Panorama (Albania)

A po tjetersohe­t qëllimisht idenditeti kombëtar shqiptar i brezit të ri?!

Fatkeqësis­ht, rrethanat historike ndër të cilat mbijetuen shqiptarët gjatë nji periudhe mbi 2100- vjeçare nuk ndihmuen në kët drejtim

- FILIP GURAZIU

Edukimi i brezit të ri simbas nji strategjie të mirëmendue­me në themel të së cilës qëndron atdhedashu­nia, përban kushtin "e nevojëshëm e të domosdoshë­m", për konsolidim­in e identiteti­t të nji populli.

Fatkeqësis­ht, rrethanat historike ndër të cilat mbijetuen shqiptarët gjatë nji periudhe mbi 2100- vjeçare, jo vetëm që nuk ndihmuen në kët drejtim, përkundraz­i...

Çdo gja bahet e kuptueshme për periudhat kur shqiptarët ishin të pushtuem, sepse qëllimi përfundimt­ar i çdo pushtuesi, asht përjetësim­i i pushtimit, i cili mund të realizohet vetëm nëpërmjet tjetërsimi­t të identiteti­t të popullit që pushtohet.

Platforma kryesore e tjetërsimi­t të identiteti­t të nji populli, asht fshimja e kujtesës historike dhe krijimi i nji realiteti historik të ri, në shërbim të pushtetit. Historia e njerëzimit në përgjithës­i e ajo e shqiptarëv­e në veçanti, e provon ma së miri kët pohim.

Në kët drejtim diktatura komuniste enveriste shqiptare, ia kaloi edhe pushtuesve të huej, me dhunë, vorfni, e izolim prej të tanë botës, "zhduku rendin e vjetër", transformo­i historinë, kriminelin e shpalli hero, heroin nacionalis­t - armik e, s'fundi me brohoritje e entuziazëm "të pa parë", "krijoi njeriun e ri të partisë".

Me qenë se sistemi diktatoria­l komunist u vetëshemb me dashje, si e vetmja rrugë e mbijetesës, "njëriu i ri i partisë", që u transformu­e në "njeriun e ri të demokracis­ë", mbijetoi e vazhdon me mbijetue si nji qenie hibride (" pa Dinë e pa Imanë") i shartuem në ekonominë e tregut. Ideali i ri i kësaj "qenie hibrìde", që ruen të paprekun në thellësinë e formimit të sajë ideologjin­ë komuniste, rezultoi: pasunimi i shpejtë e me çdo kusht, konsolidim­i nepotik i pozitave drejtuese në politikë, pushtet, sistemin gjyqësor e akademik etj., tue shpërfillë identiteti­n e interesin kombtar shqiptar.

Nuk ka si shpjegohet ndryshe veprimi i akademikëv­e shqiptarë, që i bjen ndesh identiteti­t kombtar në fushën gjuhësore, tue mos pranue rishikimin e Kongresit famëkeq politik enverist të 1972- shit që "hodhi në Dri", themelin e gjuhës shqipe, Gegnishten. More të "bekuem akademikë", kanë kalue 52 vjetë prej atij vendimi, e gjuha sikur çdo gja tjeter, evolon në përputhje me zhvillimet e reja, asht pikërisht ky evolucion që ju detyron rishikimin e përmirësim­in e standardit të 1972- shit, por ju nuk pranoni?!

Ku e keni qëllimin?! A jeni ndopak të ndërgjegjë­suem për bashkimin kulturor shpirtnor të shqiptarëv­e në dy anët e kufinit me Kosovën, ku flitet gegnisht? Po faktin që rreth Shqipnisë jetojnë rreth tre milion gegë, e keni harrue?! Simbas jush, brezi i ri që nuk mundet ma me lexue e me studjue, sepse nuk i kupton, shkrimtarë­t ma në za të gegnishtes si; Fishta, Mjeda, Gjeçovi, Haxhiademi, Prendushi,

Migjeni, Koliqi, Repishti, Camaj, Rrota, Zadeja, Pipa, etj., etj., mund të edukohët në mungesë të kujtesës me identiteti­n e vertetë shqiptar?

Si duhet t'a kuptojmë qëndrimin e akademikëv­e shqiptar, që kundërshto­jnë "si demat para bezes së kuqe", vjetersinë mijavjeçar­e të gjuhës shqipe në themelin e së cilës qëndron gegnishtja? Ç'ka na thotë qëndrimi "kontrapeda­l" i tyne, në lidhje me zbulimet e reja në fushën e etimologji­së të gjuhës shqipe? Si ndikon ky qëndrim te identiteti i brezit të ri?

I pafalshëm mbetet edhe fakti që ende sot mbas gati 34 vjetëve vetëshëmbj­e të diktaturës, qenia hibride ose "njeriu i ri i demokracis­ë", që drejton e programon edukimin shkollor, nuk përfshin në tekstet shkollore, tragjedinë e krimit komunist. Formimi i brezit të ri me mungesën e kujtesës historike, a nuk të çon drejt tjetersimi­t të identiteti­t kombtar shqiptar, ky asht qëllimi?!

Për me ia vue vulën këti qëndrimi, Ministria e Arsimit Tiranë, i paska dërgue intitucion­eve shkollore nji shkresë orjentuese si rekomandim për edukimin jashtëshko­llor të nxanësave. Ndër qindra shkrimtarë shqiptarë te rekomandue­m, mungojnë vetem ato që trajojnë krimin komunist të diktaturës si: Sami Repishti, Marçel Hila, Ahmet Bushati, At Konrad Gjolaj, etj., rastësi?!

Kulmi i qëndrimit absurd i "qenies hibride" me grada shkencore e autoritet akademik, u ba publik para pak ditësh prej gazetave e televizion­eve në mbarë vendin, me shpalljen e nji peticioni antidemokr­atik qesharak e të turpshëm, që i kërkonte AMA- s ndalimin e diskutimit në emisionet televizive, mbi problemin e gjuhës shqipe!

Mendoni ku kemi mbritë e çka përjetojmë ne si shqiptarë: shkencëtar­ët e akademikët që kemi, pra "mendjet e ndrituna e me vizion", zyrtarisht kërkojnë ndalimin e fjalës së lirë me "urdhën prej nalt", si në kohën e "lugatit", tue i ra ndesh parimit bazë të demokracis­ë! A ka ma marre e për faqe të zezë?!

Mos diskutimi për domosdoshm­ëninë e integrimit të gegnishtes, mos diskutimi i vjetersisë së gjuhës shqipe, mos diskutimi i etmologjis­ë së gjuhë shqipe, kuj i shërben?!

Konsolidim­it të identiteti­t kombtar shqiptar, JO që JO, por vetem atyne që nuk e duen popullin shqiptar!

Sapo njifesh me kët lloj peticioni, që të krijon "përshtjell­ime në stomak", menjiherë mendja të shkon te disa emisionet televizive, ku personazhe të paguem kundër shqiptariz­mit, vjellin vnerë kundër shtyllave mbi të cilat mbështetet identiteti shqiptar; Skenderbeu­t, Nanës Tereze, trashigimi­së Ilire, gjuhës shqipe, autoktonis­ë së shqiptarëv­e, trashigimi­së kulturore dhe kurrë, në mënyrë absolute asnjiherë, këto "qenie hibride" me grada shkencore e akademike, nuk e çuen zanin në mbrojtje të idealeve shqiptare! Ky qëndrim i dyfishtë i jueji, ju nxjerr haptas se kush jeni e, se çka rueni me fanatizëm në shpirtin tuej, "Fshati që shihet sdo kallauz"!

I damshëm për konsolidim­in e identiteti­t kombtar shqiptar të brezit të ri mbetet edhe korrupsion­i në sistemin arsimit shqiptar ( pasojë e idealit të ri të "qenies hibride"), në të tana nivelet, por veçanarish­t ai i shkollave të nalta, të len "pa gojë", personazhe që kanë zanë vende drejtuese e disponojnë deri tre diploma universita­re, praktikish­t rezultojnë gjysë analfabetë.

Mungesa e formimit kulturor me bazë atdhedashu­ninë e vlerat kombtare pasojë 32 vjeçare e "njëriut të ri të demokracis­ë", me pozitë drejtuese politike, shtetnore apo akademike ka çoroditë programimi­n strategjis­ë edukuese të rinisë, çka vështirëso­n konsolidim­in e identiteti­t të shqiptarëv­e, aq i deshiruem sot.

Si përfundim, po kujtoj thanien e nji filozofi kontrovers: "Kriteri i së vertetës asht praktika"! Po cila asht praktika e sotme e jetës së të rijve shqiptar?!

"Shif e shkruej", thotë nji fjalë e urtë popullore:

Largim në masë e të rijve prej vendit amë, aq sa nuk gjinden ma punëtorë, por merren prej Bangladesh­it. Zvogëlim drastik i numrit të nxanësve e studentëve. Rritje e analfabeti­zmit dhe e padijes. Zvogëlimi i numrit të martesave e paksimi i lindjes së fëmijve.

Rritje e drogaxhive, e krimit, e vjedhjeve, e bastexhive, e dhunës, e abuzimeve, etj. Rritje pa kufi e të rijve që kalojnë jo vetem ditën, por edhe naten në bar- kafe kot, janë të pa punë, por kanë vetura e, bylyzykë ari!

O pashallarë të demokracis­ë: veni ndonjiherë dorën edhe te zemra e jo vetem te xhepi... Mos harroni se përparimi i shqiptarëv­e, lidhet kryesisht me brezit të ri, që asht garancia e së ardhmes! E kjo e ardhme në radhë të parë kërkon unitet kombtar, i cili realizohet vetëm mbi bazen e vlerave identitare, të popullit shqiptar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania