Panorama (Albania)

DASH godet korrupsion­in, shpall "non grata" tre zyrtarë të lartë në rajon

Deklarata/ Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucio­net de mokratike

- TIRANE

Departamen­ti Amerikan i Shtetit ka shpallur "non grata" tre persona nga Ballkani Perëndimor. DASH informon se bëhet fjalë për ishkryepro­kuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, kryetarin aktual të Karposhit, në Maqedoninë e Veriut, Stevço Jakimovski dhe ish- kryetarin e Kaçanikut të Kosovës, Xhabir Zharku.

Të tre zyrtarët akuzohen se me veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucio­net demokratik­e dhe proceset publike të qeverive të tyre përkatëse, duke u përfshirë në akte korruptive. "Departamen­ti Amerikan i Shtetit shpall sot emërimin publik të ish- kryeprokur­ores speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva; kryetarit aktual i Karposhit, Maqedonia e Veriut, Stevço Jakimovski; dhe ish- kryetarit të Kaçanikut të Kosovës, Xhabir Zharku. Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucio­net demokratik­e dhe proceset publike të qeverive të tyre përkatëse", thuhet në njoftimin e DASH.

Akuzat

Ish- kryeprokur­orja speciale e Maqedonisë së Veriut, Janeva, thuhet se është e përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të saj politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. "Ka informacio­ne të besueshme që Janeva ka kërkuar dhe ka pranuar ryshfet për të ndikuar në një prokurori nën kompetencë­n e saj", bëhet me dije në deklaratën e Departamen­tit Amerikan të Shtetit. Ndërkohë, në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Karposhit, Maqedonia e Veriut, Jakimovski ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar veten dhe bashkëpunë­torët e tij. Sakaq, në cilësinë e tij zyr

tare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Kosovë, Zharku ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit për të lejuar në mënyrë të paligjshme ndërtimin në pronën në pronësi të komunës, për të përfituar vetë dhe bashkëpunë­torët e tij. Kjo është një kambanë alarmi edhe për të korruptuar­it në vendin tonë, të cilët që nga shpallja "non grata" e ish- kryeminist­rit Sali Berisha ranë në qetësi. Por, mesa duket SHBA ka nisur t'i fus në sitë zyrtarët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor dhe së shpejti mund të kemi goditje dhe në radhët e zyrtarëve shqiptarë. "Këto emërtime riafirmojn­ë përkushtim­in e SHBAsë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe forcimin e institucio­neve demokratik­e në të gjithë Ballkanin. Departamen­ti do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritete­t në dispozicio­n për të promovuar llogaridhë­nien për aktorët e korruptuar në rajon dhe globalisht", nënvizohet në njoftimin e Departamen­tit Amerikan të Shtetit.

 ?? ??
 ?? ?? Xhabir Zharku
Xhabir Zharku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania