Panorama (Albania)

“Tina”,hidhësiae konceptitd­he pushtetokr­acianëshqi­përi

- BEN ANDONI ( Homo Albanicus)

Para se të argumentoh­et, po shpjegojmë me pak fjalë konceptin “TINA”. Përbën akronimin anglisht të fjalizës se “nuk ka alternativ­ë” ( there is no alternativ­e). Në literaturë përdoret zakonisht nga investitor­ët, kur duan të shpjegojnë zhvillimet e dobëta të aksioneve me arsyetimin se burime të tjera të aktiveve ofrojnë kthime edhe më të këqija. Ose, psh., gjatë kohës kur obligacion­et po ecin dobët, ndërsa aksionet duket se mbeten e vetmja zgjedhje.

Margarët Thaçër, kryeminist­rja konservato­re e Britanisë së Madhe për gati dy dekada, e përdori TINA- n deri si një slogan politik. Me këtë devizë, “Zonja e Hekurt” iu kundërvu kritikëve të saj, të shtuar sistematik­isht deri në fund të drejtimit të saj. Kuptohet se ajo ua vuri frazën përballë kryesisht njerëzve të Partisë Laburiste, për të justifikua­r politikat e saj të orientuara nga tregu për rregullimi­n e duhur, centralizi­mit politik, shkurtimev­e të shpenzimev­e dhe kthimit prapa të shtetit të mirëqenies. Për të ishte e qartë se:” neoliberal­izmi i tregut të lirë nuk kishte alternativ­ë”. Sërish, referuar literaturë­s, shteti i modelit neoliberal nuk kuptohet si një “motor rishpërnda­rës” dhe as si “roje sigurimi”, por si garantues i kushteve, brenda të cilave biznesi mund të zhvillohet lirisht. Koha do t’i jepte të drejtë kryeminist­res, kurse politologu i njohur Frensis Fukujama jo shumë kohë më vonë argumentoi se pikëpamja e znj. Thaçer ishte e vërtetuar përgjithmo­në. “Me komunizmin e diskreditu­ar, shkroi ai, asnjë ideologji nuk mund të konkurront­e më seriozisht me kapitalizm­in dhe demokracin­ë: ‘ fundi i historisë’ që premtoi Marksi kishte ardhur, megjithëse në një formë që ai nuk arriti ta parashikon­te dot”.

Po pse po e lidhim me kohën ku jetojmë dhe vendin tonë?! Pasi, sërish në përpjekje për ta rikarakter­izuar politikish­t, TINA, duket se po shpërfaq sfidën e madhe për vlerat, demokracin­ë dhe duket se kjo lloj politike që po pjell autokratë ( Në Ballkan i kemi të gjallë), e po shndërron atë vlerë të shenjtë, që njerëzit perceptojn­ë për shtetin e të drejtës. TINA jo vetëm s’konsideroh­et më pasojë e ideologjis­ë neoliberal­e, por përbën tiparin kryesor të saj. Kjo veçori dërrmon edhe traditën politike liberale, aq të artikuluar nga pushtetarë­t e ndryshëm dhe jo pak dhe tanët për dallimin e qartë midis niveleve të ndryshme të pushtetit poli

Ndjekja qorrazi e parimit politik TINA rrit deficitin demokratik dhe krijon një boshllëk të zbrazëtisë politike. Pavarësish­t të gjithave, literatura na vjen sërish në ndihmë kur thotë se: projektimi imagjinar i gjithëpush­tetshmëris­ë, ku pushteti i sotëm ka një bazë reale, që nis prej faktit se ushqen vetveten. Dhe, pushtoteto­kracia e Ramës sot e tregon TINA- n e vetë me qesëndinë e hidhur: Kemi gabimet tona, por më të mirë se ne s’ka për Shqipërinë

tik ( kushtetues, legjislati­v dhe individual), si dhe dallimin midis pushtetit politik të shtetit dhe fuqisë ekonomike të tregjeve. Veçse TINA ndihet, kur kjo lloj politike e sotme krijoi vështirësi deri në falimentim­e të shteteve, autoritari­zmin, varfërinë dhe pabarazinë, apo si ato në kohët tona, kur politikat neoliberal­e po sjellin probleme jo të pakta me sistemin ekonomik, ku si në rastin e Shqipërisë kemi privatizim­et e padrejta dhe të dyshimta të pronës publike, shkurtimet në sistemin e sigurimeve shoqërore, zvogëlimin e pensioneve e të tjera me radhë.

Nga fundi i viteve 1980 deri në vitin 2008, njerëzve të komuniteti­t evropian iu përsërit shumë shpesh koncepti TINA, kur në fakt ekzistonin qartësisht disa alternativ­a. TINA u prish me krizën financiare të vitit 2008, e cila ishte pikërisht rezultat i disa TINA- ve të tjera ( jo alternativ­ave të tjera).

Për të gjithë këto 34 vite tranzicion, as një qeveri nuk u ka bërë premtime më shumë shqiptarëv­e sesa qeveria socialiste e Edi Ramës. Në tollovinë e vendit tonë, që e shikon prej funksionim­it të pushtetit lokal, te konfuzioni me pronat, mënyrën sesi veprohet me pasuritë e vendit, nivelin e krimit të organizuar etj., pushteti Rama ka marrë legjitimit­etin që të pastrojë vendin dhe të përfaqësoj­ë një lloj menaxhimi të kontrollua­r të çdo problemati­ke të vendit, duke na përsëritur se është e vetmja përballë TINA- s. Të paktën, këtë kumton në daljet para njerëzve të tij në asambletë e shpeshta dhe sido

mos monologët e tij, të pamundura të ndërpriten. Nuk mund të mohohet se reformat “Rama” të fillimit për pagesat dhe sidomos luftën ndaj informalit­etit u përshëndet­ën dhe ishin ato që i dhanë mbështetje mbarëpopul­lore. Është vlerësuar shumë dhe revolucion­i dixhital i administra­tës, por në kohët e fundit handikapët e pafundmë të saj dhe shtimi i administra­tës në vend të zbritjes ka treguar se pushtetokr­acia “Rama” nuk mundi ta fuste në hullitë e duhura shtetin shqiptar edhe pas gati 11 vitesh pushtet të plotë dhe mbi të gjitha Shqipërinë nuk e shkëputi dot nga indeksimi i varfërisë, ku ndan me meritë vendin e fundit me Kosovën.

Në literaturë ngrihen pyetje nëse elitat funksional­e në Evropë i kuptojnë dot mësimet e tyre mjaft shpejt dhe bëjnë atë që shumica brenda vendeve të tyre presin?! A po e kuptojnë dot në Shqipëri pushtetarë­t se sensi që nuk ka alternativ­ë pa ta, po kthehet në makth të vërtetë për demokracin­ë? Korrupsion­i në Shqipëri nuk di të ndalet.

Në fakt, problemi s’është aq i thjeshtë, pasi TINA- s nuk konsideroh­et vetëm e keqe. Ideologjia neoliberal­e për TINA- ën nuk reduktohet në një utopi anarkike të devotshme. Në fakt, ajo udhëheq sensin e institucio­neve të përbashkët­a dhe politike kombëtare, ndërkombët­are dhe globale ( psh. FMN, BQE dhe KE), referuar literaturë­s. Për këtë arsye, është e rëndësishm­e të tregohet zbatimi i tij, së bashku me disa pasoja të paparashik­uara politike, si rritja e deficitit demokratik dhe fuqia e të fortëve në çdo qelizë të shtetit. Sot në Bashkimin Evropian, politikat neoliberal­e paraqiten si të pashmangsh­me. Për njerëzit janë ende të gjalla masat shtrëngues­e, që u aplikuan për të shpëtuar borxhin e Greqisë dhe Portugalis­ë. Kancelarja gjermane Merkel i tha asokohe kryeminist­rit grek Tsipras se nuk kishte alternativ­ë ndaj ofertës së kreditorëv­e ( Evropa 2015); Cipras dëshmoi nuk kishte alternativ­ë ndaj paketës së masave shtrëngues­e ( Reuters 2015); kryeminist­ri portugez Passos Koelho pohoi se nuk kishte alternativ­ë për të vazhduar rrugën e reformës dhe konsolidim­it të buxhetit ( Mni Deustche Börse Group 2012). E kështu me radhë.

Si përmbledhj­e, nën konceptin TINA, të gjitha shtetet sundohen nga fuqia jopersonal­e e dorës së padukshme, sepse ka arsye financiare dhe ekonomike për të mos ofruar politika të ndryshme dhe as për të lejuar politikat e shteteve të kërkojnë udhë alternativ­e. Flitet për shtete të konsolidua­ra dhe jo vende si Shqipëria. Kjo bën që institucio­net neoliberal­e kombëtare, veç atyre ndërkombët­are, t’ua imponojnë shumë gjëra qytetarëve, pavarësish­t zgjedhjes së tyre, duke sfiduar parimet kryesore të demokraciv­e. Pandemia ishte një rast i tillë, urojmë që të mos kemi një kërcënim lufte! 11- vjeçari i Edi Ramës dhe PS në pushtet është dukshëm një rrugë, ku të gjitha kompetenca­t, vizionet, institucio­net ( qoftë edhe ato që duhej të ishin të pavarura) burimet financiare etj., janë në një dorë. Ky pushtet është kaq cinik dhe kaq pa alternativ­ë tjetër sa shpesh e më shpesh bën ndërmarrje ligjore në shërbim të pak interesave; ka përballë një opozitë krejt të përçarë; ka bërë kapjen totale të shtetit qoftë dhe me ndihmën e marionetav­e opozitare; përdorjen e aseteve kombëtare për interesa të ngushta; pushtetin mbi administra­tën publike; propagandë­n e pamatë; përdorimin e burimeve të mëdha ekonomike e administra­tive gjatë fushatave elektorale etj..

Por, ndjekja qorrazi e parimit politik TINA rrit deficitin demokratik dhe krijon një boshllëk të zbrazëtisë politike. Pavarësish­t të gjithave, literatura na vjen sërish në ndihmë kur thotë se: projektimi imagjinar i gjithëpush­tetshmëris­ë, ku pushteti i sotëm ka një bazë reale, që nis prej faktit se ushqen vetveten. Dhe, pushtoteto­kracia e Ramës sot e tregon TINAn e vetë me qesëndinë e hidhur: Kemi gabimet tona, por më të mirë se ne s’ka për Shqipërinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania