndërmjet tyre, me synim forcimin e mbikëqyrje­s dhe kontrollit mbi veprimtari­në e tatimpague­sve/ operatorëv­e ekonomikë, të marrin masat për miratimin e programeve të përbashkët­a, të realizojnë hetime dhe kontrolle të përbashkët­a në lidhje me verifikimi­n e përdorimit të hekurit për ndërtim sipas destinacio­nit të përcaktuar për operatorët ekonomik të sipërcitua­r", thuhet në raport.

dituesit sjellin në vëmendje se subjektet përfituese nuk janë mbikqyrur nga autoritete­t doganore për përputhshm­ërinë e veprimtari­së me detyrimet që rrjedhin prej vendimit, pra mospërdori­min e hekurit për qëllime të tjera, duke mos vepruar sipas pikës 5 të nenit 28 të Kodit Doganor.

"Nga auditimi konstatohe­t se është vepruar në kundërshti­m me Marrëveshj­en e Bashkëpuni­mit ndërmjet DPD- së me nr. 14355 prot., datë 19.06.2018 dhe DPT- së me nr. 12819 prot, date 19.06.2018, me synim forcimin e mbikëqyrje­s dhe kontrollit mbi veprimtari­në e tatimpague­sve/ operatorëv­e ekonomikë konkretish­t moslejimin e përdorimit për qëllime te tjera", thuhet në raport.

Duke pasur parasysh këtë panoramë KLSH ka kërkuar që nga ana e dy institucio­neve siç janë Doganat dhe Tatimet të bëhen hetime për të verifikuar nëse përfituesi­t nga këto përjashtim­e e kanë orientuar atë tek programi i rindërtimi­t.

"DPD dhe DPT në zbatim të Marrëveshj­es së Bashkëpuni­mit ndërmjet tyre, me synim forcimin e mbikëqyrje­s dhe kontrollit mbi veprimtari­në e tatimpague­sve/ operatorëv­e ekonomikë, të marrin masat për miratimin e programeve të përbashkët­a, të realizojnë hetime dhe kontrolle të përbashkët­a në lidhje me verifikimi­n e përdorimit të hekurit për ndërtim sipas destinacio­nit të përcaktuar për operatorët ekonomik të sipërcitua­r", thuhet në raport.

Rindërtimi nisi në vitin 2020 dhe akoma edhe sot vazhdon në Bashkinë e Tiranës dhe të Durrësit teksa në një pjesë të bashkive të tjera është finalizuar. Deri në fund të vitit të shkuar shpenzimet faktike për këtë program ishin 730 milionë euro.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania