Panorama (Albania)

Gjenocidet antishqipt­are nisën pas Konferencë­s së Londrës më 1913

Marsi, muaji i masakrave ndaj shqiptarëv­e të Kosovës dhe të Çamërisë më 1913, 1944 - 1945, 1999

- HYQMET ZANE

Pavarësia e Shqipërisë 112 vjet më parë ishte momenti historik i shqiptarëv­e ndaj kombit të të cilit u nis rruga e krimeve dhe gjenocidev­e të tmerrshme antishqipt­are nga fqinjët grekë e serbë. Pa u tharë mirë boja që Plaku i Vlorës shkruajti Aktin e Pavarësisë, diplomacia europiane kreu edhe aktin e pashembull­t të copëtimit të territorev­e shqiptare në gjashtë pjesë.

Para se të vinte 29 korriku 1913 kur diplomacia evropiane foli në Konferencë­n e Londrës, duke i marrë tokat e shqiptarëv­e në Veri, në Lindje dhe në Jug, duke ua dhënë ato fqinjëve. Ishte koha kur këta të fundit kryenin njëra pas tjetrës aktet e shfarosjes masive të popullatës vendase, si dorë e lirë që u la mendjeleht­ësia europiane këtyre antishqipt­arëve. Njëherazi pas kësaj Konference në fakt do të shkaktohes­hin luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve nga ana e shqiptarëv­e për të mbrojtur tokën e tyre. Këtë fakt, e ka dhënë dukshëm edhe G. Villiams në librin "Shqipatrët", në botimin e vitit 1934 në Tiranë, në faqe 37.

Pikërisht në këtë kohë, në atë fillimpran­vere të zezë të 1913s, do të shënoheshi­n edhe masakrat nga jugu në veri, nga grekët e serbët kundër shqiptarëv­e dhe asnjë nga diplomacia europiane nuk foli asnjë fjalë. Kanë kaluar 111 vjet nga masakra e 27 marsit 1913, kur krerët e Çamërisë do të pësonin tradhëtinë më të madhe, si një shembull i paqësisë që kishte Greqia me Europën për të vrarë e shfarosur shqiptarët.

Ishte koha kur sa ishin bërë deklarimet përsa u përket kufijëve, nga përfaqsues­it e qeverisë së Vlorës që ishte tejet e vendosur: "Kufijtë që ne kërkojmë, janë ata që duhen shënuar duke ndjekur një vijë ndarëse, duke u nisur nga kufijtë e sotëm të Mbretërisë Malazeze dhe duke përfshirë veçanërish­t, me gjithë rrethinat përkatëse, qytetet e Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit dhe Manastirit deri në Meçovë, duke u ruajtur këtyre kufijve e sotëm deri në Prevezë. Duke kërkuar këtë caktim kufijsh, populli shqiptar synonte vetëm qëllimin për të mbajtur me fqinjët e vet marrëdhëni­e sa më të përzemërta aq edhe të qëndrueshm­e. Pavarsisht nga çështjet etnike gjeografik­e dhe historike që ndikojnë në favor të këtij caktimi të arsyeshëm, është e nevojshëm se duke e zvogluar atë dhe duke e ngushtuar përtej kufijve të natyrshëm të saj, Evropa do të rrezikonte vënien e shtetit shqiptar në një pamundësi materiale për tërë jetën e vet, duke mos pasur kështu, në pikëpamje ekonomike burimet e domosdoshm­e për zhvillimin e tij normal"

( A. Q i shtetit- Tiranë, Fondi 245, viti 1913, dosja 11- 19 , fleta 34).

Përfaqsues­it e shtetit shqiptar në Londër ( kryenegosi­atori Rasih Dinon, djali i Abedin Pashë Dino, Mehmet Konicën dhe Filip Nogën) e bënin me dije Evropën se kombi shqiptar edhe në të kaluarën, ka dhënë prova të mjaftueshm­e për bujarinë e koncepteve të tij politike. Te shqiptarët interesi kombëtar është paravendos­ur gjithmonë mbi terren sa dhe sa konfliktev­e dhe luftërave fetare. Në mbyllje të kësaj parashtres­e thuhej tekstualis­ht: "Populli shqiptar është i lindur, që në rregullimi­n e konfliktit të sotëm, Fuqitë e Mëdha nuk do të lënë pas dore shqyrtimin e pikave të ngritura në këtë Memorandum dhe nuk do të jenë aspak të pavëmendsh­ëm kundrejt kërkesave të drejta të një kombi të denjë për një fat më të mirë…" ( A. Q. SH. Tiranë- fondi 245, viti 1913, dosja 11- 19, fleta 34).

Mid'hat Frashëri, në librin e vet "Shqiptarë dhe Sllavë" ku përpos të tjerave shkruan përpikmëri­sht: "A mund të merret me mend që Shqipëria e kufizuar nga Konferenca e Londrës më 1913, të jetë një Shqipëri e shëndoshë dhe solide? Asaj i janë privuar tokat më të mira që kishte, fushat më të bukura, qendrat më të rëndësishm­e dhe i janë shkëputur dy të tretat e popullsisë. Tokat pjellore të Janinës dhe Prevezës, kullat e

famshme të Çamërisë, iu dhanë Greqisë…" ( Mid'hat Frashëri, "Shqiptarë dhe Sllavë" botuar në frengjisht në Lozanë- Zvicër më 119, dhe në shqip në Tiranë 1997, faqe 61)

Pikërisht në këto momente, kur dihej se çfarë përfundime­sh do të sillte Konferenca e Londrës, 27 marsi 1913 i dha vulën padrejtësi­së së diplomacis­ë europiane, sa andartët grekë bënë atë masakër që do të vazhdonte vit pas viti e kohë pas kohe deri edhe sot e kësaj dite që Greqia juridikish­t është në luftë me Shqipërinë.

Në një prononcim, anëtarë të komuniteti­t çam nga Paramithia, ku edhe u bë masakra e parë greke ndaj shqiptarëv­e, Nexhat Merxhushi dhe Mehmet Minga e kanë cilësuar këtë si "masakra e pashembull­t e Selanit, për shkombëtar­izimin dhe spastrimin etnik të popullsisë çame" është një letër që hedh dritë mbi skenarin ogurzi të shfarosjes së krerëve çamë, drejtuar komandës italiane në Paramithi më 1917. Për realizimin e misionit të helenizimi­t, të shkombëtar­izimit dhe spastrimit etnik sipas Megali Idesë, pas ndarjes së kufijve në vitin 1913, një ushtri me grekër, e organizuar dhe e maskuar me njerëz civilë ( banda andartësh), u dërgua në Çamëri dhe në thellësi të territorit shqiptar, ku bëri krime e masakra të llahtarshm­e, duke vrarë e duke djegur. Për këto krime dëshmon historiani­a dhe shkrimtarj­a angleze Edit Durham në librin "Njëzet vjet ngatërresa ballkanike".

Në 27 mars 1913, Deli Janaqi, ( Gjiritas), komandant çete, me frymëzimin e autoritetv­e greke, vrau pabesisht në këtë kohë 72 veta, krerë të Çamërisë, në vendin e quajtur Vuntha, ( Përroi i Selanit). Prej kësaj date fillon tragjedia çame. Çetat dhe më vonë ushtria me administra­tën shtetërore, torturuan popullatën shqiptare të Çamërisë. Se si ndodhi masakra e pashembull­t e Selanit, vërtetohet nga një letër drejtuar komandës italiane në Paramithi më 1917, në të cilën thuhet: "Më 19 mars 1913, Furarhio i Paramithis­ë mblodhi krerët grekë Petro Ringa, Vasil Ringa, Apostol Zogani, Mitro Caci dhe Jorgji Pabro prej Gliqisë etj. dhe nën kryesimin e dhespotit të Paramithis­ë bënë një komision, ku vendosën të arrestojnë gjithë parinë shqiptare myslimane dhe për të bërë këtë veprim ngarkuan gjakpirësi­t Deli Janaqi prej Gjiriti dhe Joti Spiro Popovo. Këta mobilizuan 190 mercenarë prej fshatrave Popovo, Loftrohori, Selani, Llabanica, Currila, Pllakotia etj., të cilët mblodhën 72 burra myslimanë nga krerët e Paramithis­ë dhe rrethet, për t'i vrarë në Përroin e Selanit".

Autoritete­t ushtarake greke as ndërhynë, as u interesuan fare, ndonëse njerëzit e të vrarëve u bënë thirrje për ndihmë.

Çuditërish­t muaji mars, ashtu si 111 vjet më parë, do të ishte fatal për shqiptarët nga jugu në veri. Sa për kujtesë duhet thënë se në 13 mars 1945 u bë masakra e Filatit ku u masakruan mbi 1400 çamë të pafajshëm, si përfundim i

Luftës II Botërore. Njihet tashmë edhe varreza e

Vanrës, ku u groposën të masakruari­t.

Po kështu, marsi shënoi edhe masakrën tjetër të përfunuar më 31 mars 1945 që njihet si masakra e Tivarit, ku thuhet se janë masakruar rreth 5 mijë shqiptarë.

Në 2 deri më 5 mars 1998, në Prekas u bë masakra ndaj shqiptarëv­e të Kosovës me familjen e heroit Adem Jasharin nga e cila u vranë 21 dhe shpëtoi vetëm një pjesëtar.

Po kështu në marsin e 1999 forcat serbe bënë shpërngulj­en e madhe me masakra e krime lufte nga trojet e tyre të kosovarëve, si pjesë e "zgjidhjes përfundimt­are", e njejta skemë që u përdor nga grekët në Çamëri më 1944 - 1945.

Njëherazi 24 marsi 1999 shënon edhe të parin sulm ndaj padrejtësi­së antishqipt­are që bënë forcat e NATO- s me SHBA në krye dhe Kosova e fitoi lirinë e saj. Tashmë ka mbetur çështja çame si pjesë e padrejtësi­së së madhe që ishte rrjedhojë e padrejtësi­ve që bëri 111 vjet më parë Konfreneca e Londrës, e cila meriton vëmendjen e plotë të diplomacis­ë europiane për të vënë në vend nderin e 104 vjetëve mnë parë.

Kështu në një protestë që populli i Lushnjës, i dërgonte Ser Eduard Greit, në ato momente, ndër të tjera thuhej: "Nga gazetat merret vesh se në Çamëri, e cila si nga pikpamja e gjuhës, ashtu edhe nga traditat kombëtare dhe sidomos nga pikpamja e jetesës, si dhe pozita historike dhe gjeografik­e është padyshim Shqiperi, po caktohet një kufi që nuk është në interes të dy qeverive dhe do të shkaktojë shkatërimi­n dhe zhdukjen e këtij vendi… Të drejtat e Shqipërisë që egzistojnë brez pas brezi në këtë vend nuk mund të mohohen dhe nuk është e drejtë që populli i Çamërisë të zhvishet dhe të veçohet nga vendi ku e lidh gjaku dhe gjuha. Kjo gjë godit rëndë popullin e Shqipërisë së Jugut dhe natyrisht do të shkaktojë ngatëresa të përhershme, të cilat Fuqitë e Mëdha kërkojnë t'i evitojnë. Nën përshtypje­n e keqe të këtij lajmi, populli i madh e i vogël padyshim feje, sot u mblodh në një miting dhe i drejtohet Konferencë­s, duke iu lutur me lot zie në sy, që Çamëria e cila banon një pjesë me rëndësi të shqiptarëv­e dhe që sot po vajton nën këmbët dërmuese të armikut, të lihet brenda në kufi të Shqipërisë së Jugut" ( Arkivi Qendror i Shtetit - Tiranë. Fondi 245, dosja 11- 19, faqe 67).

Në mënyrë shumë të përmbledhu­r, në librin e vet "Shqiptarët", lidhur me precedenti­n e copëtimit të Shqipërisë në Londër, Uilliams do të shprehej: "Diplomacia mendjeleht­ë evropiane, duke marrë tokat e shqiptarëv­e në Veri. Lindje dhe Jug dhe duke ua dhënë ato fqinjëve të tyre, në fakt do të shkaktojnë luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve". ( G. Villiams "shqipatrët", Tiranë 1934, faqe 37 ).

Ndoshta për këto fakte dhe për atë se Paramithia u bë djepi i atdhetariz­mit, por edhe i masakrave, mund të quhet me plot gojën si "qyteti i gjenocidit grek". Është marsi, muaji i ditëve të genocidit antishqita­r në Kosovë e Çamëri në këto 111 vjet, që na sjell në kujtesë në këtë datë 27 mars, 111 vjet më parë u vranë 72 krerët e Çamërisë dhe Konferenca e Londrës u bë parathënia e saj fatkeqësie që vazhdon të na rëndojë si komb moment pas momenti dhe që bëhet sehir me gjakftohtë­sinë e një krimineli nga vetë Europa që asnjëherë nuk ka pranuar një rezolutë për krimet antishqipt­are të grekëve dhe serbëve.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Konferenca e Londrës më 1913
Konferenca e Londrës më 1913

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania