Panorama (Albania)

"Sfidoi regjimin komunist", ambasada amerikane përkujton Musine Kokalarin. Dorëshkrim­et

Nuk u dorëzua kurrë, historia e dhimbshme e jetës së disidentes së burgosur dhe internuar nga diktatura

- TIRANE

Dialogu për gjuhën, materien që ka mbajtur dhe mban gjallë gjenin arbnor, nëpër shtjellat e kohës, së pari ka nevojë të jetë i gjithëkohs­hëm dhe gjithëpërf­shirës.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë përkujtoi dje Musine Kokalarin. Gjatë muajit të historisë së gruas, ne nderojmë gratë e shquara që kanë ndryshuar botën, përfshirë Musine Kokalarin, një nga gratë më të guximshme shqiptare që sfidoi regjimin komunist, thekson Ambasada e SHBA. Musine Kokalari ( 1917- 1983) ishte shkrimtare, politikane dhe themeluese e Partisë SocialDemo­krate të Shqipërisë në vitin 1943. Pavarësish­t se ishte një nga shkrimtare­t e hershme të botuara në Shqipëri, ajo u përball me persekutim­in nga regjimi komunist, i cili çoi në varfëri dhe izolim deri në vdekjen e saj. Refuzimi i saj për t'u përshtatur me një diktaturë dhe dashuria e saj për Shqipërinë na frymëzon edhe sot. Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë ndersa në vitin 1921, familja e saj u kthye në Shqipëri dhe u vendos në Gjirokastë­r, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari do te vendosej në Tiranë. Në vitin 1937, ajo mbaroi shkollën e mesme "Nëna Mbretëresh­ë" dhe më pas shkoi për studime në Universite­tin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyesh­ëm në vitin 1941. Librin e parë "Seç më thotë nëna plakë", Musine Kokalari e botoi në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemo­krate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës "Zëri i Lirisë". Në vitin 1944, ajo botoi librin e dytë "Rreth vatrës", ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj,

Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit "Sa u tund jeta". Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit, e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmo­në nga jeta. Në vitin 1993, Presidenti i Republikës i asaj kohe, Sali Berisha i dha pas vdekjes medaljen "Martir i Demokracis­ë".

HISTORIA

Thëniet e saj ishin akuzat e një shpirti të pamposhtur rilindës që sfidonte vdekjen. "Unë s ´ jam fajtore. S ´ jam komuniste dhe ky s'mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen". Pas këtyre fjalëve, ajo nuk mund t'i shpëtonte dënimit të sistemit të Enver Hoxhës, edhe pse ky i fundit e njihte mirë familjen intelektua­le dhe patriotike të Kokalarëve nga Gjirokastr­a. Madje, Hoxha kishte lidhje gjaku me Musinenë, por ai nuk e kurseu as atë, pasi kishte pushkatuar pa gjyq dy vëllezërit e saj, në nëntor të vitit 1944. Sistemi i kaluar kishte dhe një inat tjetër me Musinenë. Fakti që ajo kishte krijuar së bashku me Skënder Muçon, Partinë Socialdemo­krate, në vitin 1943, nuk mund të anashkaloh­ej nga sistemi një partiak i Hoxhes. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria po vihej nën diktaturë, si kundërvepr­im i kësaj të fundit u themelua më 6 nëntor të vitit 1946, në Tiranë, grupimi i parë opozitar antikomuni­st "Bashkimi Demokratik Shqiptar", një aleancë e Partisë Socialdemo­krate, kryesuar nga Musine Kokalari, me Frontin e kokalari3r­ezistencës, drejtuar nga Sami Qeribashi dhe me Grupin Monarkist, të drejtuar nga Qenam Dibra. Musineja u bashkua me disidentët e tjerë të opozitës, e cila sipas ideve të saj, do të ishte ilegale dhe do të luftonte me mjete demokratik­e për një Shqipëri ndryshe. Ajo nuk mund të pranonte diktaturë, ndaj dhe i shfaqi hapur bindjet politike, por në të njëjtën kohë dhe diktatura nuk mund ta pranonte Musinenë, ndaj e goditi për vdekje. Në hetuesi dhe në gjyq, Musine Kokalari do të depononte: "Mbas Mbledhjes së Mukjes, kam marrë pjesë në Ballin Kombëtar si socialdemo­krate dhe kam qenë përgjegjës­e e gazetës ' Zëri i Lirisë', ku kam botuar artikuj ku flitet për çështjen e Kosovës në bazë të Kartës së Atlantikut. Kriteri për të luftuar ishte jo për qëllimin e përfitimit të disa klikave, por për demokratiz­imin e vendit".

DORËSHKRIM­I

Në dorëshkrim­in "Mbi jetën time", Musineja shkruan: "Komunistët më varrosën për së gjalli, se nuk iu kërkova falje në gjyq për aktiviteti­n tim. Dhe pse do të kërkoja falje? Unë s ´ jam fajtore…". Në një seancë gjyqi, ndërsa dikush thirri se ajo duhet të dënohej me vdekje në litar, dhe kryetari Frederik Nosi e pyeti se a e dëgjonte atë që kërkonte populli, Musineja me qetësi iu përgjigj: "Nesër këtë do të thonë edhe për ju". Musineja nuk pranoi avokat. Ajo bëri një apologji të shkëlqyer që jep qartë edhe në qën

drimin e saj prej politikane­je, demokrate, konseguent­e dhe e papërlyer. Gjyqi komunist e dënoi me 20 vjet heqje lirie, me humbjen e të gjitha të drejtave civile dhe konfiskim të pasurisë. Pasi kreu 16 vjet nga dënimi i saj, Musinenë e internuan në Rrëshen, ku për 22 vjet punoi në bujqësi dhe ndërtim, si punëtore llaçi, e përgjuar ditë e natë nga Sigurimi i Shtetit. Pas punës, ajo shëtiste vetëm, por dhe shkonte në vendin e saj të preferuar, bibliotekë­n e qytetit, ku gjente miqtë e saj të vërtetë, librat. E dërmuar nga vuajtjet dhe e raskapitur nga punët e rënda, Musineja u sëmur nga kanceri. "Ç ´ fat tragjik, shkruan ajo. Më doli edhe sëmundja kundër. Të paktën të kisha pak qetësi në vitet e fundit të jetës sime". E shtruar në spitalin onkologjik, ajo shkruan: "Këtu kuptova një gjë. Për mua jo vetëm që nuk interesohe­n, por kanë qejf të më zvarritin. Dhe vetë kontrollet e këtyre muajve s ´ kanë gjë tjetër veçse fjalë të kota. Sipas rregullave, unë duhet të isha operuar këtu e gjashtë muaj më parë. Ç ´ do të ngjasë?". "Këtu njoha kulturën demokratik­e, njoha tragjedinë e përmbysjev­e të mëdha revolucion­are. Njoha një gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej- këndej. Njoha punën e punëtorit me normë individe,

njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetëkërkua­r, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky tërmet i pandërprer­ë për të konsolidua­r diktaturën e proletaria­tit. Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk e di ç ´ domethënë familje. Ndoshta do të ishte mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmo­në. Kështu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithë gjendjen tragjike. Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë. Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografik­e për Muzeun e Gjirokastr­ës. Ato pak kursime dhe gjithçka tjetër le të hyjnë në fondin e shtypit që duhet të krijohet për punëtorin e krahut, i cili është i domosdoshë­m, që të demokratiz­ohet puna e krahut dhe të kultivohet punëtori i thjeshtë". Falë ditëve që erdhën u mundësua të thuhet e vërteta për personalit­ete të tillë si Musine Kokalari. Diktatura e burgosi, e internoi, e vdiq, por nuk e varrosi dot. Ajo i mbeti gjallë popullit dhe atdheut, një dritë e pashuar e kulturës shqiptare. Nga piedestali ku e vendosi koha, ajo vazhdon të thotë: "Besa, shpresa, dashuria, ato pra na lartësojnë. Përçarja dhe marrëzia na poshtërojn­ë dhe na mjerojnë".

 ?? ?? Musine Kokalari
Musine Kokalari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania