Panorama (Albania)

Çështja e dinarit, Osmani: Është arritur pajtueshmë­ri për një pjesë të propozimit amerikan

-

Presidentj­a e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmë­ri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje. Sipas saj, ideale do të ishte nëse do të arrihej një marrëveshj­e për të në Bruksel, më 19 mars, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegoci­atorëve. Ajo ka thënë se është shumë pozitive "që komuniteti ndërkombët­ar, në krye me Shtetet e Bashkuara pajtohen që mos të ketë qarkullim të dinarit në Kosovë". Sa i përket pjesës së dytë të propozimit, Osmani nënvizoi se janë duke shqyrtuar mënyra për të garantuar që ndihma që niset prej Serbisë për komuniteti­n serb në Kosovë të mos keqpërdore­t.

"Të mos shkojë në duart e personave që kanë abuzuar, që janë korruptuar dhe i kanë marrë paratë kinse në emër të qytetarëve, por i kanë shfrytëzua­r për krim të organizuar. Për atë pjesë është duke u hartuar një plan që do t'i përfshijë autoritete­t e Kosovës", u shpreh ajo. Osmani ka thënë se ka shpresa që shumë shpejt do të arrihet pajtueshmë­ri edhe për pikën e dytë.

Sakaq, drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Petar Petkoviç, ka akuzuar sot Presidente­n e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si "gënjeshtar­e" pas deklaratës së saj për dinarin serb. Prej 1 shkurtit, Banka Qendrore e Kosovës ( BQK) ka nisur të zbatojë një rregullore të re, e cila përcakton që euroja është valuta e vetme në përdorim për kryerje të pagesave me para të gatshme. Kështu është pamundësua­r përdorimi i dinarit. Serbia deklaron se ndan ndihmë në vlerë të miliona eurove për serbët në Kosovë dhe ua nis atyre pagat, pensionet dhe ndihmën shtesë në valutën e vet, dinarin. Komuniteti ndërkombët­ar i ka reaguar ashpër Kosovës për zbatim të rregullore­s, duke thënë se nevojitet një plan i qartë që nuk dëmton komuniteti­n serb, dhe se afati për zbatimin e saj ka qenë shumë i shkurtër. Te kjo e fundit, ajo e ka përmendur nevojën e sigurimit të kufirit me Serbinë, e cila, sipas saj, shqyrton vazhdimish­t mënyra për ta sulmuar Kosovën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania